Total Pageviews

Thursday, January 27, 2011

Tubimi, policia: s’e garantojmë dot sigurinë

Tubimi, policia: s’e garantojmë dot sigurinë  


Drejtoria e policisë së Tiranës ka deklaruar se nuk mund të marrë përsipër garantimin e plotë të sigurisë gjatë tubimit të 28 janarit, të paralajmëruar nga PS në nder të 3 viktimave të së premtes.
Zyrtarë të policisë janë shprehur se përsa kohë në tubim mund të jenë të pranishëm njerëz të armatosur, ashtu sikurse ndodhi më 21 janar, garantimi i sigurisë është i pamundur.

“Duke pasur parasysh se mitingu i 21 janarit degjeneroi në dhunë, se një numër i madh protestuesish dispononin armë zjarri, bomba molotov, si dhe tek informacionet që zotëron Policia e Shtetit, drejtoria e policisë së Tiranës ka vendosur se zhvillimi i tubimit-homazh përbën rrezik për sigurinë kombëtare, mbrojtjen e rendit dhe parandalimin e krimit. Në rrethana të tilla, Policia e Shtetit nuk garanton mbarëvajtjen dhe zhvillimin e këtij tubimi”, ka deklaruar zyrtari i policisë.

Berisha me policët, akuzon Ina Ramën



Berisha me policët, akuzon Ina Ramën
 









Në një takim me familjarë të efektivave të policisë që mbrojtën godinën e Këshillit të Ministrave më 21 janar, kryeministri Sali Berisha shprehu mirënjohje dhe garantoi mbështetjen e tij për Policinë e Shtetit.
Ky takim me efektivat e policisë nuk ka zbutur qëndrimin e zotit Berisha ndaj prokurores së përgjithshme, Ina Rama.

Ai jo vetëm e akuzoi kryeprokuroren se kishte mashtruar dy ditë me parë, kur tha se Policia e Shtetit nuk kshte denoncuar organizatorët e protetsave, por e rëndoi akuzën duke deklaruar se ky qëndrim i prokurores së përgjithshme ishte i porositur.

“Duhet të shpjegosh kush të urdhëroi, nga të erdhi ky urdhër, mashtrove në prani të një vendi më të madh në botë. Harrove ti se përfaqësuesi i vendit mik kishte qenë edhe tek unë dhe kishim bashkërenduar të gjitha gjërat. Ti veprove në këtë mënyrë. T’u thuash shqiptarëve kush të detyroi të mashtrosh qytetarët. Cdo shqiptar i këtij vendi do të dijë gjithcka, cdo tentativë që bëhet për të cënuar lirinë e tij dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë, e kemi faktuar”, deklaroi Berisha.

Një ditë përpara protestës së opozitës, kryeministri Berisha dekalroi se institucionet kushtetuese janë të paprekshme dhe të sigurta.

“Ju garantoj se institucionet e këtij vendi kanë mbrojtësit më të sigurtë, djemtë dhe vajzat tuaja me uniformë. Janë të gjithë rrogtarët e zyrtarët që punojnë në këto institucione, të gatshëm për t’i mbrojtur ato”, theksoi Berisha.

Wednesday, January 26, 2011

Zajmina: Makina, vendi ideal për seks

Zajmina, “makina” vendi ideal për të bërë seks 

























Në një intervistë dhënë për emisionin e televizionit “Vizion+”, “Zonë e Lirë”, që drejtohet nga Arian Çani, ish Miss Shqipëria dhe këngëtarja, Zajmina Vasjari, flet pa dorëza rreth çdo pyetje që ka të bëjë me seksin. Intervista është dhënë para shumë kohe, por një rikujtim për të gjithë ata fansa të Zajminës që ndoshta nuk e dinë apo nuk e kanë ndëgjuar këtë intervistë.

Çani: Zajmina, keni nevojë të dashuroni për të bërë seks, apo të bëni seks për të dashuruar?

Zajmina: Të dashuroj për të bërë seks.

Çani: Cili është vendi ideal për ta bërë shpejt e shpejt?

Zajmina: Makina.

Çani: Cili është vendi ku do ta kishit të pamundur ta bëni?

Zajmina
: Banjoja, sepse është e vogël…

Çani: Ju preferoni 1 mashkull që din ta bëjë dhe që ua dreth (tradhton), apo një që nuk di ta bëjë por është besnik?

Zajmina: Një që e bën mirë dhe që e dreth, por pa e marrë vesh unë.

Çani: Një mashkull që din ta bëjë por që është i shëmtuar, apo një mashkull që nuk di ta bëjë por që është i bukur?

Zajmina: Një që është i shëmtuar…

Çani: Preferoni të gjuani apo të jeni e gjuajtur?

Zajmina: Të jem e gjuajtur.

Çani: Preferoni t’i braktisni ju, apo të ju braktisin ata?

Zajmina: T’i braktis unë, sepse është më pak e dhimbshme.

Çani: Ju preferoni Zajminë t’i përkëdhelni apo të ju përkëdhelin?

Zajmina: Të dyja bashkë

Çani: Preferoni të ju lërë për një mashkull tjetër apo për një femër tjetër?

Zajmina: Për një mashkull.

Çani: Pra preferoni që nëse ju braktis, të deklarojë se e ka bërë me një mashkull tjetër, jo me femër?

Zajmina: Jo për femër, pse habitesh?

Çani: Nuk do ta kishe problem të jetë homoseksual?

Zajmina: (qeshet).

Çani: Zajmina, ju preferoni të ju përkëdhel një mashkull që nuk ju dashuron fare apo një mashkull që ju dashuron si i çmendur?

Zajmina: Të më dashurojë por pa dhunë…

Çani: Pra preferoni një që nuk ju do?

Zajmina: Jo, të jetë i dyti por pa…

Çani: Njërën duhet të zgjidhni…?

Zajmina: Të dytin.

Çani: Pra një mashkull që të rreh, por që të dashuron?!

Zajmina: (qesh).....

Nderohet gardisti që mbrojti flamurin

 










Kryeministri Sali Berisha ka nderuar gardistin që mori në mbrojtje flamurin që u përdor si një objekt sulmi nga manifestuesit gjatë demonstratës së opozitës.
Gjatë një ceremonie në selinë e kryeministrisë, Berisha ka deklaruar se vetëm një bandit mund ta përdorte flamurin kombëtar si një leckë.

“Një horr, një rrugac, një bandit që flamurin kombëtar e kishte për leckë ia vërviti tek këmbët. Gardisti që ishte aty mori flamurin. Flamuri i kombit nuk mund të ishte për asnjë shqiptar një leckë që të flakej në rrugë”, ka pohuar Berisha.

Ndërsa gardisti Amarildo Izeiri, i cili ia ka dhuruar flamurin kryeministrit, është shprehur se do ta mbrojë gjithmonë simbolin kombëtar të vendit.

“Këtë flamur e kam për nder që ta mbroj. E kam mbrojtur edhe në irak. Duke parë këtë flamur marr kurajë për të qendruar sa më shumë përballë turmave”, ka thënë gardisti

FMN paralajmëron mosdhënien e 200 milionëve

 













Qeverisë së re do t’i duhet t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2010 që është arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar që pagat të rriten më së shumti 7 deri 8 për qind, përndryshe nuk do të marrin 200 milion euro ndihmë financiare nga FMN-ja.
Ekpertët e ekonomisë thonë se planifikimet e bëra mbi shpenzimet buxhetore tejkalojnë kapacitetet e mekanizmave mbledhës të të hyrave.

Berbatov shpëtimtar i Manchester United












Manchester United, ka arritur të përmbys rezultatin nga 2-0 në 2-3, në udhëtim ndaj Blackpool. Serish kësaj radhe në skenë bullgari Berbatov, i cili arriti të shënoi dy herë brenda 15 minutash. United gjatë pjesës së parë pranoi 2 gola, por ndryshoi rrjedhën e lojës tërësisht në pjesën e dytë, pas inkuadrimit të Chicharitos. United ngushton epërsinë në 2-1, në minutën e 71-të shënon Berbatov, ndërsa 3 minuta më vonë barazon Chicharito. “Djajtë e Kuq”, edhe pas barazimit vazhduan insistimin duke kërkuar fitore, dhe atë i arritën pasi Berbatov shënon për 3-2 në minutën e 87-të. Mancheseter United  tani kryeson 5 pikë larg ndjekësit të parë Arsenal.

Valon Behrami nënshkroi kontratën me Fiorentinën









Valon Behrami ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa në orët e vona të së martës ka nënshkruar kontratën tri vjet e gjysmë me Fiorentinën. Lajmin e ka konfirmuar babai i tij, Ragipi, i cili ka qenë prezent me rastin e nënshkrimit. “Në këto momente (21:20) Valoni nënshkroi kontratën për tri vjet e gjysmë. Si Valoni, ashtu edhe drejtuesit e Fiorentinës janë shprehur të lumtur që kanë zyrtarizuar marrëveshjen”, - ka thënë për “Sport”, Behrami.
Valoni (25-vjeçar) në Firenzë kaloi nga West Hami i Anglisë, fanellën e të cilëve e veshi që nga vera e vitit 2008 kur u transferua nga Lazio. Transferi i tij tek Fiorentina kushtoi 4.5 milionë euro. Behrami do të marrë 1 milion euro për një vit. Trajner i Fiorentinës është serbi Sinisha Mihajlloviq, që sipas Ragip Behrami, ai ka pasur ‘gisht’ në transferimin e Valonit nga West Hami. “Nuk besoj se do të kenë probleme. Shikoni, futbolli nuk është politikë. Mihajloviq sigurisht se ka pasur ‘gisht’ në transferimin e Valonit në Fiorentinë. Ai është trajner dhe pyetet kur është puna për transferet e futbollistëve. Sporti i bashkon njerëzit. Luftëra anë e mbanë botës janë zhvilluar, ndërsa popujt sot në vendet demokratike jetojnë të bashkuar”, ka thënë ai.

Emanuel Adebayor lojtar i Realit

 













Kishte kohë që trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho i kishtë vënë syrin sulmuesit togolez për të përforcuar sulmin e skuadrës së tij, dhe tashmë lajmi është zyrtar dhe Emanuel Adebayor është lojtar i Real Madridit.
Së shpejti do të bëhen të ditura detajet e kalimit të futbollistit nga City, dhe për më tepër ende nuk dihet nëse ky është një kalim për të zgjidhur situaten deri në fund të sezonit kur "El Pipita" Higuain mendohet se do të kthehet në fushë apo një kambanë alarmi për largimin e Karim Benzemas.

Futbolli nuk është një lodër!


 michel platini













Për fat të keq, futbolli jeton përmbi rregullat e normës. Tani fillon një erë e re, Michel Plattini sqaron planin e tij financiar. Një miliard e 200 milion euro borxhe në vit janë të patolerueshëm: reforma ime do t'i detyrojë klubet të shpenzojnë vetëm aq sa ato mund t'ja lejojnë vetes.Me këtë janë dakord edhe pronarët e klubeve, janë të lodhur duke paguar nga një thes ma para.
Duke shpallur fillimin e kësaj iniciative të re, Plattini bëri me dije se ka ndërmend të organizojë një tjetër çmim për të zëvendësuar "Topin e Artë" të deri tanishëm.

Marty: E kreva punën time

 











Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar me shumicë votash raportin e Dick Martyt për trafikim organesh. Gjatë diskutimeve, deputetët kanë hedhur poshtë vazhdimisht propozimet e deputetëve shqiptarë dhe turq për draft raportin. Raporti është shoqëruar me miratimin e një rezolute të miratuar nga KiE. Në bazë të rekomandimeve të Komitetit për Drejtësi janë hedhur poshtë shumica e amendamenteve. Për rezolutën votuan 169 deputetë, kurse vetëm tetë ishin kundër.
Në konferencën pas miratimit të raportit, Dick Marty ka falendëruar kolegët që votuan duke shtuar se “tani e tutje i mbetet përgjegjësi organeve të drejtësisë ta ndjekin këtë çështje”. Ai ka thënë se raporti i tij nuk është kundër Kosovës, apo popullit të saj por ndaj njerëzve që kanë shkelur të drejtat e njeriut.
“Përmes raportit tim, unë nuk kam dashur të diskriminoj një vend apo një popull. Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Nuk ka armiqësi nga ana ime, sepse edhe fëmijët e mi kanë lidhje me fëmijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, vendi prej nga vij unë”, ka thënë Marty.
Më tej, ai u ka thënë gazetarëve se është fakt i pamohueshëm se gjatë kohës së hyrjes së NATO-së në Kosovë, kosovarët kanë vrarë kosovarë për shkak të situatës pa kontroll. “Gjatë kohës së hyrjes së NATO-së në Kosovë, ka qenë një situatë pa kontroll. Por është fakt se në këtë periudhë kosovarët kanë vrarë kosovarë. Ne kemi bisduar me shumë kosovarë, dhe ata na kanë thënë se e dijmë për këtë punë por nuk duam të flasim. Kështu ka ndodhur edhe më herët në Francë në kohë lufrash. Ju duhet ta bëni pjesën e punës tuaj që ta zbuloni këtë”, ka thënë ai.
Marty i është kthyer edhe përmendjes së emrit të Kryeministrit të Kosovës në raportin e tij. “ Emri i Hashim Thaçit është i shoqëruar si i lidhur me shumë krime përgjatë dhjetë viteve. Tani këtyre ditëve doli edhe një raport i NATO-së që flet për këtë. Njerëzit në atë kohë është dashur të hetojnë. Sa i përket cështjes cfarë do të ndodhë pas raportit, atëherë duhet të sigurohet një hetim i drejt dhe profesional. Edhe njëherë po i kthehem cështjes së dëshmitarët janë pak të mbrojtur”, ka thënë ai

BBC nuk flet shqip

 







Shërbimi Botëror i BBC-së ka njoftuar se do të mbyllë shërbimet në pesë gjuhë - maqedonisht, portugalisht për Afrikën, serbisht, dhe shqip; si edhe shërbimin në anglisht për rajonin e Karaibeve. Kjo është pjesë e reagimit të tij ndaj shkurtimit në financimin e tij në formë Granti nga Ministria e Jashtme (Foreign & Commonwealth Office) e Mbretërisë së Bashkuar. Ky shkurtim është pjesë e një ristrukturimi të Shërbimit Botëror të BBC-së për të plotësuar objektivin prej 16 përqind në kursime që u njoftua gjatë Rishikimit të Shpenzimeve nga qeveria më 20 tetor të vitit të shkuar.
Drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së Peter Horrocks tha: "Këto mbyllje nuk janë pasqyrim i punës së shërbimeve apo programeve individuale. Ato janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për audiencat e tyre dhe për BBC-në.
"Kjo ndodh thjesht sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqëndrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikimin më të madh."
Të mërkurën Shërbimi Botëror pritet të njoftojë se rreth 650 punonjës të tij - një e katërta e stafit - do të humbasë vendet e punës, shumica në vitin e parë, pjesa tjetër në vitet pasardhëse

Ministria e Limajt, miliona për “Eurolab-in”

 












Monopoli i autorizuar nga Ministria e Transportit i ka garantuar përfitime milionëshe kompanisë që drejtohet nga biznesmenë që janë të lidhur me korporatën “Devolli”. Korporata ku kishin punuar udhëheqësit e firmës “Eurolab” ishte favorizuar edhe nga PTK-ja përmes kontratës  për operator virtual, që sipas hetuesve të EULEX-it e ka dëmtuar korporatën publike të telekomit.
Osman Ejupi, kryeshef i Komisionit Kosovar të Konkurrencës, thotë se mënyra se si është krijuar monopoli nga organet qeveritare shkel ligjin e konkurrencës. Ai thotë se i ka dërguar edhe një letër Fatmir Limajt. /Koha Ditore/

Deputeti i PD-së votoi PRO raportit të Martyt

 











Ilir Rusmali, deputet i Partisë Demokratike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës paraqiti 20 amandamente për raportin e Martyt, por vetëm një kaloi. Të gjitha të tjerat iu refuzuan nga deputetët e tjerë me shumicë votash. E kur në fund, raporti i Martyt u hodh në votim ashtu siç e donte zvicerani, për çudi, Rusmali e përkahu atë.
Ai iu bashkua 168 deputetëve të tjerë që votuan në favor të raportit të Martyt, që kërkon hetime për “trafikim organesh” në Kosovë. Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste dhe Shpëtim Idrizi i Partisë për Drejtësi dhe Unitet votuan kundër raportit të Martyt, ashtu siç bënë edhe deputetët turq. Deputetët nga Republika Çeke abstenuan. Votim ishte 169 për, 8 kundër dhe 14 abstenuan

Besart Kallaku : Shita dhi e i shita të tona...veç me pa qa o tirona.

 


Është i njohur nga mbarë shqiptarët për rolet e “Gjini-t” dhe të “Ferdi-t” të Portollisë. Po ashtu siç i takon një artisti të vërtetë, ai nuk e ka kufizuar talentin e tij vetëm në rolet e programit te famshëm të humorit “Portokalli”. Veprimtaria e tij artistike shtrihet edhe në filma si “Koha e Kometës” me regji të Fatmir Koçit apo tek roli i “Fikes” në filmin “Gjallë” me regji të Artan Minarollit, gjithashtu i shtojmë kësaj veprimtarie edhe projekte te tjera për filma në vazhdim, që ai vetë i ka si plane të ardhshme.
Bëhet fjalëpër aktorin e humorit Besart Kallaku. Aktori i ri 25-vjeçar,i lindur më 20 nëntor të vitit 1985, ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin “Shote Galica”, Fushë-Krujë dhe vazhdon studimet e larta për “Regjizurë”, në Akademinë e Arteve. Kur Besi ishte maturant, ashtu si dhe çdo i ri në këtë periudhë zgjedh drejtimin e jetës së tij, ai mori pjesë në kompeticionin e përzgjedhjes së talentëve të reja, Pole Position. Kjo pjesëmarrje pati shumë rëndësi në zhvillimet e mëvonshme të karrierës së tij dhe ai tregon, :”Kjo eksperiencë më shërbeu si trampolinë për të fituar audicionin në Portokalli”.
Besi ka passion udhëtimet dhe ka lëvizur shumë brenda një harku kohor të shkurtër. Këto udhëtime nuk janë kryer vetëm në përmbushje të profesionit të tij prej artisti, në turnetë verore si në skena brenda Shqipërisë ashtu edhe rreth e qark Europes e gjithashtu në Amerikë, por edhe duke lëvizur me makinën e tij personale. Ky passion i Besit shërbejnë edhe si plotësuese të egos së tij kureshtare në lidhje me historinë. Atij i pëlqejnë shumë librat historikë dhe aktualisht është në lexim e sipër të veprave të At Zef Pllumit. Ai pohon se :”Lidhja ime me historinë është unike”.Personazhi historik që ai vlerëson më së shumti dhe që e identifikon si “liderin e tij shpirtëror” është heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu(portretin e të cilit ai e ka si tatuazh në krah). Hobi i Besit ka të bëjë me sportin e vecantë të gjuetisë, i cili është konsideruar si një art më vete, për të. Ai e ushtron këtë sport, kur për një arsye apo një tjetër, gjendet në fshatin e tij të lindjes.Lidhja e ti me zotin është unike dhe në këtë kontekst, mund të gjesh rrënjët e pasionit të tij më të madh, që ka të bëjë pikërisht me koleksionimin e kryqëve të ndryshëm. ”Mendoj se posedoj rreth 200 të tillë, por më i veçanti është një dhuratë e blerë në Lisbonë nga një miku im”. E nis ditën me leximin e shtypit, pasi për të është e rëndësishme që të jetë i informuar me të rejat më të fundit, të cilat thotë, se i mer në mënyrë selektive. Ndërsa në pjesën tjetër të ditës e gjen duke u marrë më provat për spektaklin, “Portokalli”. E ndërkohë preferon që mbrëmjen ta kalojë nëpër lokalet me muzikë live.
Intervista
Sapo keni nxjerrë këngën “ Katunari Gangsta”, si ju lindi ideja për ta bërë këtë dhe cili është qëllimi saj?
Jo se e them unë por është thënë me kohë se idetë e bukura nuk lindin duke pllenuar mendjen si e si të më lindë një ide brilante, por thjesht atëherë kur nuk e pret. Mos harrojmë që  Arkimedi u ngrit lakuriq nga banjo dhe bërtiti EUREKA... dhe mua më ndodhi diçka e tillë por shyqyr që nuk dola nga banjo por nga studio... Kështu që unë isha me rroba veshur,(qesh),bëj shaka, kjo ishte një lloj rastësie gjatë kohës që isha me Stinen në studion e tij, ai futi një muzikë hip hopë dhe unë me shaka fillova ti bija përsipër me vargje humoristike. Nisi me të qeshur nga ana jonë dhe nëse e keni vënë re tashmë po qeshin të gjithë  me këte.

Kush është autori tekstit?
Bashkëpunimi im me Stinen ishte natyrshem brenda studios, pastaj ishte e gjithë dëshira ime për ti dhënë formë të re jashtë studios. Dhe një falenderim kam për vajzat kryesore të klipit : Xhensilën, Anën dhe Drilonën, për Erjon Isain me të cilin kemi bërë regjinë e klipit, Eduart Grishajn, kameramanin e klipit, dhe Erandin që bëri montazhin e klipit, nipin tim frankon që luajti kujtimin me dhinë, (qesh) gjithë pjesëmarrësit, gjithashtu dhe për të gjithë bashkëfshatarët e mi që u bashkuan me mua në xhirimet e fshatit, gjyshin me gjyshen dhe stërgjyshen në fund me përshëndetjen e saj...që në fakt nuk e di akoma se çfarë ka dashur të thoshte me atë që i thamë të bënte(qesh). Dhe një falenderim tjetër kryesor për mbështetjen që më ka dhënë miku im G.B

Që ditën e parë ka patur 80 mijë klikime,sa ju gëzon ky fakt?
E dija që do të klikohej kënga, por kurrsesi nuk e imagjinoja  një sukses të tillë. Për dy ditë kënga ka pasur 138.000 shikues në YouTube dhe është postuar thuajse në të gjitha faqet në Facebook. Në renditjen botërore për videot humoristike më të klikuara  ishte në vëndin e katërt , dhe në vend të 23 në të gjithë botën si video e dites...Sukses i paparë dhe i pabesueshëm ku në faqen kryesore të YouTube ishte e afishuar dhe video ime mbi të gjitha krejt SHQIPTARE...

A  është rinia shqiptare siç paraqitet në klip?
Unë kurrë nuk e kam mohuar dhe as e mohoj origjinën time nga fshati  dhe as nuk e kam me turp që të them që unë aty luaj veten (qesh). Kështu që dhe teksti i këngës është në vetën e parë. Domethënë “ Shita dhi e i shita të tona...veç me pa qa o tirona”. As të mos ofendohet njeri për këtë gjë. Veç shikojeni dhe shijojeni se vërtet kam harxhuar shumë mund dhe e kam realizuar me shum qejf dicka të tillë.
Mua publiku më njeh si figurë që di të dhuroj të qeshura dhe unë i kam qëndruar strikt atij produkti që unë di të prodhoj. Ndryshe është shumë  e vështirë që unë të vija me një tjeter stil, nga e bardhë s’bëhem dot e zezë me një click. Përveç vetes time në atë klip ju jeni mesuar t’i shihni dhe personazhet e mia në “Portokalli”. Unë jam pjesë e realitetit shqiptar dhe humori im si në “Portokalli” dhe në klip është si një shprehje e CHARLIE CHAPLIN : “Të jesh humorist, ironizimin nise nga vetja”. Me këtë këngë dhe klip nuk egziston kurrfarë qëllimi për të denigruar figurën e askujt dhe as nuk ka pse ofendohet askush.

Keni ndërmend ti përkushtoheni muzikës apo do ta lini me kaq?
Për mua është hera e parë që bëj një këngë, përveç periudhës së gjimnazit ku mundoheshim të imitonim grupet e huaja duke krijuar edhe ne grupet tona të hip-hopit. Dhe unë në këtë rast nuk dua të  tregoj se unë di të këndoj, as dua të tregoj se dua të këndoj, por thjesht dua të tregoj se unë di dhe dua të bëj humor,  më tej kismet. Megjithëse jam i frymëzuar momentalisht për të vazhduar më tej...

Çmendim keni për muzikën në Shqipëri, tashmë që u bëtë dhe vetë këngëtar?
(Qesh) Unë nuk jam këngëtar dhe as u bëra i tillë...Jam humorist në çdo formë të humorit...Vetë kënga është një parodi dhe nuk mund të jap një vlerësim për muzikën në Shqipëri, le t’ja lëmë ta bëjnë profesionistët këtë gjë.

Pasi u largua Agron Llakaj edhe Amarda Toska iku nga program “Portokalli”,mos vallë po zbehen vlerat e këtij programi?
Tani po e marr vesh nga ju që do të largohet Ami. Megjithatë nuk besoj se largimi i dy prezantuesve do të bëjë që ky program të mos shikohet më. Aty ka mjaft aktorë të talentuar që dinë të qeshin dhe të bëjnë të qeshin.

Si po shkon jeta juaj sentimentale?
Mund të them që jam shumë i kënaqur…
Pasioni juaj për futbollin ?
Ka vitë që e ndjek kombëtaren kudo që luan dhe jam pjesë e grupit “Tifozat kuq e zinj”. Pasioni im për futbollin është i hershëm dhe kam luajtur për një kohë të gjatë edhe vetë futboll. Me vonë pastaj ju përkushtova aktrimit, megjithatë luaj ndonjëherë me miqtë e mi kalçeto.


Ina Rama: Nuk tërhiqem nga gardistët

Ina Rama: Nuk tërhiqem nga gardistët
 



Prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka njoftuar në një konferencë për shtyp se institucioni që ajo drejton i ka dërguar një kërkesë zyrtare ambasadës amerikane në Tiranë, për të dhënë asistencë teknike në lidhje me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
Kryeprokurorja, në krahë të ambasadorit amerikan, Arvizu, ka theksuar se do t’i shkojë hetimit deri në fund me ndihmën e SHBA-ve, në mënyrë që ky proçes të jetë sa më i plotë dhe i besueshëm.

“Jemi të ndërgjegjshëm se hetimi i këtyre ngjarjeve paraqet vështirësi për shkak të kompleksitetit të ngjarjes, për shkak të pëfshirjes së institucioneve shtetërore që kanë qenë me detyrë në mbrojtje të institucioneve, nevojës për të zbardhur ngjarjen dhe situatës politike. Duke ndjerë detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë për mbarëvajtjen e hetimit, kërkoj mbështetjen e ambasadës amerikane në hetimin e kësaj çështjeje, në dhënien e një asistence teknike. Kjo ka të bëjë me disa aspekte që lidhen me proçedurat e hetimit. Kjo do të sjellë që hetimi të jetë më i arrirë dhe më i besueshëm”, tha Rama.

“Kemi angazhuar të gjithë trupën e prokurorëve të rrethit gjyqësor Tiranë që kanë kryer me shumë përgjegjësi dhe përkushtim mbledhjen e të dhënave të para, pas ndodhjes së ngjarjes. Këto të dhëna janë të nevojshme t’i nënshtrohen një sërë ekzaminimesh, konkluzionet e të cilave janë shumë të rëndësishme për nxjerrjen e një hetimi të pavarur dhe të gjithanshëm, ndihma do të garantojë një standard të madh në besueshmërinë e saj”, deklaroi ajo.

Duke folur për urdhër-ndalimet ndaj efektivëve të Gardës së Republikës, prokurorja e përgjithshme ka deklaruar se ekzekutimi i tyre do të jepte më shumë detaje për zbardhjen e çështjes dhe do e bënte më të lehtë vijimin e hetimit.

“Nëse urdhër-ndalimet do të ishin ekzekutuar do të kishim pasur më shumë të dhëna për hetimin”, theksoi Rama.

“Është folur për fletë-arreste, por janë urdhëra-ndalimi të cilat lëshohen për personat e dyshuar për një vepër. Kemi pasur dyshime se këta persona kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e të premtes. Është gjithçka për t’u verifikuar më tej dhe vetë pjesa e ekzekutimit të ndalimeve do na ndihmonte në zbardhjen e çështjes”, tha kryeoprokurorja.

“Në lëshimin e urdhërave të ndalimit kemi pasur në konsideratë edhe nenin 254 që është përfolur si një nen që na pengon në lëshimin e urdhër-ndalimeve”, sqaroi ajo.
Pyetjeve të gazetarëve për ngritjen e komisionit hetimor, zonja Ina Rama iu përgjigj kështu:

“Komisioni hetimor është një vendimarrje politike, unë nuk marr përsipër ta gjykoj. Ndërkohë do vazhdojmë të hetojmë”.

Ndërsa në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha ditët e fundit për ekzistencën e një puçi politik, prokurorja e përgjithshme deklaroi:

“Janë akuza në planin politik, presim që këto materiale të na i sjellë policia”.

Lajçak përfundon takimin me Berishën

Lajçak përfundon takimin me Berishën  

Përfundon takimi mes kryeministrit Berisha dhe të dërguarit të BE-së për zgjidhjen e krizës, Miroslav Lajçak. Në këto momente, diplomati sllovak po takohet me kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Lajçak bisedoi më herët edhe me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Countryman: Uashingtoni i gatshëm të ndihmojë hetimin

Countryman: Uashingtoni i gatshëm të ndihmojë hetimin

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Tom Countryman u drejton një apel dy palëve në Shqipëri të qetësojnë situatën, nga e cila thotë se ka vetëm të humbur dhe nuk mund të ketë fitues. Zyrtari i lartë amerikan tha për “Zërin e Amerikës” se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga mundësia e përsëritjes së dhunës.

Countryman deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

“Institucionet e pavarura në vend, sipas tij, janë të afta të bëjnë hetime të besueshme. Por udhëheqësit politikë duhet të heqin dorë dhe të mos t’i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik. Ky nuk është një mjet për një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, por të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe të lejojnë që hetimet të vazhdojnë”, deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

UGSH: Protestojmë ndaj dhunës policore të ushtruar mbi gazetarët në krye të detyrës

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh brengën e vet për ngjarjet e rënda të ditës së premte 21 janar 2011 në qendër të kryeqytetit shqiptar, ku u dëshmua se si e poshtëron, e dhunon dhe e përgjak demokracinë e vendit politika dhe klasa jonë politike.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon ashpër dhunën e egër, brutalitetin dhe veprimin shtazëror mbi gazetarë, operatorë dhe mjetet e disa mediave të cilat po kryenin punën e tyre për pasqyrimin e asaj që po ndodhte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ne gjejmë rastin të shprehim vlerësimin më të lartë për kurajon dhe guximin profesional të mediave shqiptare dhe sidomos të dhjetra reporterëve dhe fotoreporterëve që në rrezikun e madh për jetën dhe nën kërcënimin e pashembullt të asaj dite, nuk rreshtën së pasqyruari me profesionalizëm dhe qytetari, ngjarjet dhe imazhet e rënda të së premtes nga Bulevardi në qendër të kryeqytetit shqiptar.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e vet për keqtrajtimin deri në përgjakje të kolegëve dhe anëtarëve të UGSH-së, gazetarit Fatos Mahmutaj, Eneid Janina dhe Elton Dono të cilët ndërsa po përcillnin në terren atë që po ndodhte përballen me goditjet e pamëshirshme të forcave policore, specialë dhe jo të tillë të cilët edhe pas pohimeve të kolegëve se janë si ata në krye të detyrës, janë dhunuar e përgjakur duke u shkaktuar trauma dhe hematoma të rrezikshme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u drejtohet:
Ministrit të Brendshëm, zotit Lulëzim Basha,
Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit, zotit Hysni Burgaj
Prokurores së Përgjithshme, zonjës Ina Rama.
Të reagojnë sa më parë për ndëshkimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të atyre punonjësve të policisë së shtetit për këtë dhunë barbare mbi gazetarët, dhunë e cila rikthen kujtime të hidhura të një historie që ishte harruar prej vitesh.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, shpreh solidaritetin e fuqishëm më kolegët e dhunuar dhe u ofron atyre gatishmërinë për të hapur dhe ndjekur procesin e ballafaqimit të dhunuesve me uniformë, me ligjin dhe drejtësinë.

Tuesday, January 25, 2011

Putin: Rusia do të hakmerret ashpërsisht



Putin: Rusia do të hakmerret ashpërsisht
 








Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se terroristët që organizuan masakrën e aeropoertit të Moskës do të përballen me hakmarrjen më të ashpër të shtetit, në fjalën e mbajtur prej tij në Këshillin e Ministrave.
Një sulm kamikaz shkaktoi vrasjen e 35 personave dhe plagosjen e më shumë se 150 të tjerëve, që ndodheshin në hollin e bagazheve, një ditë më parë. Organizatat terroriste të Kaukazit të Jugut janë bërë përgjegjëse për këtë sulm.

”Krimi është mizor dhe i pashpirt”, deklaroi Putin. “Nuk kam as dyshimin më të vogël që përgjegjësit do të përballen me hakmarrjen e shtetit dhe njerëzve të Rusisë, ndërsa dëmshpërblimi për të dëmtuarit është i pashmangshëm.

Gjithçka duhet bërë për të ekspozuar dhe për të nxjerrë ata kriminelë barbarë që organizuan këtë sulm përpara Gjykatave. Është e domosdoshme që rrënjet e kësaj organizate dhe e të tjerave që planifikojnë sulme të ngjashme të likuidohen përfundimisht”.

Në fjalimin e mbajtur në mëngjes, Presidenti Dmitry Medvedev, u shpreh kritik edhe ndaj organeve të mbrojtjes apo shërbimeve sekrete, për pamundësinë e tyre në parandalimin e sulmit.

Sulmet e organizatave terroriste separatiste nuk janë një fenomen i rrallë në Rusi. Rasti më i rëndë ndodhi në 3 shtator 2004, kur 331 persona, shumica e të cilëve fëmijë, mbetën viktimë e shkëmbimit të zjarrit midis terroristëve çeçenë dhe forcave speciale, në pengmarrjen e një shkolle në Beslan, në Kaukaz.

Vret veten në mes të parkut

Vret veten në mes të parkut  


Një baba, të cilit i ishte mohuar e drejta për të parë fëmijët e tij, vrau veten dje në një park në Luton (Angli), pas 15 orësh qëndrimi me një shotgun që ia kishte drejtuar vetes. 30-vjeçari i quajtur Steven, vendosi armën në gjoksin e tij dhe qëlloi një herë duke i dhënë fund jetës.

Policët u munduan që burri të dorëzonte armën dhe gjatë negociatave ai u kishte thënë oficerëve se kjo gjë kishte të bënte më të dashurën e tij e cila nuk e linte të takonte fëmijët.

Kur Steven u rrethua nga policët e armatosur, ai vrau veten.

Amy feston në plazh emërimin për Oscar



Amy feston në plazh emërimin për Oscar
 








Aktorja hollivudiane, Amy Adams, festoi duke luajtur në plazh me vajzën e saj të vogël emërimin mes pretendenteve për fitimin e Çmimit Oscar, si Aktorja më e Mirë Joprotagoniste.
Nga entuziasmi, Adams nisi të luante me 8-muajshen Aviana, të cilën e hidhte në ajër për ta pritur përsëri në duar, por shumë shpejt kaloi në përkedhelje dhe në bërjen e fotografive, pasi fëmija shpërtheu në të qara.

Amy është nominuar më parë për këtë kategori edhe në vitet 2006 e 2009, nëpërmjet pjesëmarrjes së saj në filmat Doubt dhe Jineburg. Adams do të përballet me konkurrencën e Melissa Leo-s, për paraqitjen e saj në “The Fighter” e me Helena Bonham Carter-in, aktore në “The King’s Speech”.

Shitja e Roma-s, mungon vetëm firma

Shitja e Roma-s, mungon vetëm firma  


Shitja e klubit të Roma-s tek një grup investuesish amerikanë është e afërt dhe këtë e nënkuptoi edhe presidentja Rosella Sensi, në një deklaratë të dhënë gjatë mesditës për shtypin italian. ”Shpresoj, madje jam e sigurt, që e ardhmja e Roma-s do të jetë e ndritur. Shpresoj që puna e bërë nga familja ime në 18 vjet të vazhdojë të në japë shumë gëzime edhe në të ardhmen”’, tha Sensi, e cila me përfaqësuesit e Unicredit ndodhet në Nju Jork, për të mbyllur marrëveshjen.

Banka Unicredit është zotëruese e një pjese të mirë të aksioneve, pas huave të pashlyera që i ka akorduar verdhekuqve. Investitorët amerikanë janë zotuar të shlyejnë borxhet dhe kjo është shumë e rëndësishme, për një skuadër që rrezikonte të përjashtohej nga kompeticionet e UEFA-s në sezonin e ardhshëm, për shkak të problemeve financiare.

Në bazë të marrëveshjes, Rosella do të ketë një përqindje të papërfillshme aksionesh. Ndonëse ndarja me drejtimin e Roma-s është për të mirën e klubit, ajo përsëri do të mbetet e vështirë për të.

”Kur Roma humbte, nuk mund të dilja të dielave”, kujton pronarja. “Nëse fitonte, mund t’i kërkoja babait diçka të hënën, kur ai të mbaronte festën. A kam patur ndonjëherë ndonjë të dashur tifoz me Lazio-n? Vetëm një, por e morra vesh më vonë dhe nuk ia thashë kurrë babait”.

Berisha: Të përgatitet ushtria!

Berisha: Të përgatitet ushtria!  



Kryeministri Sali Berisha është shprehur gjatë një takimi me drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, si edhe gjeneralëve që drejtojnë forcat ushtarake shqiptare, se ka të dhëna për vazhdimin e një puçi, siç e cilësoi ai. (UPDATE)
Berisha u shpreh se duhet të bëjnë detyrën e tyre të përditshme dhe kërkoi që puçit t’i shtypet koka.

“Kam të dhëna se puçistët kanë vetëm një vullnet të vazhdojnë puçin. Kjo është mbi bazën e të dhënave shumë të qarta. Ju garantoj se duke qenë ju në detyrat që keni, ekzistojnë potenciale të tjera që puçit t’i shtypet koka”, është shprehur Berisha.

Duke falenderuar agjencitë e huaja për informacionet që, sipas tij, kanë ofruar, Berisha u shpreh se ka të zbardhur të gjithë komunikimin e atyre që drejtuan puçin, sipas tij, duke lexuar disa pjesë të informacioneve, por pa bërë të ditur publikisht emrat e tyre.

“Unë do ju lexoj vetëm një segment të urdhërit që jepej nga ndërtesa përballë meje: ‘Sulm, ecni, futuni brenda, mos kini frikë! Mos u trembni nga krismat se janë fishekë manovër, ecni përpara, mos u tërhiqni!’ Ndërsa tjetri pyeste: ‘T’u çojmë kallashët se porta u hap?’ Ky është vetëm një segment i atij organizimi”, tha Berisha.

Në lidhje me arrestimin e krerëve të Gardës, kryeministri u shpreh se do të pranojë hetim në gjendje të lirë, për çdo anëtar të Gardës së Republikës.

“Secili nga komandantët e Gardës do të jetë disponibël 24 orë, por në kushtet e vazhdimit të puçit, nuk mund të pranojmë që kjo të bëhet në shërbim të tij. Ndjekja e tyre e lirë, pa asnjë kufizim. Vendosja e të gjitha masave mbi bazën e një hetimi të ndershëm dhe serioz ndaj tyre, pa asnjë diskutim”, tha Berisha.

Ministri i Mbrojtjes, Imami u shpreh se ka siguruar edhe anëtarët e vendeve anëtare të NATO-s, se ushtria nuk do dalë nga kazerma, por nëse dikush i sulmon, nuk do dalë i gjallë prej andej.

“Kam bërë të qartë edhe kolegëve të vendeve anëtare se ushtria nuk del jashtë kazerme, por do i mbrojë ato. Ushtria nuk del nga Ministria e Mbrojtjes, por asnjë i gjalle nuk hyn atje”, tha Imami.

Kreu i qeverisë saktësoi se, gjatë ditës së protestës kishte sugjerime për të ndërhyrë me forca ushtarake, por u shpreh se e refuzoi këtë sugjerim.

Pianisti kinez ‘fyen’ Shtetet e Bashkuara

Pianisti kinez ‘fyen’ Shtetet e Bashkuara  



Pianisti kinez, Lang Lang, i njohur në të gjithë botën për talentin e tij, ka “ofenduar Shtetet e Bashkuara”.
Lajmi publikohet nga stacioni televiziv amerikan ABC, sipas të cilit gjatë mbrëmjes gala të organizuar nga presidenti Obama për nder të homologut të tij kinez, Hu Jintao, Lang Lang ka luajtur një pjesë muzikore kineze të njohur për notat e saj të forta nacionaliste anti-amerikane.

Pjesa e luajtur nga Lang Lang, sipas ABC është kolona zanore e filmit kinez “Mëmëdheu” ku tregohet jeta e një ushtari kinez që gjatë luftës së Koresë mund një ushtar amerikan.

Prokuroria, kërkesë për asistencë SHBA-ve



Prokuroria, kërkesë për asistencë SHBA-ve
 









Prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka njoftuar në një konferencë për shtyp se institucioni që ajo drejton i ka dërguar një kërkesë zyrtare ambasadës amerikane në Tiranë, për të dhënë asistencë teknike në lidhje me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
Kryeprokurorja, në krahë të ambasadorit amerikan, Arvizu, ka theksuar se do t’i shkojë hetimit deri në fund me ndihmën e SHBA-ve, në mënyrë që ky proçes të jetë sa më i plotë dhe i besueshëm.

“Jemi të ndërgjegjshëm se hetimi i këtyre ngjarjeve paraqet vështirësi për shkak të kompleksitetit të ngjarjes, për shkak të pëfshirjes së institucioneve shtetërore që kanë qenë me detyrë në mbrojtje të institucioneve, nevojës për të zbardhur ngjarjen dhe situatës politike. Duke ndjerë detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë për mbarëvajtjen e hetimit, kërkoj mbështetjen e ambasadës amerikane në hetimin e kësaj çështjeje, në dhënien e një asistence teknike. Kjo ka të bëjë me disa aspekte që lidhen me proçedurat e hetimit. Kjo do të sjellë që hetimi të jetë më i arrirë dhe më i besueshëm”, tha Rama.

“Kemi angazhuar të gjithë trupën e prokurorëve të rrethit gjyqësor Tiranë që kanë kryer me shumë përgjegjësi dhe përkushtim mbledhjen e të dhënave të para, pas ndodhjes së ngjarjes. Këto të dhëna janë të nevojshme t’i nënshtrohen një sërë ekzaminimesh, konkluzionet e të cilave janë shumë të rëndësishme për nxjerrjen e një hetimi të pavarur dhe të gjithanshëm, ndihma do të garantojë një standard të madh në besueshmërinë e saj”, deklaroi ajo.

Duke folur për urdhër-ndalimet ndaj efektivëve të Gardës së Republikës, prokurorja e përgjithshme ka deklaruar se ekzekutimi i tyre do të jepte më shumë detaje për zbardhjen e çështjes dhe do e bënte më të lehtë vijimin e hetimit.

“Nëse urdhër-ndalimet do të ishin ekzekutuar do të kishim pasur më shumë të dhëna për hetimin”, theksoi Rama.

“Është folur për fletë-arreste, por janë urdhëra-ndalimi të cilat lëshohen për personat e dyshuar për një vepër. Kemi pasur dyshime se këta persona kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e të premtes. Është gjithçka për t’u verifikuar më tej dhe vetë pjesa e ekzekutimit të ndalimeve do na ndihmonte në zbardhjen e çështjes”, tha kryeoprokurorja.

“Në lëshimin e urdhërave të ndalimit kemi pasur në konsideratë edhe nenin 254 që është përfolur si një nen që na pengon në lëshimin e urdhër-ndalimeve”, sqaroi ajo.

Ndërkohë në fjalën e tij ambasadori amerikan deklaroi se do të marrë në shqyrtim kërkesën, për të cilën është shprehur optimist se do të përmbushet në të gjitha pikat e saj.

“Sipas ligjit shqiptar, zyra e Prokurorisë merret me hetimin e këtyre ngjarjeve dhe ne shprehim mbështetjen e SHBA-ve për këtë zyrë. Do ta shqyrtoj me shumë kujdes kërkesën drejtuar mua dhe do ta dërgoj në Uashington, megjithatë mendoj se përgjigjja do të jetë në favor dhe pozitive. Shumë shqiptarë, përfshirë kryeministrin e vendit, të gjithë kanë kërkuar ndihmën ndërkombëtare për hetimin e këtyre ngjarjeve. Nëse Prokuroria e Përgjithshme e sheh të nevojshme se SHBA-të mund të ofrojnë ndihmën e tyre, unë ndihem i detyruar që kjo të përmbushet”, tha Arvizu.

Ai kërkoi nga dy liderët politikë në vend, kryeministrit Berisha dhe kreut të PS-së Rama, që të shtyjnë ose anulojnë tubimet e parashikuara ditën e premte dhe të shtunë.

“Unë shpresoj që kryeministri i vendit dhe udhëheqësi i opozitës të marrin në konsideratë shtyrjen ose anulimin e tubimeve që janë anonçuar të premten dhe të shtunën”, theksoi diplomati amerikan.

Monday, January 24, 2011

Mosarrestimi i gardistëve, juristët: Precedencë e rrezikshme

Mosarrestimi i gardistëve, juristët: Precedencë e rrezikshme  

Për juristen Vjollca Meçaj, ish-anëtare në Gjykatën e Larte e tashmë drejtuese e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, refuzimi i policisë për të ekzekutuar urdhër-arrestet e prokurorisë shënon nisjen e një precedence të rrezikshme, por që sipas saj, për prokurorët ka një zgjidhje e cila është gjykata.
“Nëse do të shprehet gjykata cështjat do të jetë e zgjidhur dhe nuk do të ketë më refuzim, të jeni të sigurt. Zgjidhja është gjykata. Policia duhet të zbatojë të gjitha urdhërat që jep prokurori sepse është ai autoriteti që zhvillon ndjekjen penale. Organet kanë lirinë të kryejnë disa veprime paraprake të cilat kontrollohen nga prokurori, anulohen nga prokurori dhe në të njëjtën kohë prokurori i orienton dhe i urdhëron ata të bëjnë disa veprime të tjera proceduriale. Ata janë të detyruar t’i bëjnë, ky është ligji, kjo është Kushtetuta, ky është rregulli. Se kush është përgjegjës në këtë mosbindje, unë shpresoj shumë që ta gjejë prokurori e t’i shkojnë gjesë deri në fund sepse është e rëndë që të krijohet një precedencë e tillë brenda një shteti demokratik”, tha juristja Mecaj.

Zonja Meçaj thekson se prokurorët nuk duhet të dorëzohen dhe të hetojnë paralelisht jo vetëm ngjarjen por edhe njerëzit në polici që nuk zbatojnë ligjin në këtë rast.

“Shpresoj që prokuroria t’i shkojë gjërave deri në fund, sepse në të kundërt do të krijojmë precedentë ku në këtë shtet nuk do ta marrë vesh i pari të dytin. Prokuroria duke ndërtuar hetimin, duke kryer veprimet e nevojshme proceduriale në këtë drejtim, nuk duhet të heqë dorë edhe nga mbajtja e një qendrimi, këshillimi për ata oficerë të policisë që nuk zbatojnë urdhër-arrestet”, sqaron zonja Meçaj.

Real Madrid mban hapin e Barçës

Real Madrid mban hapin e Barçës
 
Me një gol të Karim Benzema në minutën e 61-të Real Madrid mund Mallorca në Santiago Bernabeu në javën e 20-të të kampionatit spajnoll. Madrilenët vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e dytë me katër pikë diferencë ndaj katalanasve të Barcelonës.

Në vend të tretë qëndron Villarreal, ekip i cili fitoi 2-1 ndaj Real Sociedad falë dy golave të Giuseppe Rossi.

Rezultatet e tjera të ndeshjeve të djeshme janë: Getafe-Espanyol 1-3, Sporting Gijon-Atletico Madrid 1-0, Real Zaragoza-Deportivo la Coruna 1-0, Almeria-Osasuna 3-2.

Sot do të mbyllet java e 20-të e ligës spanjolle me ndeshjen Athletic Bilbao-Hercules.

Milan mund Cesena 2-0

Milan mund Cesena 2-0  

Një autogol i mbrojtësit të Cesenës dhe një gol në fund të ndeshjes nga Zlatan Ibrahimoviç i kanë dhënë fitoren 2-0 Milanit në ndeshjen e fundit të javës së 21-të të Serisë A. Me këtë fitore Milani mban vendin e parë me 4 pikë diferencë ndaj Napolit të vendit të dytë.

Milan ka vuajtur ndaj Cesenës për shkak të dy dëmtimeve: Gattuso dëmtohet në nxemjen përpara ndeshjes dhe Nesta dëmtohet sërish në shpatullën e majtë, ajo që i ka dhënë probleme për tre vite rresht.

Sunday, January 23, 2011

Demonstrata ne Shqiperi, fokusohen vrasjet para kryeministrise

Terrori, policia rreh gazetarët

Një gazetar është plagosur në dorë me armë zjarri disa të tjerë janë rrahur barbarisht nga policia

Terrori i djeshëm në rrugët e Tiranës nuk ka kursyer as gazetarët. Dhuna e policisë ndaj punonjësve fillon nga goditjet me shkopinj gome dhe shkelma deri tek armët e zjarrit. Gazetarët nuk i ka mbrojtur ndaj dhunës shtazarake të forcave të policisë as dokumentet e identifikimit si dhe statusi i informuesit të publikut.


Ened Janina redaktor i sektorit të Politikës dhe Ekonomisë në gazetën "Shekulli" është qëlluar në mënyrë kafshërore nga policët të cilët pas shpërndarjes së turmës filluan të godasin personat që lëviznin të vetëm në rrugë.


Pasi i janë afruar policët ka kërkuar të mbrohet duke nxjerrë dokumentin e identifikimit shoqëruar edhe me togfjalëshin: "Jam gazetar, mos më godisni", por përveç goditjeve me shkopinj gome dhe qytë automatiku ka marrë këtë përgjigje nga policët: "Me plasi k... që je gazetar". Me situatë edhe më të rendë është përballur edhe gazetari i televizionit "ABC News", Fatos Mahmutaj, duke raportuar drejtpërdrejt nga sheshi duke u plagosur me plumb në dorë.


Burime nga prokuroria shprehen se pasi ka shpuar tejpërtej dorën e gazetarit, plumbi ka ndaluar në kokën e njërit prej protestuesve duke i shkaktuar atij vdekjen. Me shkopinj gome dhe shkelma është rrahur edhe një kolegu i tij, pjesë e stafit teknik të televizionit "ABC News".
Plagë ka marrë edhe gazetari i televizionit "Ora News" gjatë raportimit të drejtpërdrejtë që po bënte nga sheshi.

Pasi kanë shpërndarë turmën, policët janë hedhur në "sulm" ndaj qytetarëve dhe gazetarëve duke goditur në nofull gazetarin Elton Dono, gjë e cila i ka kushtuar dy të qepura. Nga ana tjetër, fotografi Feliks Bilani, është goditur në kokë me gurë nga turma. Ai gjithashtu raporton goditjen me gurë edhe të reporterit dhe kameramanit të Agjencisë Reuters.

Fajon: Dënoj dhunën ndajë njerëzve

Fajon: Dënoj dhunën ndajë njerëzve
 
Eurodeputetja Tanja Fajon reagon sërish për Shqipërinë, duke dënuar përdorimin e armëve ndaj njerëzve të paarmatosur dhe duke bërë thirrje autoriteteve në vend që të gjejnë personat përgjegjës që morrën jetën e tre qytetarëve të thjeshtë, siç shprehet ajo. “Mjaft kanë vuajtur njerëzit në Shqipëri. Unë u bëj thirrje të gjithë politikanëve të përgjegjshëm t'i japin fund kësaj ere të trishtueshme që po shtyn vendin drejt ngërçit, qorrsokakut dhe protestave politike të tejzgjatura. Të qëllosh me armë zjarri kundër qytetarëve të paarmatosur, në një lufte për pushtet, është e papranueshme e kjo duhet të marrë fund. Në çdo shoqëri, qytetarët kanë të drejtën të ngrihen për atë çfarë ata besojnë se është e drejtë dhe/ose për të treguar pakënaqësinë me situatën aktuale. Jam e bindur se dje, në 21 janar, njerëzit në Tiranë u mblodhën për të shprehur ndjenjën e tyre kundër kësaj situate në vend që po zgjat prej shumë kohësh. Unë dënoj fuqishëm çdo lloj dhune kundër njerëzve të zakonshëm në rrugë, ndërsa ata shprehin vullnetin e tyre. Vdekjet e njerëzve janë një humbje e madhe, për këtë arsye, është detyra jonë njerëzore që të tregojmë dhembshurinë tonë ndaj familjeve e miqve të tyre dhe ka rëndësi shumë të madhe që të gjenden përgjegjësit e këtyre vrasjeve”, është shprehur Fajon.

Eurodeputetja sllovene shpreh në komunikatën për shtyp dhe zhgënjimin e saj ndaj klasës politike shqiptare.

“Udhëheqësit politikë janë të pazotë të mblidhen bashkë për të zgjidhur problemet, duke lënë popullin pa asnjë alternativë, shpresë dhe progres. Politikanët nevojitet që të marrin përsipër përgjegjësitë për veprimet e tyre dhe të fillojnë të dëgjojnë zërin e qytetarëve të tyre. Të gjithë ju meritoni një vend funksional, të drejtë e të ndershëm, por mbi të gjitha ju meritoni paqe e stabilitet”, tha Fajon.

Pas atij të një ditë më parë, ky është reagimi i dytë i eurodeputetes Fajon, për situatën e krijuar gjatë ngjarjeve tragjike të 21 janarit në Shqipëri.

Rama, homazhe viktimave

Rama, homazhe viktimave  

24 orë pas demonstratës që përfundoi në mënyrë tragjike, drejtues të Partisë Socialiste ishin në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, para selisë së Kryeministrisë, pikërisht në vendin ku ndodhen edhe vrasjet. (UPDATE)
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deputetë të kësaj partie, por edhe drejtues të partive të tjera opozitare, pjesë e koalicionin opozitar në Shqipëri, vendosën buqeta me lule në bulevard dhe trotuarë në nderim të protestuesve që humbën jetën, tashmë të konfirmuar edhe zyrtarisht nga të shtënat e Gardës së Republikës.

Politikanëve të opozitës iu bashkuan edhe qytetarët e Tiranës.



Përcillet në banesën e fundit Hekuran Deda

Gjatë ditës së shtunë është kryer ceremonia mortore e 39-vjeçarit nga Dibra me banim në fshatin Laknas, në Tiranë.

Të afërm, miq dhe shokë kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Hekuran Dedës, 39 vjeçarit që u vra me një plumb në kokë gjatë protestës së të premtes përpara Kryeministrisë.

Kortezhit të nisur nga banesa e tij në Laknas për në varrezat e fshatit domje, i janë bashkuar edhe 20 deputetë socialistë.

Riti fetar, traditë e familjes Deda, ka nisur ceremoninë e varrimit.

Më pas është kryer edhe ceremonia e varrimit.

Me lotë dhe hidhërim të afërmit e Hekuran Dedës e kanë përcjellë atë për në banesën e fundit, edhe pse pa prezencën e grave të familjes për shkak të traditës së tyre fetare.

Edhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka ngushëlluar të afërmit e Hekuran Dedës, protestuesit e vrarë përpara Kryeministrisë.

Nesër në Fier zhvillohet edhe ceremonia mortore e Faik Myrtës, një prej demostruesve që humbi jetën me armë zjarri.



Gjirokastër, përgatiten homazhet për Ziver Veizi

Qindra qytetarë kanë përcjellë për në fshatin e lindjes trupin e Ziver Veizit, 48 vjeçarit nga Gjirokastra.

Miq të Ziverit, njëkohësisht dëshmitarë në vendngjarje, kanë treguar momentin e vrasjes së tij, ndërkohë që familjarët e Veizit të revoltuar kërkojnë ndëshkimin e autorëve të vrasjes.

Ditën e dielë do të kryhen homazhe në nderim të të ndjerit Ziver Veizi në selin lokale të PS-së, e më pas do të kryhet ceremonia mortore në fshatin Zenelaj.

Dhunohet redaktori i Shekullit dhe kolegët

Terrori i djeshëm në rrugët e Tiranës nuk ka kursyer as gazetarët. Dhuna e policisë ndaj punonjësve fillon nga goditjet me shkopinj gome dhe shkelma deri tek armët e zjarrit. Gazetarët nuk i ka mbrojtur ndaj dhunës shtazarake të forcave të policisë as dokumentet e identifikimit si dhe statusi i informuesit të publikut. Ened Janina redaktor i sektorit të Politikës dhe Ekonomisë në gazetën "Shekulli" është qëlluar në mënyrë kafshërore nga policët të cilët pas shpërndarjes së turmës filluan të godasin personat që lëviznin të vetëm në rrugë. Pasi i janë afruar policët ka kërkuar të mbrohet duke nxjerrë dokumentin e identifikimit shoqëruar edhe me togfjalëshin: "Jam gazetar, mos më godisni", por përveç goditjeve me shkopinj gome dhe qytë automatiku ka marrë këtë përgjigje nga policët: "Me plasi k... që je gazetar". Me situatë edhe më të rendë është përballur edhe gazetari i televizionit "ABC News", Fatos Mahmutaj, duke raportuar drejtpërdrejt nga sheshi duke u plagosur me plumb në dorë. Burime nga prokuroria shprehen se pasi ka shpuar tejpërtej dorën e gazetarit, plumbi ka ndaluar në kokën e njërit prej protestuesve duke i shkaktuar atij vdekjen. Me shkopinj gome dhe shkelma është rrahur edhe një kolegu i tij, pjesë e stafit teknik të televizionit "ABC News". Plagë ka marrë edhe gazetari i televizionit "Ora News" gjatë raportimit të drejtpërdrejtë që po bënte nga sheshi. Pasi kanë shpërndarë turmën, policët janë hedhur në "sulm" ndaj qytetarëve dhe gazetarëve duke goditur në nofull gazetarin Elton Dono, gjë e cila i ka kushtuar dy të qepura. Nga ana tjetër, fotografi Feliks Bilani, është goditur në kokë me gurë nga turma. Ai gjithashtu raporton goditjen me gurë edhe të reporterit dhe kameramanit të Agjencisë Reuters.

KSHH: Tejkalimi i dhunës nga shteti, i papranueshëm

KSHH: Tejkalimi i dhunës nga shteti, i papranueshëm  

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka shprehur keqardhjen, dhimbjen dhe shqetësimin e tij që tubimi i djeshëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit përfundoi në një arenë të dhunshme midis forcave të policisë dhe demonstruesve.
Si pasojë u vranë tre persona dhe u plagosën një numër i madh, midis protestuesve dhe forcave të rendit.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, mbështet të drejtën për tubim dhe proteste paqësore e të paarmatosur, si një e drejtë e rëndësishme e shtetasve në shoqërinë demokratike.

Ne jemi të mendimit se, në pasojat tragjike që rezultuan në ngjarjen e djeshme, ka ndikuar situata e rëndë politike në vend, e krijuar për shkak të mungesës së dialogut midis forcave politike të pozitës dhe opozitës.

Manifestimi i dhunës nga të dyja palët nuk është në përputhje me të drejtën për tubim e manifestim, ndërsa tejkalimi i forcës së ushtruar nga strukturat e shtetit është sjellje e rëndë për situatën konkrete dhe bie ndesh me mënyrën se si duhet të veprojë një shtet demokratik.

Në mënyrë të veçantë përdorimi i forcës dhe dhunës nga policia mbi qytetarët, pas shpërndarjes së manifestimit, është e pajustifikuar dhe e panevojshme.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e çmon me vend t’u tërheqë vëmendjen këtyre organeve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos ndikohen nga retorika politike.

Drejtuesit politikë të të dyja krahëve t’i japin fund gjuhës së urrejtjes, të ndërpresin deklaratat nxitëse dhe prononcimet e parakohshme lidhur me çështje të tilla si hetimi dhe deklarimi i fajtorëve, të cilat nuk janë në kompetencë e tyre, por në kompetencë të një pushteti tjetër të pavarur, atij gjyqësor përfundon deklarata e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Franca: Kosova, parregullësi në zgjedhje

Franca: Kosova, parregullësi në zgjedhje  


Ambasadori francez në Beograd, Francois Xavier Deniau ka deklaruar se gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë ka pasur shumë parregullësi dhe manipulime.

“Në Kosovë ka pasur vjedhje të votave, për të cilat në mënyrë të vecantë kanë raportuar vëzhguesit franceze”, ka pohuar Deniau.

Megjithatë, diplomati ka theksuar se si Franca, ashtu edhe vende të tjera që kanë njohur pavarësinë, janë në dijeni se Kosova është një shtet i ri dhe pa përvojë në demokraci.

Madje, ai ka nënvizuar se pavarësisht parregullësive, procesi i 12 dhjetorit dhe ai i rivotimit më 9 janar patën edhe aspekte pozitive.

“Megjithatë, ka pasur edhe aspekte pozitive si mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve, mundësia e kundërshtimit, ekzistenca e organeve për analizimin e ankesave, si dhe mundësia e përsëritjes së zgjedhjeve”, ka shtuar Deniau.

SHBA pushtohen nga i ftohti polar

SHBA pushtohen nga i ftohti polar
 

I ftohti polar ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku temperaturat kanë rënë deri në -40˚C.
Sipas të dhënave nga “National Weather Service”, një qytezë në Minesota (në kufi me Kanadanë) ka arritur temperaturën rekord -43˚C.

Temperatura është regjistruar të premten e kaluar.
 

Tunizi, manifestuesit mblidhen në kryeqytet

Tunizi, manifestuesit mblidhen në kryeqytet  




Disa grupe protestuesish janë mbledhur ditën e sotme në qendër të kryeqytetit tunizian, Tuniz, ku pritet të bashkohen edhe qindra të tjerë nga qytete të tjera të vendit arab.
Ky manifestim quhet nga disa “Marshim në Tuniz”.

Në bulevardin kryesor Bourghiba janë mbledhur qindra persona me flamuj tunizianë në duar, slogane dhe duke kënduar himnin e vendit të tyre.

CEZ, 18 mijë ankesa nga abonentët



CEZ, 18 mijë ankesa nga abonentët
 










Privatizimi i OSSH nga një kompani e njohur në tregun energjetik si CEZ nuk solli rezultatet e pritura nga të gjithë, duke pasur parasysh planin e paraqitur për transformimin e shoqërisë të zhytur në korrupsion dhe borxhe. Kur duhen edhe katër muaj nga dyvjetori i privatizimit të OSSH-së, problemet me kompaninë nuk kanë të sosur. Pavarësisht investimit me 60 milionë euro në sistem, krijimit të qendrave të kujdesit ndaj klientit, faturës së re, të detajuar etj, çekët janë duke hasur probleme nga më të ndryshmet, që as vet ata nuk i kishin parashikuar kur blenë Operatorin e Shpërndarjes, ish-degë e KESH-it, për 102 milionë euro.

Drejtues të CEZ thonë për “Shqip” se, çdo muaj paraqiten pranë zyrave rreth 3 mijë ankesa dhe që prej krijimit të zyrave për kujdesin e klientit regjistrohen në total mbi 18 mijë shqetësime të depozituara nga abonentët për probleme të ndryshme. Kryesisht ankohen për faturimin e viteve të kaluara. Në momentin që abonenti kujtohet ose ndërgjegjësohet për të qenë një pagues i rregullt i faturave të dritave, ai has me gjendjen e krijuar ndër vite. Borxhet që duhet të mbledh CEZ Shpërndarje (ish-OSSH) shkojnë në mbi 15 miliardë lekë dhe mbledhja e këtyre shumave është kthyer në sfidë më vete.

“Në të gjithë problematikën që hasim, jo të gjitha mund të zgjidhen njëherësh, brenda një viti. Ne i pranojmë fajet tona, pasi menaxhojmë mbi 1 milion fatura që hidhen në sistem çdo muaj, por problemet në terren janë shumë të mëdha dhe kërkojnë mirëkuptimin e të gjithëve”, - tha për gazetën drejtori i CEZ, Josef Hejsek.

Kompania çeke deklaron se për trajtimin e ankesave nevojiten të paktën 30 ditë kohë, por jo gjithnjë zgjat në këtë afat, pasi përgjigjet mund të jepen edhe brenda në kohë. Për të pasur një kontakt më të drejtpërdrejtë me abonentët dhe për të ofruar zgjidhje dhe shërbime më të shpejta, CEZ parashikon që për vitin 2011, brenda 6-mujorit të parë të hapë edhe 40 qendra të tjera për kujdesin ndaj klientit, kurse sot operon me tre qendra, dy në Tiranë dhe një në Durrës.

Për këtë vit, CEZ parashikon të investojë edhe 35 milionë euro të tjera për modernizimin e sistemit energjetik, që mundëson shtrirjen e të paktën 300 kilometra kabull dhe zëvendësimin e linjave, nga 6 kilovolt në 35 kilovolt, në mënyrë që të mbahet fuqia transportuese e energjisë dhe të mos kemi më mungesë dritash.

Lind Ferrari i parë familjar

Lind Ferrari i parë familjar  



Katër vende të rehatshme, por e njëjta shpejtësi dhe luks, në Ferrari-n e parë familjar të historisë. Në lajmin e publikuar nga “Corriere della Sera” mësohet se shumë shpejt do të dalë në treg surpriza e re e papritur e markës më të njohur sportive në botë. ”Makina e re me 12 cilindra bashkon ne vetvete, ashtu siç askush nuk ka ditur të bashkojë, karakterin veçanërisht sportiv dhe rendimentin e lartë, një elegancë të rafinuar dhe një rehati të jashtëzakonshme, për të bërë që drejtuesi dhe pasagjerët të përjetojnë emocione unike”, shkruhet në prezantimin e makinës në faqen zyrtare të kompanisë.

Ndryshe nga makinat e zakonshme, pesha e të cilave përqendrohet në pjesën e motorit, falë një teknologjie të veçantë, pesha e Ferrari-t që do të dalë në treg do të jetë e shpërndarë në mënyrë pothuajse të barabartë në të gjithë pjesët e trupit.

Makina ka një motor prej 6 200 centimetrash kubikë, 660 kuaj fuqi dhe mund të arrijë deri në 8 mijë xhiro në minutë. Ajo është në gjendje që të kapë shpejtësinë e 100 km/h brenda 3,7 sekondave nga nisja.

Big Brother, ikin Elisa dhe Emiljo

Big Brother, ikin Elisa dhe Emiljo  


Dy persona u larguan me vendim të publikut nga shtëpia e “Big Brother” mbrëmjen e së shtunës. Elisa pas votimit gjatë javës dhe Emiljo pasi u hap zarfi i zi që përmbante vendimin e “Big Brother” për të kandiduar tre persona.

Ai që do të largohej u votua gjatë mbrëmjes. Emiljo shkoi në kandidim pasi u votua nga Ermela. Por, vendimin për të larguar pikërisht atë nuk e priti mirë Algeni, i cili për një moment u duk se do të linte lojën.

Është larguar nga loja gjatë javës që kaloi edhe Fatoni sepse humbi babain e tij.

Personat e kandiduar, në rrezik eliminimi, janë: Ermela, Ervini dhe Algeni.

Lajmi i mirë për banorët ishte fitimi i provës së javës, ndërsa për Ogrenin në veçanti shpallja si lider i javës pas fitores në provën e rezistencës përpara së cilës i kishte vendosur “Vëllai i Madh”. Kjo bëri që ai të ishte imun ndaj kandidimeve, por edhe të fitonte të drejën e kalimit të një mbrëmjeje romantike në dhomën e liderit ku iu dha mundësia të ftonte menjëherë një person dhe një tjetër që do të mund ta zgjedhë gjatë javës.

E ftuara e së shtunës ishte pa dyshim Neda.

Emanuelson, zyrtarisht i Milan-it



Emanuelson, zyrtarisht i Milan-it
 









Mbrojtësi i majtë i kombëtares holandeze dhe Ajax-it, Urby Emanuelson, është shndërruar zyrtarisht në futbollistin e ri të Milan-it.
Megjithatë, mbetet për të parë nëse transferimi do të ndodhë që tani, apo kur kontrata e tij me Ajax-in të skadojë në verë. Lajmin e konfirmoi vetë administratori i deleguar i klubit, Adriano Galliani:

”Është e sigurt që Emanuelson do të jetë një futbollist i Milan-it. Kemi rënë dakord me të që të jetë klubi ynë ai ku futbollisti do të vazhdojë karrierën. Megjithatë, po bisedojmë që të bëjmë të mundur transferimin që në këto ditë”.

Saturday, January 22, 2011

Policia i hap luftë Prokurorisë



Policia i hap luftë Prokurorisë
 









Prokuroria e Përgjithshme pret flet-arrestet për 6 oficerë madhorë të Gardës së Republikës me akuzën e vrasjes, shpërdorimit të detyrës dhe tejkalimit të kompetencave me pasojë vrasjen e tre personave, fletë-arreste që i janë dorëzuar që në mëngjes Policisë së Shtetit.
Por edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë, policia nuk ka ekzekutuar asnjërin prej këtyre urdhër-arresteve dhe të 6 oficerët e gardës janë ende të lirë.

Duket se mes Prokurorisë dhe Policisë po zhvillohet një luftë e heshtur për këtë çështje, ndoshta me sfond politik.

Policia ka refuzuar të zbatojë urdhërarrestet, duke ngjallur reagim edhe në zyrat e Prokurorisë që po heton ngjarjet e 21 janarit.

Në kohën që Prokuroria e Tiranës gjatë gjithë së shtunës ka qendruar në pritje për arrestimin e gjashtë gardistëve të dyshuar për vrasje, shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash me pasojë vdekjen e tre personave, burime të Policisë së Tiranes nga sektori kundër krimeve ndaj jetës bënë me dije për TCH se policia ka përqendruar vëmendjen dhe është duke u kërkuar pa vënë në dijeni Prokurorinë tek një person tjetër nga turma për llogari të hetimeve, pasi dyshon atë individ nga turma për vrasje.

I pyetur nga TCH se përse nuk po zbatohen urdhër-arrestet e Prokurorisë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha vetëm me një fjali se do të zbatohet ligji, por me gjithë garancinë nuk dihet ende nëse zbatimi i ligjit përfshin edhe fletë-arrestet e Prokurorisë apo vetëm hetimet paralele të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që nuk janë zbatuar ende urdhër-arrestet e Policisë së Shtetit për gardistët e vënë nën akuzë, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një pjesëmarrësi në proteste për armëmbajtje pa leje.

Kjo pasi të gjashtë gardistës për të cilët Prokuoria e Tiranës ka dërguar emrat konkrete të tyre dhe vendshërbimin ku ata ndodheshin gjatë protestës janë shumë mirë të identifikueshëm për policinë dhe sigurisht edhe lehtësisht me adresa të deklaruara.

E ndërsa Prokuroria shprehet se ka një refuzim për bashkëpunim nga ana e Policisë së Shtetit për arrestimet, ky veprim i Policisë së Shtetit, nëse është e vërtetë do të hapë një preçedent të rrezikshëm dhe të pandodhur më parë në marrëdhëniet mes të dy institucioneve.

Urdhër-ndalimet janë bërë për drejtues të nivelit të lartë të Gardës të cilët kanë qenë shefa të shërbimit gjatë demonstratës dhe oficerë zbatues.

Në vijim të sekretit hetimor Prokuroria nuk jep emra në mënyrë që të ndihmojë Policinë për të mos sabotojë operacionin për prangosjen e gardistëve të dyshuar për vrasjet.

Sipas ligjit të Gardës, ndaj një protestuesi mund të qëllohet vetëm nëse ai kalon rrethimin e një institucioni të veçantë dhe qëllohet vetëm, atëherë kur është paralajmëruar.

Siç është dëshmuar deri tani të paktën nga pamjet filmike, por dhe provat e mbledhura nga hetuesit, të tre viktimat janë qëlluar me armë zjarri, jo brenda oborrit, por jashtë perimetrit të Kryeministrisë.

Nuk dihet ende se përse nuk ka një reagim zyrtar qoftë nga organi qendror i akuzës qoftë nga Policia e Shtetit.

Foto nga protesta

Ndeshjet e sotme



Finished AET
Australia
Iraq



Finished AET
Iran
South Korea


England
 

Finished
Wolverhampton
Liverpool



Finished
Arsenal
Wigan



Finished
Blackpool
Sunderland



Finished
Everton
West Ham



Finished
Fulham
Stoke



Finished
Manchester United
Birmingham



Finished
Newcastle
Tottenham



66'
Aston Villa
Manchester City


Spain
 

Finished
Sevilla
Levante



22/01 20:00
Barcelona
Santander



22/01 22:00
Valencia
Malaga


Italy Italy: Serie A
 

Finished
Palermo
Brescia



Finished
Parma
Catania



22/01 20:45
Roma
Cagliari



 

Finished
Bayern Munich
Kaiserslautern



Finished
Borussia Dortmund
VfB Stuttgart



Finished
Freiburg
Nurnberg



Finished
Hannover 96
Schalke 04



Finished
Mainz 05
Wolfsburg



70'
FC Cologne
Werder Bremen


France France: Ligue 1
 

Half time
Lens
Caen


France France: FA Cup
 

Finished AP
Chambery
Brest



Finished
Clermont Foot
Reims



Finished
Angers
Bordeaux



Finished
Boulogne
Drancy



Finished AET
Nimes
Nancy



Finished
Nantes
Raon L Etape



90'
Quevilly
Martigues



72'
Vendee Fontenay Foot
Lorient



27'
Cherbourg
Le Mans



22/01 20:45
Strasbourg
Evian Thonon Gaillar


Portugal Portugal: Liga ZON Sagres
 

Finished
Olhanense
Academica



Finished
P.Ferreira
U.Leiria



90'
Braga
Vitoria de Setubal



Finished
Rio Ave
Guimaraes



22/01 20:15
Beira-Mar
FC Porto



22/01 21:00
Naval
Portimonense



22/01 22:15
Benfica
Nacional


Scotland Scotland: Premier League
 

Finished
Hearts
Rangers



Finished
Celtic
Aberdeen



Finished
Inverness
Hamilton



Finished
Kilmarnock
Dundee U.



Finished
Motherwell
Hibernian



Finished
St.Johnstone
St. Mirren


International International: Club Friendlies
 

Finished
OB
FC Fyn



Finished
Plzen
Most



Finished
Brøndby IF
Avedøre



Finished
Lyngby
Næstved



Finished
FC Nordsjælland
Trelleborg



Finished
Brøndby IF
HIK



Finished
FC Lahti
KuPS



Finished
Nomme JK Kalju
Levadia Tallinn



Finished
Legia
Mordovya



Finished
Aalgaard FK
Bryne



Finished
Basel
Lausanne



Finished
Mjondalen
Follo



Finished
Ried
SV Grödig



Finished
Zilina
Shakhtar Donetsk



Finished
Lok. Moscow
Obolon Kiev



Finished
Young Boys
FC Timisoara



Finished
Sparta Prague
Zenit Petersburg


Belgium Belgium: Jupiler League
 

22/01 20:00
Cercle Bruges
Lierse



22/01 20:00
Charleroi
KV Mechelen



22/01 20:00
Genk
Kortrijk



22/01 20:00
Germinal B.
Zulte-Waregem



22/01 20:00
Westerlo
St.Truiden


England England: Championship
 

Finished
Derby
Nottingham Forest



Finished
Barnsley
Swansea



Finished
Cardiff
Watford



Finished
Crystal Palace
Bristol City



Finished
Ipswich
Doncaster



Finished
Leicester
Millwall



Finished
Middlesbrough
Preston



Finished
Portsmouth
Leeds



Finished
Reading
Hull



Finished
Sheffield United
Norwich



82'
Scunthorpe
Burnley


Germany Germany: 2. Bundesliga
 

Finished
Aachen
Karlsruhe



Finished
Cottbus
Bielefeld


Italy Italy: Serie B
 

Finished
Atalanta
Varese



Finished
Frosinone
Piacenza



Finished
Grosseto
Sassuolo



Finished
Modena
Ascoli



Finished
Padova
Crotone



Postponed
Pescara
Empoli



Finished
Portogruaro
Vicenza



Finished
Reggina
Siena



Finished
Torino
Cittadella


Netherlands Netherlands: Eredivisie
 

57'
Heracles
AZ Alkmaar



12'
NEC Nijmegen
NAC Breda



12'
Willem II
Vitesse



22/01 20:45
Feyenoord
De Graafschap


Spain Spain: LIGA Adelante
 

Finished
Alcorcon
Valladolid



Finished
Barcelona B
Rayo Vallecano



90'
Cartagena
Celta Vigo



Finished
Granada
Huelva



Finished
Huesca
Albacete



Finished
Villarreal B
Betis


Turkey Turkey: Superlig
 

Finished
Manisaspor
Karabukspor



Finished
Trabzonspor
Ankaragucu



Finished
Genclerbirligi
Eskisehirspor



Finished
Antalyaspor
Fenerbahce


Argentina Argentina: Argetino A Zone 1
 

22/01 22:00
Club Rivadavia
Huracan Tres Arroyos


Argentina Argentina: Argetino A Zone 2
 

Finished
Racing de Cordoba
Estudiantes de Rio Cuarto


Argentina Argentina: Argetino A Zone 3
 

Finished
Crucero del Norte
Central Norte


Australia Australia: Hyundai A-League
 

Finished
Melbourne Victory
Melbourne Heart



Finished
Gold Coast United FC
Newcastle Jets


Bolivia Bolivia: Clausura
 

22/01 21:00
Aurora
Guabira


Brazil Brazil: Paulista A1
 

22/01 20:00
Bragantino
Santo Andre



22/01 22:30
Linense
Portuguesa



22/01 22:30
Mogi Mirim
Mirassol



22/01 22:30
Sao Paulo
Ponte Preta


Cyprus Cyprus: 1. Division
 

Finished
AEP Paphos
Ol Nicosia



Finished
Enosis Paralimni
Ermis Aradippou



Finished
Omonia Nicosia
APOEL Nicosia



90'
Doxa Katokopia
Ethnikos Achnas


Egypt Egypt: 1. Division
 

Finished
Misr El-Maqasha
Al Ahly



Finished
Itthad Al Shortah
Al Masry


England England: Blue Square Premier
 

Finished
AFC Wimbledon
Southport



Finished
Altrincham
Bath City



Finished
Cambridge U
Wrexham



Finished
Fleetwood
Hayes & Yeading United



Finished
Grimsby
Crawley



Finished
Kettering
Eastbourne Borough



Finished
Kidderminster
Barrow



Finished
Luton
Gateshead



Finished
Mansfield
Histon



Finished
Newport
Rushden and D.



Finished
Tamworth
Darlington



Finished
York
Forest Green


England England: League 1
 

Finished
Bournemouth
Brighton



Finished
Bristol Rovers
Swindon



Finished
Charlton
Plymouth



Finished
Dag and Red
Milton Keynes Dons



Finished
Exeter
Walsall



Finished
Huddersfield
Colchester



Finished
Leyton Orient
Sheffield Wednesday



Finished
Notts Co.
Carlisle



Finished
Oldham
Brentford



Finished
Peterborough
Hartlepool



Finished
Tranmere
Southampton



Finished
Yeovil
Rochdale


England England: League 2
 

Postponed
Accrington
Hereford



Finished
Aldershot
Crewe



Postponed
Bradford
Burton



Finished
Macclesfield
Barnet



Finished
Northampton
Oxford



Finished
Port Vale
Cheltenham



Finished
Shrewsbury
Chesterfield



Finished
Stevenage
Morecambe



Finished
Stockport
Lincoln



Finished
Torquay
Gillingham



Finished
Wycombe
Rotherham


Finland Finland: League Cup Grp. 2
 

Finished
Honka
IFK Mariehamn


France France: National
 

90'
Creteil
Plabennec



90'
Pacy sur Eure
Frejus Saint Raphael



Half time
Bayonne
Niort



22/01 20:00
Alfortville
Beauvais



22/01 20:00
Rodez
Colmar



22/01 20:00
Rouen
Bastia


Germany Germany: 3. Liga
 

Finished
Carl Zeiss Jena
Stuttgart II



Finished
Dynamo Dresden
Braunschweig



Finished
Hansa Rostock
RW Erfurt



Finished
Babelsberg
Wehen



Finished
Burghausen
B.Munchen II



Finished
Kick. Offenbach
Sandhausen



Finished
RW Ahlen
Koblenz



Finished
Unterhaching
Regensburg


Greece Greece: Football League
 

Finished
Anagenisi Karditsas
OFI Crete


Greece Greece: Super League
 

Finished
Kerkyra
Larisa



Finished
PAOK Saloniki
Xanthi



62'
AEK Athens
Olymp. Volou


Guatemala Guatemala: Clausura
 

Half time
Deportivo Marquense
Deportivo Heredia



22/01 23:00
CSD Comunicaciones
Deportivo Mictlan


Israel Israel: Leumit League
 

Finished
Hapoel Herzliya
Hapoel Kfar Saba



Finished
Beitar Shimshon Tel Aviv
Bnei Lod


Israel Israel: Ligat-Al
 

Finished
Hapoel Beer Sheva
Beitar Jerusalem



Finished
Hapoel Acco
Hapoel Ramat Gan



Finished
Hapoel Ashkelon
Hapoel Haifa



Finished
Maccabi Haifa
Bnei Yehuda Tel Aviv



Finished
Maccabi Netanya
Hapoel Petach Tikva



73'
Maccabi Tel Aviv
Ashdod SC


Mexico Mexico: Primera Division Clausura
 

Finished
Necaxa
Atlas


Portugal Portugal: Liga Orangina
 

Finished
Varzim
Oliveirense



Finished
Freamunde
Arouca



Finished
Estoril
Belenenses



Finished
Fatima
Gil Vicente



Finished
Trofense
Santa Clara


Scotland Scotland: 1. Division
 

Postponed
Cowdenbeath
Partick T.



Finished
Dundee FC
Falkirk



Finished
Raith Rovers
Morton



Postponed
Stirling A.
Dunfermline


Scotland Scotland: 2. Division
 

Finished
Ayr
Peterhead



Postponed
Brechin
Alloa



Postponed
East Fife
Dumbarton



Postponed
Livingston
Forfar



Finished
Stenhousemuir
Airdrie


Scotland Scotland: 3. Division
 

Postponed
Clyde
Albion R.



Finished
Elgin
Stranraer



Finished
Montrose
Annan Athletic



Finished
Queens Park
Berwick


South Africa South Africa: 1. Division
 

Finished
Lamontville Golden Arrows
Maritzburg United



Finished
Platinum Stars
Ajax Cape Town



Finished
Vasco da Gama
Free State Stars



42'
Orlando Pirates
Bidvest Wits



42'
Santos
Mpumalanga Black Aces



42'
SuperSport United
Sundowns FC


Turkey Turkey: 1. Lig
 

Finished
Gaziantep BB
Karsiyaka



Finished
Mersin
Adanaspor


Vietnam Vietnam: V-league
 

Finished
Da Nang
Hoang Anh Gia Lai



Finished
Hai Phong
Khanh Hoa Nha Trang



Finished
LS Thanh Hoa
Ha Noi ACB



Finished
TT Ha Noi
HP Ha Noi



Finished
Binh Duong
Ninh Binh



Finished
Dong Tam Long An
Song Lam Nghe An



Finished
Navibank Saigon
Dong Thap Cao Lanh