Total Pageviews

Sunday, January 23, 2011

CEZ, 18 mijë ankesa nga abonentët



CEZ, 18 mijë ankesa nga abonentët
 










Privatizimi i OSSH nga një kompani e njohur në tregun energjetik si CEZ nuk solli rezultatet e pritura nga të gjithë, duke pasur parasysh planin e paraqitur për transformimin e shoqërisë të zhytur në korrupsion dhe borxhe. Kur duhen edhe katër muaj nga dyvjetori i privatizimit të OSSH-së, problemet me kompaninë nuk kanë të sosur. Pavarësisht investimit me 60 milionë euro në sistem, krijimit të qendrave të kujdesit ndaj klientit, faturës së re, të detajuar etj, çekët janë duke hasur probleme nga më të ndryshmet, që as vet ata nuk i kishin parashikuar kur blenë Operatorin e Shpërndarjes, ish-degë e KESH-it, për 102 milionë euro.

Drejtues të CEZ thonë për “Shqip” se, çdo muaj paraqiten pranë zyrave rreth 3 mijë ankesa dhe që prej krijimit të zyrave për kujdesin e klientit regjistrohen në total mbi 18 mijë shqetësime të depozituara nga abonentët për probleme të ndryshme. Kryesisht ankohen për faturimin e viteve të kaluara. Në momentin që abonenti kujtohet ose ndërgjegjësohet për të qenë një pagues i rregullt i faturave të dritave, ai has me gjendjen e krijuar ndër vite. Borxhet që duhet të mbledh CEZ Shpërndarje (ish-OSSH) shkojnë në mbi 15 miliardë lekë dhe mbledhja e këtyre shumave është kthyer në sfidë më vete.

“Në të gjithë problematikën që hasim, jo të gjitha mund të zgjidhen njëherësh, brenda një viti. Ne i pranojmë fajet tona, pasi menaxhojmë mbi 1 milion fatura që hidhen në sistem çdo muaj, por problemet në terren janë shumë të mëdha dhe kërkojnë mirëkuptimin e të gjithëve”, - tha për gazetën drejtori i CEZ, Josef Hejsek.

Kompania çeke deklaron se për trajtimin e ankesave nevojiten të paktën 30 ditë kohë, por jo gjithnjë zgjat në këtë afat, pasi përgjigjet mund të jepen edhe brenda në kohë. Për të pasur një kontakt më të drejtpërdrejtë me abonentët dhe për të ofruar zgjidhje dhe shërbime më të shpejta, CEZ parashikon që për vitin 2011, brenda 6-mujorit të parë të hapë edhe 40 qendra të tjera për kujdesin ndaj klientit, kurse sot operon me tre qendra, dy në Tiranë dhe një në Durrës.

Për këtë vit, CEZ parashikon të investojë edhe 35 milionë euro të tjera për modernizimin e sistemit energjetik, që mundëson shtrirjen e të paktën 300 kilometra kabull dhe zëvendësimin e linjave, nga 6 kilovolt në 35 kilovolt, në mënyrë që të mbahet fuqia transportuese e energjisë dhe të mos kemi më mungesë dritash.

No comments:

Post a Comment