Total Pageviews

Wednesday, March 20, 2013

Histeria e dënimit me vdekje përballë rënies së shtetit

Nga Bledar Lumani

Ardian Prrenjasi, njeriu që pranoi se ka vrarë një fëmijë 11 vjeç, ka rikthyer debatin e kthimit të dënimit me vdekje në vend. Blogjet dhe mediat gëlojnë për këtë ide dhe tashmë ka shpërthyer një histeri e vërtetë për dënimin e tij me vdekje dhe rikthimin e këtij dënimi ekstrem.
Ka një garë gati-gati të shfrenuar për sugjerimin e dënimit me vdekje të këtij njeriu. Duke nisur që nga prindërit e tij. T’i vihet tritol dhe ta hedhin në erë në sheshin “Skënderbej” sugjeronte ish-bashkëshortja e tij. Ta varin, të mos jetojë më asnjë sekondë ky monstër, shkruajnë dhe nëpër blogje dhe rrjete sociale.
Gjithë ky irritim është i kuptueshëm. Për më tepër po të kihen parasysh edhe disa ngjarje makabre që kanë ndodhur brenda një kohe të shkurtër, si rasti i Shaban Norjas apo vrasja e një vajze adoleshente të pafajshme.
Duket sikur askush nuk ndalet për një sekondë dhe të vërë në punë logjikën, por i ka hapur udhë urrejtjes për veprimin dhe vetë Ardian Prrenjasin.
A do të ishte zgjidhje vrasja e një njeriu për të vënë drejtësinë? A do të ishim ne më të mirë se Prrenjasi, nëse vendosim që të veprojmë pikërisht si ai? A kemi ne të drejtë të vendosim që t’i marrim jetën një njeriu, qoftë ky edhe më krimineli dhe monstra?
Personalisht mendoj se jo. Debati nuk duhet të drejtohet nga dënimi me vdekje i këtij personi, por nga kapitullimi i shtetit, më saktësisht sistemit të drejtësisë dhe vetë shoqërisë.
Nëse do të kishim një sistem gjyqësor normal, Ardian Prrenjasi sot do të ishte në burg, ndërsa Julian Çela, fëmija 11-vjeçar i rrëmbyer dhe vrarë nga ai, në shtëpinë e vet. Fakti që gjykata e ka dënuar vetëm me një gjobë qesharake disa vite më parë, edhe pse akuzohej për pedofili dhe madje ishte dënuar për këtë vepër në Greqi, dhe fakti që gjykatat kanë vepruar pothuajse njësoj edhe me Ardianët e tjerë, tregon se këtu nuk funksionon sistemi i drejtësisë. Fajtori në kërë rast për vrasjen e këtij fëmije nuk është Prrenjasi, por gjykata. Ai që duhet dënuar me vdekje, është pikërisht sistemi i drejtësisë.
Dhe jo vetëm se ka përgjegjësi për vdekjen e Julian Çelës. Ka përgjegjësi edhe për ata që humbën jetën në Gërdec, në Bulevard, por dhe qindra rasteve abuzimi që shpesh mbeten larg syrit të mediave. Pas dy ditësh, ky sistem drejtësie liron Mihal Delijorgjin, një prej njerëzve përgjegjës për vrasjen e jo një, por 26 personave. Më pas do lirohen me radhë edhe Ylli Pinari, Dritan Minxolli etj, ndërkohë që disa të tjerë, si ministri Fatmir Mediu apo djali i përfolur i kryeministrit, Shkëlzen Berisha, as që janë gjykuar.
Çështja nuk zgjidhet me urrejtjen kolektive dhe histerike ndaj një njeriu me çrregullime mendore dhe emocionale, por me ribërjen e sistemit të drejtësisë. Për këtë duhen ligje të mira, gjë që në rastin e pedofilisë nuk i kemi, pasi dënimi maksimal për këtë vepër në Shqipëri nuk shkon më shumë se 15 vjet. Për të kaluar pastaj tek njerëzit e drejtësisë, të cilët janë kthyer në simbolin e rënies së shtetit në këtë vend. Kjo e fundit në fakt është edhe pjesa më e vështirë, pasi ligjet mund të ndryshohen dhe rregullohen, ndërsa njerëzit jo. Dhe nuk është fjala vetëm tek prokurorët dhe gjyqtarët që janë sot. Edhe po t’i heqim të gjithë dhe të vendosim njerëz të tjerë, do të vidhnin dhe bënin padrejtësi njësoj edhe këta të fundit. Është çështja tek mentaliteti i shoqërisë shqiptare, e cila për fitime materiale ka asgjësuar tashmë moralin dhe dallimin nga ajo që është e drejtë dhe ajo që nuk është e tillë, nga ajo që është e mirë dhe nga ajo që nuk është.
Është e vërtetë që ka një shpërthim frikshmërisht të madh të dhunës, duke nisur nga vjedhjet, përdhunimet, rrëmbimet dhe vrasjet, por gjithë kjo ndodh si pasojë e prishjes së hallkave të shtetit, duke nisur nga policia, prokuroria dhe në fund gjykatat. Por, zgjidhja e problemit nuk ndodh me dënimin me vdekje. E kanë SHBA-atë këtë dënim ekstrem dhe megjithatë vrasje dhe krime makabre në atë vend ndodhin pothuajse çdo ditë.
Gjëja me rëndë që mund t’i bësh një njeriu, është t’i marrësh jetën. Ne nuk kemi pse e ligjërojmë këtë gjë, pasi boll jetë merr krimi. Shteti ka për detyrë që ta mbrojë jetën. Dhe të gjithë duhet të luftojmë për këtë gjë, si të mbrojmë dhe përmirësojmë jetët tona. Është pikërisht kjo që duhet të kërkojmë nga ky shtet, asgjë tjetër.

Friday, October 5, 2012

Dialogu i pazbardhur i Berishës me Anila Bashën në konferencën për shtyp

Anila: Zoti Kryeministër, keni qenë 22 vjet anëtar i PPSH, keni mbajtur teserën e asaj partie. A ndjen ndonjë detyrim ndaj tyre?
Dëgjohet zhurmë, ndërhyn Erla dhe thotë nuk të punon mikrofoni.
Anila: Mirë po e përsëris….
Doktori: Anila kalo tek pyetja e dytë, e dëgjova.
Anila: Ju keni vizituar ditët e fundit shumë shkolla duke shkelur ligjin për depolitizimin e tyre…, ndërkohë që mund tu flasësh nxënësve për cilësinë e mësimit dhe faktin qe mësueset u rrisin mesataren që t’ia raportojnë kryeministrit…
Doktori: Anilë, kalo tek pyetja tjetër…
Anila: A keni një shpjegim për reklamat që ka marrë RD…
Doktori: Tani, Anila, reklamat. Ta them unë ty. Shiko, kjo është një pyetje shumë e drejtë. Do thuash ti pse ka marrë reklama RD. Po kujt t’ia japim njoftimet për shpronësim moj zonjë, Zërit Popullit apo Koços? Po a ka shqiptar, a ka burrë dhe grua në këtë vend që të besojë se do marrë lek nga shpronësimet po t’i  botojmë tek gazetat e Ramës? Po shqiptarët më besojnë mue, besojnë RD dhe ndaj duhet t’i shikojnë aty njoftimet. Kjo është e tëra dhe s’ka asnjë prapavijë aty.
Pika 2. Pse nuk ka marrë TV Shijak…
-Jo nuk të pyeta për TV Shijakun, i tha Anila.
-Nejse, ta them unë ty. Tani Rama moj zonjë duhet t’i jepte TV Shijakut reklamë. Nuk i ka dhënë. Nuk i ka dhënë se e pengojnë Koçot e tij. Unë nuk mund t’i jepja. Jo, të jem i sinqertë, po t’i jepja unë Shijakut qoftë dhe një reklamë, do më hidheshit në fyt, do thoshte pse i dhe Shijakut se e ke tëndin.
Anila: Po ti ia ke dhënë të gjitha Sandrit Doktor?
-Shiko, Sandri nuk ka qenë imi. Jo, e dinë të gjithë këtë. E kam pasur në opozitë, e respektoj, më respekton dhe e kam trajtue si medie që e kam pasur në opozitë. Shijakun e kam pasë temin. Un nuk jam faqezi si Edi Rama tu jap mediave të mia. I kam dhënë Klanit se ka qenë medie e Ramës. Kaq. Rama duhet t’i jepte Shijakut. Pastaj mos harro, Shijaku nuk është televizion kombëtar.
Anila: Po ti i ke dhënë ABC më shumë se Top Channel-it Doktor?
-Nuk ashtë e vërtetë. ABC ka marrë vetëm ato që nuk ka pranuar Top Channel. Nuk kam çfarë i bëj. Ata kanë pretendime për orare të caktuara, kanë politikën e tyre dhe ne për të mos djegur fondet, ia kemi dhënë ABC.
Anila: Po pse nuk ja dhatë këto TV Shijakut Doktor?
Doktori: Shiko, ta thashë një herë, ne nuk financojmë mediat tona. Jo, nuk jemi Edi Rama ne.
Anila: Po pyetjet e para Doktor, s’u përgjigje.
Doktori: Anila, shiko, u përgjigja.
Anila: Nuk u përgjigje për detyrimet që ke ndaj Partisë së Punës ke qenë 22 vjet anëtar?
Doktori: Anilë, shiko. 22 vjet kam dhe me PD, duhet me pa nga e ardhmja.
Anila: Është e vërtetë që mbesat të kanë thënë gjysh mos eja në shkollë se na tallin shoqet?
Doktori: Anila, shiko, pyet Edi Ramën pse nuk shkon në shkolla. E ka inat shkollën. Jo, e di unë këtë.

Filmi i Skenderbeut ( Muzika )

Siria lëshon predha ndaj Turqisë

Siria lëshon predha ndaj Turqisë
Të paktën pesë shtetas turq mbetën të vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën, pasi disa predha të ushtrisë siriane goditën qytetin kufitar të Akçakales.

Ishte kryebashkiaku ai që përhapi lajmin në mediat turke, pasditen e së mërkurës.

Ankaraja dhe Damasku janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë dhënë ende deklarata zyrtare. Zona pranë kufirit turk është shndërruar në një arenë luftimesh në Siri, për shkak të mbështetjes që marrin rebelët nga Turqia.

Duket se bombardimi ka qenë aksidental, në përpjekje për të qëlluar prapavijën e kryengritësve të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Incidenti pritet të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tejet të tensionuara midis dy fqinjëve.

Më parë, kryeministri Erdogan ka kërcënuar autoritetet e Damaskut me një përgjigje të “vendosur dhe të fuqishme”, pasi një avion turk u qëllua nga antiajrorët sirianë, ndonëse teknikisht ndodhej në hapësirë ajrore neutrale.

Si rrjedhojë e atij sulmi, dy pilotët humbën jetën.

Aktualishjt, Turqia është duke strehuar rreth 93 mijë sirianë në kampet e refugjatëve të luftës, por besohet se 40-50 mijë më shumë mund të jenë duke jetuar në mënyrë ilegale në vend.

“AK” bllokon Panaritin në aeroport: Tradhëtar!

“AK” bllokon Panaritin në aeroport: Tradhëtar!
Aktivistë të “Aleancës Kuqezi” bllokuan ministrin Panariti në sallën VIP të aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke detyruar policinë që të ndërhynte në mbrojtje të tij.

Sipas aktivistëve, duke pasur parasysh takimin e fundit të Panaritit me ministrin e Jashtëm grek në Athinë dhe atë që u bisedua në këtë takim, ai duhet të shpallet një person i padëshiruar në Shqipëri dhe t’i pengohet hyrja në vendin tonë.

”Dorëzimi i territoreve është një tradhëti kombëtare”, reagoi “Aleanca”, duke iu referuar marrëveshjes së debatueshme për çështjen e ujrave dhe deklaratave të bëra nga ministri për shqyrtimin e kësaj çështje nga komisione ekspertësh.

Duke iu referuar incidentit të vendosjes së flamurit kombëtar kokëposhtë në takimin t Athinës, “AK” vlerësoi se “me paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë e tij, Panariti poshtëroi flamurin kombëtar”.

Në takimin e zhvilluar më parë gjatë javës, bëri bujë fakti se flamuri kombëtar i vendosur në konfernecë për shtyp pas Panaritit, ishte i kthyer kokëposhtë.

Në një reagim gjatë së enjtes, Ministria e Jashtme Greke e konsideroi diçka të tillë një gabim protokolli, ndërsa në ndjesën zyrtare kërkohej që të mos lejohej një gabim i tillë të ndikonte në “marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe”.

Monday, April 23, 2012

Erkand Qerimaj, dekorohet nga Presidenti Topi

Pas medaljes së artë të titullit "Kampion i Europës", Erkand Qerimaj mund të krenohet që sot edhe me një medalje tjetër, urdhërin "Mjeshtër i Madh" që iu akordua nga Presidenti i Republikës Bamir Topi.

Në një ceremoni të posaçme në Presidencë, kreu i shtetit, sportdashës i deklaruar, nuk vonoi dhe vetëm pak ditë pas Kampionatit Europian të Peshëngritjes, i dorëzoi peshëngritësit Qerimaj këtë urdhër në prani të personaliteteve të shquara të fushës së sportit, artit e shkencës, trajnerë, peshëngritës, miq dhe familjarë.

Në motivacion vihej në pah “kontributi i shquar i Erkand Qerimajt në sportin e peshëngritjes, si fitues i dhjetëra medaljeve ndërkombëtare dhe shpalljes kampion i Europës për vitin 2012, duke lartësuar krenarinë kombëtare tek shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit".

Duke shprehur mirënjohje për urdhërin e dhënë, Erkand Qerimaj theksoi se ndihej i vlerësuar në sakrificat që kishte bërë. Kampioni i Europës tha se do të çojë flamurin shqiptar sa më lart, përsëri.

Peshëngritja ka qenë një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri, por shumë peshëngritës, përballë mungesës së kushteve dhe vlerësimit nga shteti shqiptar, janë larguar për t'u zhvilluar kryesisht në vendet fqinje. 

Thursday, January 19, 2012

Si ta përballojmë të ftohtin?

ftohti i janarit i gjeti shqiptarët të papërgatitur. Ngrohja në të shumtën e rasteve me energji elektrike në shtëpitë e tyre është e papërballueshme në temperaturat – 5 gradë celsius në Tiranë e -13 gradë në pjesën më të madhe të zonave veriore dhe juglindore.

Në këtë të ftohtë autoritetet shëndetësore rekomandojnë që qytetarët të ushqehen shëndetshëm, por ushqimet kanë nisur të rëndojnë edhe më shumë se energjia në buxhetet familjare.

"Të shmanget frekuentimi i ambienteve të mbyllura publike nga persona që janë të prekur nga gripi apo persona që shfaqin shenja të gripi. Të sigurohet ajrimi i ambienteve të brendshme dhe të evitohet dalja në mëngjes dhe në darkë, sidomos për persona që vuajnë nga sëmundje kronike apo janë të moshuar. Duhen marrë kalori të duhura dhe të shmanget përdorimi i alkoolit", thotë Gazmend Bejtaj, drejtor i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë.

Për daljet në rrugë autoritetet rekomandojnë veshje të ngrohta me qëllim për të ruajtur temperaturën e trupit. Për shkak të temperaturave të ulëta, por dhe komplikacioneve të ndonjë sëmundjeje kronike janë raportuar deri më tani 4 persona, të cilët kanë humbur jetën.

Ndaj autoritetet shendetësore u kerkojne qytetareve te kene sa me shume kujdes per shendetin e tyre ne keto dite te ftohta. Edhe kushtet e motit duket se nuk jane aspak favorizuese. Meteorologet paralajmerojne nje rritje te temepraturave me 3 deri 4 grade, duke nisur nga dita e sotme, por temperaturat me minus do te rikthehen te dielen.

Monday, June 13, 2011

Kolegji nis shqyrtimin e padisë së Partisë Socialiste

Kolegji Zgjedhor ka nisur të shqyrtojë padinë e depozituar nga Partia Socialiste në lidhje me rezultatin e Tiranës. Relatore e kësaj padie është Dhurata Haveri, gjykatësja që rrëzoi padinë e opozitës në vitin 2009 për hapjen e kutive. Opozita shpreson tek një gjykim i drejtë në lidhje me ato që ajo i quan mospërputhje në numra tek kutitë që ka hapur KQZ për të numëruar fletët e hedhura gabim. Pjesën tjetër, atë të vlefshmërisë së votave të hedhura gabim, Kolegji e ke ezauruar me padinë e dytë, duke i quajtur veprimet e KQZ të rregullta.
Nuk dihet se si do të vendosë Kolegji për këto vota, por kjo çështje ka shqetësuar edhe Uashingtonin, që e ka ngritur problemin e mospërputhjes së shifrave në një seancë dëgjimore në Komitetin e Helsinkit Amerikan. Ambasadori ynë shqiptar atje ka thënë se shifrat janë të gjitha të rakorduara. Sipas tij, vetëm një fletë rezulton të jetë tepër. Kurse opozita pretendon se janë disa dhjetëra fletë të papërputhura.

Vendi në luftë, Gadafi del në TV për një lojë shah

Trazirat në Libi kanë arritur kulmin gjatë fundjavës, por lideri i këtij vendi, Muamar Gadafi, u shfaq në TV sikur nuk e vriste mendjen për atë që po ndodh në botë. Ai u shfaq në televizionin shtetëror duke luajtur një lojë shah me presidentin e federatës ndërkombëtare të shahut, Kirsan Iliumzhinov. Ky i fundit iu tha medieve ruse se Gadafi i kishte thënë se nuk kishte ndërmend të linte vendin.

Fushë-Krujë, sërish tritol ndaj fabrikës së çimentos

Fushë-Krujë, sërish tritol ndaj fabrikës së çimentos
 
Mbrëmjen e djeshme sërish është përdorur tritol për të shkatërruar linjën hekurudhore që lidh fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë. Një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu 1 kilometër larg fabrikës pranë fshatit Zallë. Pranë vendit të shpërthimit ndodhën edhe disa banesa.

Policia e Durrësit njoftoi pak ditë më parë për arrestimin e 5 personave si të akuzuar për vendosjen e tritolit kundër fabrikës së çimentos që ndodhet pranë fshatit Zallë.

Prej dy muajsh, pothuajse çdo javë ka raste të përdorimit të eksplozivit kundër fabrikës së çimentos. Asaj i është vendosur tritol në muret rrethuese, por më së shumti janë dëmtuar shtyllat elektrike që furnizojnë fabrikën si dhe janë dëmtuar rrugët që lidhin atë me pjesën tjetër të vendit.