Total Pageviews

Thursday, January 27, 2011

Berisha me policët, akuzon Ina Ramën



Berisha me policët, akuzon Ina Ramën
 









Në një takim me familjarë të efektivave të policisë që mbrojtën godinën e Këshillit të Ministrave më 21 janar, kryeministri Sali Berisha shprehu mirënjohje dhe garantoi mbështetjen e tij për Policinë e Shtetit.
Ky takim me efektivat e policisë nuk ka zbutur qëndrimin e zotit Berisha ndaj prokurores së përgjithshme, Ina Rama.

Ai jo vetëm e akuzoi kryeprokuroren se kishte mashtruar dy ditë me parë, kur tha se Policia e Shtetit nuk kshte denoncuar organizatorët e protetsave, por e rëndoi akuzën duke deklaruar se ky qëndrim i prokurores së përgjithshme ishte i porositur.

“Duhet të shpjegosh kush të urdhëroi, nga të erdhi ky urdhër, mashtrove në prani të një vendi më të madh në botë. Harrove ti se përfaqësuesi i vendit mik kishte qenë edhe tek unë dhe kishim bashkërenduar të gjitha gjërat. Ti veprove në këtë mënyrë. T’u thuash shqiptarëve kush të detyroi të mashtrosh qytetarët. Cdo shqiptar i këtij vendi do të dijë gjithcka, cdo tentativë që bëhet për të cënuar lirinë e tij dhe këtë ne nuk mund ta lejojmë, e kemi faktuar”, deklaroi Berisha.

Një ditë përpara protestës së opozitës, kryeministri Berisha dekalroi se institucionet kushtetuese janë të paprekshme dhe të sigurta.

“Ju garantoj se institucionet e këtij vendi kanë mbrojtësit më të sigurtë, djemtë dhe vajzat tuaja me uniformë. Janë të gjithë rrogtarët e zyrtarët që punojnë në këto institucione, të gatshëm për t’i mbrojtur ato”, theksoi Berisha.

No comments:

Post a Comment