Total Pageviews

Wednesday, December 29, 2010

Haxhinasto: Shqipëria rol të rëndësishëm në OKB

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, tha të mërkurën se viti që po kalon ka qenë një vit historik për Shqipërinë dhe shqiptarët.
"Ka qenë viti i lëvizjes pa viza në hapësirën evropiane, një vit që i bëri shqiptarët të ndjehen pjesë reale e Evropës", tha Haxhinasto në pritjen e fundvitit duke shtuar se ecuria e deritanishme e lëvizjes së e lirë të shqiptarëve drejt Evropës tregon se ata dinë të sillen me dinjitet, të respektojnë të gjithë rregullat e Evropës dhe të kualifikohen si qytetarë të denjë të saj.
Haxhinasto theksoi se këtë vit Shqipëria ka arritur të ketë një rol të ri ndërkombëtar dhe si anëtare e NATO-s, ajo është përballuar dhe ka realizuar me sukses detyrimet e saj lidhur me sfidat e sigurisë dhe të çështjeve të tjera globale. Ministri nënvizoi se Shqipëria jep një kontribut jo proporcional me mundësitë tona për përballimin e çështjeve të rëndësishme të sigurisë, të paqes, të zhvillimit në botë.
"Shqipëria ka një kontribut të jashtëzakonshëm konstruktiv për zhvillimin e rajonit, nga një vend, i cili konsumonte siguri, tashmë ne japim siguri, jemi lokomotivë e zhvillimeve të rajonit, lokomotivë e proceseve integruese të tij", theksoi ai.
Ministri i Jashtëm shqiptar tha se Shqipëria po bëhet një faktor i rëndësishëm në OKB.
"Kështu ishte rasti për Rezolutën për Kosovës dhe për çështje të tjera, të cilat harmonizojnë më shumë qëndrimet e organizatave rajonale si OKI, në përputhje me qëndrimet themeltare të Kartës së Kombeve të Bashkuara", tha Haxhinasto.

No comments:

Post a Comment