Total Pageviews

Wednesday, December 29, 2010

Zone e lire - Kastro Zizo flet per Greket

Shqipëri: Bie çmimi i banesave

Banka e Shqipërisë ka konfirmuar uljen e çmimit të banesave të paktën me 0.8 për qind. Tregu i ndërtimit, ndryshe nga parashikimet, paraqitet në krizë këtë fundvit. Edhe ardhja e emigrantëve nuk ka ndryshuar asgjë në këtë treg.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë që i përkasin tremujorit të tretë dhe parashikimeve deri në fund të vitit tregojnë se, niveli i çmimit të banesave ka rënë në masën 4.1 % në krahasim me një vit më parë, raporton sot gazeta “Mapo”.
Ndërsa duke iu referuar statistikave të tremujorit të tretë të 2010-ës, niveli i çmimeve të shitjes së banesave ka rezultuar me 0.8 për qind më pak, duke vijuar prirjen ngadalësuese të ndryshimeve vjetore, të nisur që nga tremujori i tretë i
vitit 2009.
Banka e Shqipërisë gjykon nga analizat e bëra se rënia e çmimeve të banesave vlerësohet të jetë shkaktuar nga kontraktimi i kërkesës në një shkallë më të lartë sesa oferta. Duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2009, ecuria e ngadaltë e kërkesës private në ekonomi në përgjithësi, sipas institucionit financiar, është shoqëruar edhe me rënien e kërkesës për blerje banese dhe burimet e financimit të kësaj të fundit nga remitancat dhe nga kredia për blerje banese, kanë ardhur në rënie.
Sipas Bankës së Shqipërisë, oferta për banesa është kushtëzuar nga rënia e numrit të lejeve të ndërtimit si dhe nga kushtet e shtrënguara të kreditimit të aplikuara nga bankat e nivelit të dytë.

Telefoni i mençur PlayStation në pranverë?

Telefoni i mençur i kompanisë Sony, PlayStation fillimisht do të lansohet në Amerikën e Veriut dhe Evropë, në fillim të pranverës, thuhet sipas një raporti të gazetës japoneze Wednesday.
Thuhet se pajisja mobile Sony do të jetë e bazuar në konsolën e dorës PSP Go, e cila do të bëhet nga Sony Ericsson Mobile Communications dhe e njëjta do të mbështetet në sistemin operativ Android të Google.
Të paktën kjo bazohet në deklarimin e versionit anglisht të Asahi Shimbun, i cili e ka cituar një burim anonim.
Sony shpreson të marrë pjesë të tregut nga rivalët e fuqishëm në treg, si iPhone, BlackBerry dhe Nokia, duke besuar se telefoni i tyre i mençur dallohet nga të tjerët pasi që kjo është pajisja e parë mobile që është e bazuar në lojëra me tastierë, dhe një sërë kontrollorësh që mundëson një përvojë shumë të avancuar të lojërave në një telefon mobil.

Leonardo: Do ta ringjalli Interin

Trajneri i Interit, Leonardo, ka thënë me rastin e prezantimit të tij në një konferencë për shtyp se ai do të përkujdeset që ta ringjallë Interin e ta bëjë fitues ashtu si në epokën ‘Mourinho’.
“Do të jem i sinqertë. Unë gjithmonë kam tentuar të qëndroj i lirë dhe të jem vetvetja. Nuk është e nevojshme të kemi gjëra të përbashkëta për të jetuar së bashku. Unë kalova plot 13 vite te Milani dhe gjithmonë do ta falënderoj klubin te i cili isha lojtar, drejtor dhe trajner”.
“Nuk ndihem fajtor dhe nuk pendohem aspak. Unë gjithmonë u kam thënë njerëzve se dua të jetoj gjëra të caktuara. Sfida e Interit do të jetë e fortë dhe nuk kam mundur t’i them jo”, theksoi Leonardo.

Haxhinasto: Shqipëria rol të rëndësishëm në OKB

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha të mërkurën se viti që po kalon ka qenë një vit historik për Shqipërinë dhe shqiptarët.
"Ka qenë viti i lëvizjes pa viza në hapësirën evropiane, një vit që i bëri shqiptarët të ndjehen pjesë reale e Evropës", tha Haxhinasto në pritjen e fundvitit duke shtuar se ecuria e deritanishme e lëvizjes së e lirë të shqiptarëve drejt Evropës tregon se ata dinë të sillen me dinjitet, të respektojnë të gjithë rregullat e Evropës dhe të kualifikohen si qytetarë të denjë të saj.
Haxhinasto theksoi se këtë vit Shqipëria ka arritur të ketë një rol të ri ndërkombëtar dhe si anëtare e NATO-s, ajo është përballuar dhe ka realizuar me sukses detyrimet e saj lidhur me sfidat e sigurisë dhe të çështjeve të tjera globale. Ministri nënvizoi se Shqipëria jep një kontribut jo proporcional me mundësitë tona për përballimin e çështjeve të rëndësishme të sigurisë, të paqes, të zhvillimit në botë.
"Shqipëria ka një kontribut të jashtëzakonshëm konstruktiv për zhvillimin e rajonit, nga një vend, i cili konsumonte siguri, tashmë ne japim siguri, jemi lokomotivë e zhvillimeve të rajonit, lokomotivë e proceseve integruese të tij", theksoi ai.
Ministri i Jashtëm shqiptar tha se Shqipëria po bëhet një faktor i rëndësishëm në OKB.
"Kështu ishte rasti për Rezolutën për Kosovës dhe për çështje të tjera, të cilat harmonizojnë më shumë qëndrimet e organizatave rajonale si OKI, në përputhje me qëndrimet themeltare të Kartës së Kombeve të Bashkuara", tha Haxhinasto.

Tortura për të paguar energjinë

Faturat e energjisë elektrike përveçse të shtrenjta për konsumatorin, janë kthyer në makth për t’u paguar. Prej afro dy muajsh faturat nuk mbërrijnë më në shtëpitë e qyetarëve, të cilët vetëm një herë patën fatin t’u mbërrinin me zarf në shtëpi.
Tashmë qytetarët që të paguajnë energjinë duhet të vijnë në qendër të Tiranës, të mbajnë radhën për ta marrë faturën e më pas të kthehen për ta paguar atë në zyrat e pagesës.

“Fatura vazhdimisht nuk na vjen. Edhe kur vjen zëmë radhën këtu dhe mezi i paguajnë. Jemi detyruar të presin 2-3 orë se ka njerëz shumë”, shprehet një qytetar.

“Një muaj vjen një muaj nuk vjen fatura”, thotë një qytetare.

Kompania ÇEZ ka hapur këtë zyrë për të pajisur qytetarët me fatura dhe duket se e ka shlyer detyrimin ndaj konsumatorit, që paguan rregullisht edhe pse ndërprerjet e energjisë janë bërë të shpeshta.

Qytetarët vazhdojnë të ankohen se energjia u faturohet aforfe, pasi futuristët nuk paraqiten.

Por ankesat e tyre nuk kanë vënë në lëvizje asnjë institucion që ka për detyrë t’i mbrojë ata përballë një kompanie private që ofron një nga shërbimet më jetike për shoqërinë.

Pranë kompanisë ÇEZ thonë se po përpiqen që shërbimit i faturës të zgjidhet sa më shpejt.

“Konsumatorët tanë mund të bëjnë pagesën edhe pse nuk u ka ardhur fatura në arkat përkatëse, pasi akordimet janë bërë në sistemin tonë. ÇEZ po përpiqet që të përmirësojë këtë shërbim sa më shumë të jetë e mundur. Ne jemi të interesuar që faturat të shkojnë nëpër shtëpi për të rritur arkëtimet”, shprehet zëdhënësja e ÇEZ.

Tuesday, December 28, 2010

Elis Bakaj, lojtari më i mirë i vitit 2010

Email
« : Sot ne 10:12:09 MD »



Për të dytin vit radhazi, sulmuesi i Dinamos dhe i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Elis Bakaj, u përzgjodh si lojtari më i mirë i Kategorisë Superiore.
Trajnerët dhe kapitenët e 12 skuadrave të Superligës zgjodhën Elis Bakajn si lojtarin më të mirë të Kategorisë Superiore për vitin 2010, gjatë një ceremonie festive të organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Elis Bakaj shënoi 8 gola në 16 javët e para të sezonit 2010-2011, teksa sezonin e kaluar u shpall kampion me Dinamon.

Bakaj flitet se mund të transferohet në Turqi tek Sivaspori, por së fundi në horizont është edhe Flamurtari i Vlorës.

Berisha: 2010, viti i reformave

Kryeministri Berisha e ka cilësuar 2010-n, si vitin e reformave të thella. Duke folur në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë ka theksuar se heqja e vizave për shqiptarët është arritur falë këtyre reformave. “Viti 2010 është viti i reformave të thella. Heqja e vizave për ne ishte më e vështirë se për çdo komb tjetër pasi ishim i vetmi vend i panjohur dhe i izoluar, ku ekzekutoheshin të rinj dhe të reja edhe pasi ishtë hequr dënimi me vdekje, ku krimi dhe mafia u bën subjekt i librave dhe qindra e qindra artikujve. Ishte e pamundur se në tetë vite në pushtet paraardhësit tanë nuk lëshuan dot një çertifikatë elektronike dhe një pasaportë biometrike”, është shprehur Berisha.

Ai akuzoi opozitën se është përpjekur që të pengojë proçesin e liberalizimit të vizave.

“Ishte e vështirë sepse opozita u angazhua me të gjithë potencialin e saj politik për të bllokuar dhe shkelmuar një interes që ishte jetik për lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë. E gjithë beteja absurde e njëjtë me zhvillimin e veprave të Freanc Kafkës kishte vetëm një qëllim, të bllokoheshin vizat, pasi nëse vizat do jepeshin, do realizohej premtimi më i madh personal i Sali Berishës dhe do ishte katastrofë për opozitën. Për të bllokuar vizat, nuk u njohën zgjedhjet, u bojkotua parlamenti dhe u bë greva e urisë pikërisht në muajin kur KE do të merrte vendim për heqjen e vizave”, tha Berisha.

Monday, December 27, 2010

"Larry King Live" Final Show - December 16, 2010

Masakra e aksidenteve, shteti humb betejën

Shteti shqiptar ka dështuar për vite të tëra me radhë në strategjitë e sigurisë rrugore. Aksidentet kanë njohur në 10 vitet e fundit një kurbë rritjeje, duke mbetur në kuotat e 300 deri në 350 të vdekur cdo vit.

Kasapi, 10 kg mish për seks

F.C., është vetëm 17 vjeçe. Jeton bashkë me të ëmën, në një apartament në unazën e re. Prej më shumë se tre vjetësh prostituon. Së fundmi është arrestuar sërish nga forcat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Liqeni”. Mosha e saj, bukuria apo dhe fakti që është punëtore seksi, nuk përbën më habi për agjentët e policisë. Por 17-vjeçarja kurrsesi nuk pranon të padisë dy miqtë e saj, Elis Tafa 23 vjeç, dhe Emilano Rrapushin 23 vjeç, të dy të arrestuar bashkë me të dhe me një vajzë të dytë, për të cilët policia thotë se janë “tutorë”.
Për oficerët e policisë vajza dëshmon se dy të rinjtë i ka vetëm shokë dhe se u jep “para për qejf” pasi ata i gjejnë klientë. Gjatë dëshmisë ka thënë se ka kaluar edhe 10 meshkuj në një natë por asnjëherë nuk është dhunuar dhe nuk ka asnjë ankesë e asnjë denoncim për të bërë.
Madje, dëshmia e vajzës në polici ka edhe një rast të rrallë “seksi me klering”. Për një nga klientët vajza dëshmon se nuk kishte para. Por si kasap që ishte i ka afruar vajzës 10 kile mish viçi, vlera e të cilit ishte e përafërt me çmimin që kish kërkuar vajza për shërbimin. Vajza ka pranuar ofertën e kasapit vetëm pasi është konsultuar me “shokët”. Falë këtij “bashkëpunimi” edhe operacionet me të suksesshme të policisë përfundojnë me ca orë qëndrimi në qeli të vajzave dhe me rrëzim të akuzave në gjykatë të personave të akuzuar si tutorë të prostitutave.
F.C., është një nga ato punëtoret e seksit ku bukuria apo hijeshia e moshës që gjithsesi zbehet shpejt, nuk mund të ekspozohet nëpër rrugicat e ndotura të periferisë. Përveç kësaj, çmimi i vajzave si 17-vjeçarja e arrestuar e “Liqenit” është shumë i lartë për klientët e tallavave. Ka vajza si e mitura e kësaj historie që frekuentojnë vetëm hotelet luksoze në Tiranë dhe çmimi i shërbimeve të tyre shkon deri në 300 euro nata.
“Nga hetimi i bërë deri më tani ka rezultuar se klientët në gjendje të mirë financiare siguroheshin nga shtetasit Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi, me qëllim shfrytëzimin e tyre kundrejt pagesës në hotelet luksoze në Tiranë të shtetasve Z.M., 21 vjeçe, F.C., 17 vjeç, lindur e banuese në Tiranë”, – thuhet në deklaratën e operacionit të koduar “Liqeni”.
Raste të ngjashme kanë qenë të shumta që janë zbuluar nga policia e Tiranës gjatë muajve të kaluar. I ngjashëm është “Red Lights”, ku u prangosën dy tutorë dhe tri vajza, të cilat shfrytëzoheshin si punëtore seksi prej tyre. Besim Lami dhe Gentian Buzi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni për një periudhe 4-mujore në hotele të ndryshme në kryeqytet, 3 vajzat me iniciale G.M., 24 vjeçe, lindur në Korçë e banuese në Tiranë, O.C., 22 vjeçe, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë, dhe F.Ll., 23 vjeçe, lindur dhe banuese në Krujë. Këto vajza u arrestuan në një hotel luksoz në Tiranë, duke ushtruar prostitucion me klientë të ndryshëm kundrejt shumës që varionte nga 200 deri në 400 euro. Janë këto fakte që duket se ka përligjur thashethemet e ekzistencës së rrjetit të “seksit elitar” ku ndërmjetësit janë shpesh taksistët e zonave VIP të Tiranës. Më të vjetrit në këtë zanat, dinë të të çojnë në vendin e duhur dhe tek vajza e duhur sapo të krijojnë bindjen që je vërtet dikush që po kërkon vetëm seks dhe ke mundësi të paguash mirë. Të huajt janë klientët më të preferuar. Sipas oficerëve të Seksionit Kundër Trafiqeve pranë Policisë së Kryeqytetit janë edhe disa gazeta njoftimesh që janë kthyer tashmë në një lloj mundësie “gjuetie”.

?

????

Totenham mposht Aston Villa-n ne transferte!

Sunday, December 26, 2010

Eminem interview on Jimmy Kimmel Live

Borat Meets David Letterman

Finisce il 2010: riepilogo statistico della prima parte della stagione

I numeri. Spesso e volentieri noiosi, ma sempre fonte inesauribile di verità e dati di fatto. Analizzandoli, forse non scoprirete niente di nuovo, ma sarà strano constatare come Zarate ed Hernanes, ad esempio, sono i giocatori più volte sostituti da Reja in questa prima parte di stagione. Segno che il tecnico cerca sempre di impiegarli al meglio. Oppure prendiamo Muslera, ultimamente criticato per qualche svarione di troppo: Nando resta uno dei portieri meno battuti della Serie A con meno di un gol subito di media a partita. Il girone di andata non si è concluso. La Lazio deve ancora giocare con Genoa e Lecce, ma gli esami di maturità sono stati affrontati e, in alcuni casi, anche passati a pieni voti. Non possiamo che rimandare a fine stagione un'analisi completa e dettagliata della cavalcata della Lazio. Per ora ci basta vedere che, dopo 38 tentativi, la squadra biancazzurra è finalmente riuscita a battere una grande (l'Inter), ha limitato il Milan e sfiorato il colpaccio con la Juventus. Peccato solo per il derby perso con due calci di rigore (mai successo), anche se dietro l'angolo ci sono un'altra stracittadina di coppa e quella di ritorno da giocare. A proposito di Roma, le due romane sono le squadre che hanno fatto valere maggiormente il fattore campo: 20 punti in 9 gare per la Lazio (in 8 per la Roma)

Saturday, December 25, 2010

News Bulletin - 14:35 GMT update

Zone e lire (Zajmina dhe intervista Seksi)

Chris Rea - Blue Cafe

Adriano Celetano - Prisencolinensinainciusol

Sherif Merdani- Se kenduam "let it be"

Michelle Obama on Larry King Live

Fitoi Aurela Gaçe, prezanton Shqipërinë në Eurosong


Aurela Gaçe ka fituar çmimin e parë të Festivalit të 49 të Këngës në Radio Televizion (RTSH) në natën finale e cila u mbyll pak minuta më parë.

“Kënga ime” e Aurela Gaçes e kompozuar nga Shpëtim Saraçi, do ta prezantojë Shqipërinë në festivalin evropian të këngës, Eurosong-2011, i cili këtë vit mbahet në Gjermani në gjysmën e parë të muajit maj.

Kremtohet Krishtlindja në kishën e ringjalljes

Besimtarët ortodoksë kanë kremtuar lindjen e Krishtit në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kishën Ortodokse Autoqefale.
Ky moment konsiderohet mjaft i rëndësishëm për besimtarët ortodoksë pasi tashmë lindi një fëmijë Zot për t’i shpëtuar.

Mesha tradicionale e kremtimit të lindjes së Krishtit është mbajtur nga kryepeshkopi Anastasi. Besimtarët kanë kryer të gjitha ritet e kësaj feste në kishë, të cilat për ta janë shumë domethënëse.

“Festa më e madhe në botë. Unë iu uroj të gjithë besimtarëve shëndet, gëzim, hare, paqe dhe të mos kemi më sherre në politikën shqiptare”, tha një besimtare.

“Qiriu ka shumë rëndësi për ne të krishterët, ai është drita. I ndihmoftë Zoti të gjithë”, u shpreh një tjetër.

Festa e Krishtlindjes vijon më pas me drekën tradicionale, në të gjitha familjet e besimtarëve të krishterë, të cilët  festojnë me të afërmit dhe shkëmbejnë urime ndërmjet tyre.

Thursday, December 23, 2010

Bllokmenët

Në foton lart shikoni në
një varkë në Liqenin e
Pogradecit, familjen
e kryeministrit të sotëm
të Shqipërisë, Sali Berisha
me familjen e Enver Hoxhës.
Në krye të varkës në Liqenin
e Pogradecit shihet qartë Sali
Berisha, i gëzuar sikur fluturon
nga prania e familjes Hoxha në
një varkë me të. Njeriu që u jep
lopatave të varkës është Sokol
Hoxha, djali i Enver Hoxhës.
Në fund të varkës janë Liljana
Hoxha dhe Liri Berisha, e cila
duket se ka fustanin njësoj si
në foton poshtë. Është dhe një
fëmijë i vogël mes tyre, por nuk
jemi të sigurtë nëse është Argita
Berisha. Për kohën kur është
bërë foto, përkon me moshën
e saj. Personi në mes të varkës
është mjeku personal i Enver
Hoxhës, Isuf Kalo.
Në foton anash është një
pamje edhe më familjare.
Pranë oxhakut është i shtrirë
Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës,
dhe në krah të tij është
nusja e tij, Liljana Hoxha. Në
krah të saj është Liri Berisha
dhe i ulur këmbkryq si ne odat
e Tropojes, në plan të parë
është Sali Berisha. Skena është
aq familjare dhe e ngrohtë,
sa nuk lë dyshim se është një
atmosferë mes miqsh. Fotot
natyrisht kanë nevojë për sqarime
të mëtejshme nga vetë
autorët për arsyen e kësaj feste
familjare të familjes Berisha me
familjen Hoxha. Gazeta Tema
po boton kopje të orgjinaleve
të tyre, që siguroi dje emisioni
“Fiks Fare”. Sot do të interesohemi
pranë vet personazheve
të japin shpjegime për rrethanat
kur janë bërë këto foto.

Shtohen kufizimet e energjisë

Në shumë zona të vendit, madje edhe në kryeqytet, kanë nisur ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.
“CEZ Company”, që furnzion konsumatorin, fajëson për këtë një tjetër kompani, atë të transmetimit.

“Këto janë ndërprerje të detyrueshme për “CEZ”, pasi ne nuk marrim nga linjat e tensionit të lartë. Dhe arsyeja përse OST e kërkoi këtë është invesitmi në linjën e re. Ka tre komponentë, që nëse nuk funksionojnë sic duhet, barra bie mbi konsumatorin”, ka sqaruar Fabjola Haxhillari, zëdhënëse e “CEZ”.

Edhe pse ka një kontratë furnzimi, qytetarët janë të pambrojtur sa herë ka kufizime të energjisë elektrike.

“Jemi duke punuar për hartimin e kontratës së re që do të lidhë qytetarët dhe biznesin me “CEZ”, për të përcaktuar të drejtat e qytetarëve, biznesit, “CEZ” dhe për penalizimet që do ketë për kompaninë nëse shërbimi nuk kryhet ashtu sic përcaktohet në kontratë”, ka deklaruar Besjan Pesha, kryetar i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit.

Kontrata e re e shërbimit pritet të jetë gati brenda 6 mujorit të parë të vitit 2011. Deri tani janë disa kërkesat për dëmshpërblim ndaj “CEZ”, të cilat po shqyrtohen nga Ministria e Energjisë dhe Enti Rregullator, por asnjëherë nuk është dhënë një vendim në favor të qytetarit për kufizimet e energjisë elektrike.

Aktualisht, sipas njoftimit zyrtar të vetë “CEZ”, vetëm të mërkurën janë 3 mijë familje në gjithë Shqipërinë të cilat janë pa energji elektrike.

Saturday, December 18, 2010

Ballota sulmues!

Ish portieri i Lazio-s Marco Ballota pasi ka lene serine A ne moshen 45 vjeccare nuk ka varur kepucet ne gozhde. Ai ka vazhduar te lujae edhe per nje vit me ekipin e Calcara Samoggia dhe ne 37 ndeshje ka luajtur si sulmues dhhe ka shenuar 24 gola!

Friday, December 17, 2010

Jane percaktuar ndeshjet per 1/16 e Uefa Champions League

Roma - Shakhtar

Milan - Tottenham

Valencia - Schalke

Inter - Bayern Munchen

Lyon - Real Madrid

Arsenal - Barcelona

Marseille - Man Utd

Copenhagen - Chelsea

Thursday, December 16, 2010

Jurnalet e së dielës

Një familje shkodrane ishte duke pa në televizor Sali Berishën duke u përpjekur me tregu një barsoletë për shkodranët. E dëgjuan dhe nuk po kuptonin gjë. Thirrën komshiun.
- A e ndigjut mor Sal Berishën duke diftu barsoletë për ne?
- Po, e kena digju, por send s’kena kuptu?
- Po çfarë desht me thonë mor zot, se ndoshta e ka pas për mirë, e s’jena marr vesh?
- Po s’di, diçka me seks, e kishte një gru që flinte me një burrë e që kish ardh Liqeni me i mbyt e ajo gruaja s’donte me u çu… diçka e tillë.
- Po mirë, mirë tregimi, po barsoleta ku ishte?
- Ahu s’mujti me e dëftu barsoletën se erdhi Liqeni, pra e mori ujët.
***
Dje në pikën kufitare të Vërmicës që lidh Kosovën me Shqipërinë kishte shumë gazetarë që shkonin nga Shqipëria për zgjedhje në Kosovë. Një gazetare me emrin Albana, kur e pa që u bë radhë e madhe, parakaloi dhe shkoi tek sporteli.
-  A mund të ma vulosësh pak pasaportën, tha, se jam Albana.
Polici sa dëgjoi emrin, mori qëndrim.
-  Patjetër zonjë, në çast ua vulos.
Shoi tek komandanti dhe i tha se duhet me kalu pa radhë ajo çika se keka me emrin Albana.
Komandanti ruajti qetësinë dhe i tha policit të shikonte një tabelë të shkruar mbi sportel nga brenda zyrës. Në të shkruhej: “Mos ngatërroni emrin Albana, me Albania. E para është femër, që pretendon se është shteti, e dyta është shtet në gjininë femërore. Kujdes! Të dyja i kemi fqinje”.

Wednesday, December 15, 2010

Skender Sherifi: Unë, i arratisuri në Belgjikë, që u bëra shkrimtar në Francë

Jeta e një njeriu ka udhëkryqe dhe situata nga më të vështirat. Për disa drita vjen vonë, për të tjerë, ajo mbërrin më shpejt nga çdo parashikim. Jeta e shkrimtarit Skënder Sherifi ka kaluar në disa udhë të ngjashme me shumë të tjerëve, por ama përfundimi ka qenë mese i kënaqshëm. I biri i një oficeri Zogu, i cili vuajti burgjet komuniste në një moshë më se të vogël, Skënderi vetëm një vjeç e gjysmë, së bashku me prindërit e tij prej Gjakovës, kërkuan azil politik në Belgjik. Fëmija i vogël do të rritej në një ambient frankofon dhe do të bëhej një shkrimtar më se i njohur në Francë. Do të takonte emrat më të mëdhenj të letërsisë franceze, mes të cilëve Louis Aragon, por edhe personalitete të artit e politikës franceze (mik me aktorin e madh Gerard Depardieu, presidentin Jacques Chirac). Karriera e tij në fushën e letrave në Francë ka pasur suksese të pakrahasueshme: Në vitin 2003 do të hynte në Fjalorin prestigjioz francez të Larusit (LAROUSSE), i cili boton në çdo 20 ose 25 vjet një enciklopedi të plotë të letërsisë botërore. Në këtë enciklopedi Skënder Sherifi figuron në mesin e elitës letrare internacionale, në familjen e shkrimtarëve më të mirë në botë. Aktualisht, Skënder Sherifi është profesor në degën e Letërsisë dhe Komunikimit në Universitetin e Brukselit. E ndërsa rruga e letërsisë së tij është zhvilluar në frëngjisht, i pari që do ta përkthente në shqip ka qenë pikërisht miku i tij, presidenti Ibrahim Rugova në vitin '80. Ai vetë u bë përkthyesi i shkrimtarit, në një kohë që në Shqipëri ai ishte një njeri i panjohur, një njeri që ishte arratisur dhe i padëshiruar nga shteti i tij. Vetëm tani pas 20 vitesh demokraci vepra e tij e parë, drama "Le Trio Eternel" është përkthyer në shqip dhe pritet të vihet në skenë. Në këtë intervistë për "Summer Pages", shkrimtari Sherifi rrëfen më tej për lexuesit tanë për karrierën e tij dhe ndjesitë që e kanë mbajtur gjithmonë pranë shqipes...
Zoti Sherifi, si lindi karriera juaj?
Kisha një profesor, quhej Koch. Ai m'i pa poezitë e para në dorëshkrim. Isha 20 vjeç dhe kisha shkruar afro 700 poezi. Ai më shtyu t'ia doja poezitë Pierre Segersit në Paris, në vitin 1976. Ai nuk u përgjigj për shtatë muaj. Pastaj, si një shpërthim meteori erdhi letra e tij, ftesa për në Paris. Shkova. Ai më ftoi në shtëpinë e tij dhe më thërriste "bir". Aty u njoha me jetën pariziane, letrarët e mëdhenj që nga Louis Aragoni te Ferdinand Brodeli, Lilvikun, Robert Sabatian, pa dyshim edhe Claude Levi Strauss-in. Segersi kishte shumë lidhje në Paris dhe kjo më ndihmoi shumë. Bile kam takuar edhe Jacques Chirac-un, asokohe kryetar i Bashkisë së Parisit. Në vitin 1980, shkrova "Quelque part Quelqu'un" dhe po në të njëjtin vit u përkthye në Kosovë nga Ibrahim Rugova vepra ime "Lojë dhe kundërlojë". Libër, i cili do të pasohej nga "Oksigjen" në vitin 1989 dhe "Ateljeri i ëndrrave" në vitin 2003, këto janë pra 3 veprat e mia të përkthyera në gjuhën shqipe.
A ka qenë e vështirë në atë kohë të përktheheshin veprat tuaja në shqip?
Ka qenë shumë e vështirë në Shqipëri, pasi ishte sistemi komunist dhe poezitë që unë shkruaja nuk mund të botoheshin. Edhe në Kosovë, po ashtu ka qenë pak e vështirë, por për këtë më ka ndihmuar miku im, Ibrahim Rugova. Kur kam shkuar për herë të parë në Kosovë, asnjëri nuk besonte se unë isha shqiptar. Bile Rugova më pati thënë se do të ishte shumë e vështirë që njerëzit të kuptonin poezitë e mia. Ndoshta duhet të kalonin disa kohë që ato të pëlqeheshin nga publiku shqiptar. Rugova nuk ishte një përkthyes, por për hir të miqësisë që kishim, vendosi ta përkthente veprën.
Ju keni shkruar së fundmi veprën tuaj "Le Trio Eternel" dhe e keni përkthyer në shqip. Sa e vështirë ka qenë për ju ta përktheni atë?
Kjo është një dramë ku bëjnë pjesë tre persona: artisti, femra dhe tjetri. Tjetri është personifikim i një biznesmeni, që ka gjithçka, por i mungon dashuria. Në fillim femra dashurohet me artistin, i cili ka një botë të tijën dhe në fillim ajo duket shumë e kënaqur nga ai, por më pas fillon të kërkojë më shumë. Aty vjen ndarja nga artisti dhe lidhet me tjetrin. Ky ka makinë, ka para, por nuk është si artisti. Atëherë femra, duke qenë se nuk ndjehet e kënaqur as me artistin, as me tjetrin, ndjehet e zhgënjyer me realitetin dhe faktin që nuk mund të ketë një person me cilësitë e të dyve: artistin dhe tjetrin. Ka qenë shumë e vështirë për mua që ta përkthej këtë vepër dhe për këtë më kanë ndihmuar disa miqtë e mi, pasi që të përkthesh një dramë në shqip, mbi të gjitha duhet të njohësh gramatikën shqipe dhe unë fatkeqësisht, nuk e njoh aq mirë gjuhën shqipe. E kam përshtatur për 60 ditë këtë vepër dhe me të vërtetë që ka qenë një kohë rekord për mua dhe për këdo, pasi kërkonte një punë shumë të madhe për aq pak kohë.
Pse vendosët të shkruani një vepër në shqip?
Unë kam rreth 30 vjet që shkruaj dhe një ditë pyeta veten: "Kush je ti?". Dhe vetja m'u përgjigj: "Ti je Skënder Sherifi, je shqiptar". Pra, unë duhet të shkruaja një vepër në shqip, pasi ky është dhe vendi im. Për mua ka qenë një emocion i veçantë shkrimi i kësaj vepre dhe një lloj pjekurie artistike. Pas shumë vitesh arrita të shkruaj diçka në gjuhën time.
A keni kontaktuar me dikë për vënien në skenë të kësaj drame?
Natyrisht. Kam kontaktuar me shumë persona, regjisorë, por është diçka e vështirë, pasi kjo dramë kërkon rreth 11 aktorë, shto dhe regjisorë asistentë ...duhen rreth 15 persona për vënien në skenë të saj. Shpresoj shumë që të vihet në skenë, pasi do ishte diçka e mrekullueshme për mua që të vihej në skenë.
Ju keni shkruar gjithashtu në vitin 2008, "Love", një libër poetik, me të cilin keni dalë ndër 10 autorët më të mirë të vitit në botën frankofone...
Po. Është e vërtetë. Kjo është një vepër që është e ndarë në 5 kapituj dhe jam inspiruar nga emri i një qyteti në Egjipt, i cili quhet DASHOUR, është një nga veprat e mia më të mira dhe më vjen shumë keq që këtë vepër nuk e ka përkthyer ende njeri në gjuhën shqipe, që shqiptarët të lexojnë një vepër timen, e cila është vlerësuar si një ndër më të mirat në botën frankofone. Ajo përmban nga një kapitull për çdo kontinent dhe aty përfshihen rreth 500 citate të autorëve më të njohur të botës si Konfuci, George Orwell dhe shumë e shumë të tjerë. Më pas ka poezi që unë ua kam dedikuar personave që kanë ndikuar në jetën time. Persona si Elvis Presley apo Marilyn Monroe, që nuk i kam takuar asnjëherë, por edhe persona që kanë qenë afër meje po nuk njihen nga pjesa tjetër e botës.
Ju keni njohur personalisht shumë artistë dhe aktorë në Francë, por cili ka qenë autori që ka shërbyer si model për ju?
Nuk ka qenë një i vetëm, por kanë qenë disa. Kamyja, Orwelli, Louis Aragonie e shumë të tjerë, megjithëse një shenjë të veçantë ka lënë tek unë Remboja. Për mua, ai është më i madhi i të gjitha kohërave.
Çmendoni për letërsinë në Shqipëri?
Mendoj se si në çdo fushë dhe letërsia është në periudhë tranzicioni, pasi këtu ka shkrimtarë shumë të mirë, por që janë të periudhës së komunizmit dhe jo shumë të preferuar nga rinia e sotme shqiptare. Mendoj se poezia që unë bëj nuk është për brezat e vjetër, por për ata që do të vijnë. Është një letërsi larg klasikes.


Botërori i Klubeve, Mazembe në finale!

Surprizë në gjysmëfinalen e parë të Botërorit të Klubeve. Afrikanët e Mazembe mundin 2-0 favoritët e Internacional të Porto Alegre duke arritur finalen e madhe të kompeticionit që zhvillohet në Abu Dhabi.
Është hera e parë në historinë e kompeticionit që një ekip europian ose amerikanojugor mungon në finale.
Golat janë shënuar në pjesën e dytë nga Kabungu (’53) dhe Kaluyituka (’86).
Ekipi kongolez pret finalisten që do të dalë nga ndeshja e të mërkurës: Seongnam-Inter.

shtypilire.blogspot.com


Reynolds dhe Johansson ndahen

Yjet e Hollywood, Scarlet Johansson dhe Ryan Reynolds, njoftuan zyrtarisht ndarjen e tyre pas 2 vitesh martesë.
Sipas revistës ‘People’, në një komunikatë të përbashkët aktorët njoftuan se vendimi u mor “pas një kohe të gjatë mendimi nga të dyja palët”.

“Kemi vendosur t’i japim fund martesës sonë. E nisëm marrëdhënien tonë me dashuri dhe po me dashuri po e mbyllim”, theksuan Reynolds (34 vjeç) dhe Johansson (26 vjeç).

Në vitin 2008 të dy aktorët u martuan në Vancouver (Kanada), në një ceremoni të thjeshtë ku morën pjesë familjarët dhe shumë pak miq.

Nga dasma nuk u publikua asnjë foto dhe çifti gjithmonë ka qenë i kujdesshëm në ruajtjen e privatësisë.

Shqiptarët pa viza në Europë

Hyn në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave. Nga ora 00:00 e në vazhdim, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e anëtare të hapësirës Shengen.
Me liberalizimin e vizave, shqiptarët mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ndërsa mund të lëvizin edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh.
Ata që udhëtojne lirisht në vendet e zonës Shengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet të kuptohet që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standarde për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treta.
Pra mund të ndodhë që me mbërritjen në kufi mund të kërkohet që të dëshmohet shuma e parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të kërkohet që të tregohet saktë qendrimi ose vendndodhja e vendbanimit.
Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, ato nuk japin mundësine për të qendruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë.
Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë ambasadës ose konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshirohet të shkohet.

Shteti grek kthen dy shqiptarë në Kakavijë, do lëviznin pa viza

Kanë qenë në pritje për të kaluar të parët kufirin pa pasur nevojë për viza, por dy shqiptarët e parë që kanë tentuar të kalojnë në pikën e Kakavijës, janë kthyer mbrapsht pasi kanë pasur probleme me dokumentacionin. Shqiptarët kanë kërkuar shpjegime, por u është thënë se kanë probleme me letrat.

Monday, December 13, 2010

Sandri sqarohet me berberin që ka shpëtuar Doktorin!

Berberi Dullë, më i famshmi i Tironës së vjetër, dëgjoi Berishën duke folë në TV Klan se kishte shpëtuar një berber gjatë kohës së komunizmit se kishte thyer xhamin e tavolinës së Berishës ku ishte poshtë fotografia e shokut Enver.
I shqetësuar për gënjeshtrën e Doktorit, mori në telefon Sandrin t’i shpjegonte rrethanat e thyerjes së xhamit.
- Unë jam Dulla, tha, ai berberi që e ka përmend doktori në intervistë.
- Ou, ku je Dullë? Të bëri figurë Doktori, e pe apo jo?
- Po çfarë figure mor më bani ai? Së pari unë nuk kam syze, së dyti si mund t’i bija unë me grusht tavolinës së Doktorit dhe ta thyeja xhamin nga ana e fotografisë së Enverit që doktori mbante poshtë xhamit, dhe së treti, pse duhet të shkarkohej Doktori për një gjë që e kisha bërë unë  dhe të mos dënohesha unë…
- Po pse si është puna?
- Unë kam shku një ditë në mëngjes tek zyra e Sekretarit të Partisë, Doktorit d.m.th. E kam pyet, a bën me shku në shtëpi sot se kena një sebep e do mblidhemi me çunat e xhajës?
- Jo, më tha ai, kemi mbledhje partie në mesditë.
- Po më jep leje mor burrë i thashë se ç’u bëri një berber ju në mbledhje të partisë.
Ai ulëriti fort dhe më tha: – Jo, nuk e lë unë të degjenerojë Partia e Punës kështu si thua ti. Dhe në rrëmbim e sipër i ra fort me dorë xhamit dhe e theu. Pastaj desh të ma hidhte mua, sikur e theva unë.
- Jo more. Po Doktori si shpëtoi?
- Po hiç o si shpëtoi. Kush do e merrte vesh atë veç atij dhe mua, i thashë unë mos ki gajle se e ndreq Dulla. Ene shkova unë tek Xhepi se ka pas punu tek fabrika e Qelqit. I thashë ma pre një copë xham se e kërkon ai dreq Sekretari i Partisë tek puna se do me mbrojtë fotografinë e Xhaxhit Enver dhe aq. E solla xhamin, ja dhashë, e vumë tek vendi dhe mbaroi puna. Me thonë të drejtën më pas më është gjendë gjithmonë. Bojsha unë si i sëmurë ndonjëherë kur doja me pi ndonjë gjë, me jepte raport. Ja di për nder. Po me punë partie mos më ngatërroj mu jahu se s’kom qenë ndonjë komunist i fortë. Vetë më patën futë për numër.
- Po mirë, ndonjë tjetër nuk kishte shpëtuar Doktori?
- Çfarë thu ti mi jahu, ku të falte ai. A din ti ç’i bëri Margaritës ai apo jo?
- Kujt Margarite mor burrë?
- Ka qenë grua e mirë shumë Margarita, ka qenë doktoreshë e Mehmet Shehut. Kur e vranë Mehmetin, ngeli dhe ajo e shkreta në dispozicion. Ja çun këtij tek spitali. Ky i mushi letrat brenda javës dhe e internoi mor jahu.
- Po ku e çoi?
- S’di lala, e nisi në Rrogozhinë një herë, pastaj në Kavajë përfundoi më duket. Po ishte grua e mirë fort. Po nuk të falte Doktori. Ka qenë i sinqertë me partinë.
- Jo ore? Po ndonjë që ka shpëtuar, a ka apo jo?
- Nuk di vallahi ça me thanë Dulla, po dhe këta të burgosurit e kishin frikë boll kur vinin në spital. Se flitshin ata, kupton ti, kur vizitoheshin. Tek ky nuk e hapnin gojën se ky deftente mor burrë. Ka qenë i sinqertë shumë me partinë.
- Po mirë Dullë, ndonjë gjë që ka bërë për mirë, që ta themi në TV. Del e thua dhe ti tek Fevziu, dhe merr ndonjë berberhane të re tek pallati që po bën Doktori.
- Jo mor jahu se s’du më berberhane tani se jam plak. Por mirë vetëm unë i kam bërë doktorit, se i gjeta xham të ri për xhamin që theu. Ai ka bërë mirë boll se doktor është, po për punë partie s’të falte, nuk bënte lëshime.

Tuesday, December 7, 2010

Humor i zi me Shkodrën apo fatkeqesi natyrore?

a ka faj qeveria per permbytjen e Shkodres apo thjesht po ndodhin "Fatkeqesite qe ndodhin 1 here ne 100 vjet"?