Total Pageviews

Wednesday, January 5, 2011

DANCI I CIFTEVE - Nga Fatma Myrte!Kërcim dashurie, kështu mund ta quajmë tendencën e re të modës që ka përfshirë ciftet në shqiptare. Të bësh një dasëm është sa e bukur edhe e sikletshme. Është një ditë që përsëritet vetëm një herë në jetë dhe të gjithë duan të jenë të magj...ishëm. Iku ajo kohë kur nusja i kushtonte rëndësi vetëm fustanit të bardhë, pajës dhe lukut të saj. Tani çiftet kanë hyrë në një tjetër siklet, të mësojnë të kërcejnë. E kur bëhet fjalë për të kërcyer shqiptarët si popull ballkanas që janë nuk përmbahen. Kjo jo sepse nuk dinë por duan të kënaqin veten e tyre dhe të ftuarit. E megjithë shpenzimet e ceremonisë të dashuruarit nuk do t’ia hiqnin vetes së tyre edhe kënaqësin e valsit të lumturisë. Deri më sot kemi parë vitrina të zbukuruara me fustane nusesh e sallone bukurie por kujt do t’i shkonte në mëndje se mund të bëje një kurs vallëzimi. Të rinjë por edhe të moshuari që e kanë ngrënë me kohë muajin e mjalti duan të mësojnë të kërcejnë. Këtë ide mjaft të gjetur për t’i ardhur në ndihmë çifteve paramartesore e ka sjellë në shkollën e tij Sokol Zhugri, Solist i Teatrit të Operas dhe Baletit. Në shkollën e talenteve Silhouette çiftet mund të mësojnë të kërcejnë për ditën e tyre të shumëpritur. Nuk është e thënë të jesh një kërcimtar I mirë, me pak vullnet dhe me disa leksione të mira nuk do të shkelësh më këmbët e partnerit. Sallat e dancit mbi të gjitha janë një vend i mirë antistres. Në një sallë kërcimi mund të kalosh një orë shumë të këndshme në vend të kafeneve rutine që përveç zhurmës, tymit të duhanit e më the e të thash nuk ke asnjë përfiitm tjetër. Për të përgatitur kercimin për ditën e tyre finale një çifti i duhen dhjet seance që zgjatin një muaj. Cmimi I tyre është 3000 mij lek ora. Në këto séanca mësohen: 1.stili Barok ose siç njihet ndryshe dhe vallja e mbretërve. Ky stil mësohet për hyrjen e çiftit dhe hapjen e dasmës. Nusja që tashmë është mbretëresha e dasmës kërcen me mbretin e saj. 2. Kërcimi latin që është më modern 3.Kërcimi i shamisë. Në këtë kërcim që është edhe tradicional djali djeg shaminë e beqarit. 4.Kërcim miks. Në këtë kërcim i cili zhvillohet në fund çifti përgatit nje miksim kërcimesh për të përshëndetur të ftuarit. Një martesë e suksesshme ka në mes miqësinë, dashurinë dhe respektin reciprok. Dhe siç thotë populli “Një fillim i mbarë gjysma e punës”. Shqiptarët si popull ballkanas qe janë e preferojnë dancing dhe kjo preferencë ka ardhur në rritje po të marim parasysh periudhën e komunizmit. Mund të themi me gojën plot se ne jemi një popull art dashës. Nga vedi ynë kanë dalë balerinë mjaf të përgatitur me të cilët krenohemi.Rrymat më të pëlqyera të kërcimit janë: 1.Latinja 2.R.N.B 3.Hip-Hop Është për të ardhtu keq që të rinjtë tregojnë shumë pak interes për vallet tradicionale shqiptare.Ata kanë një interes më të madh për të mësuar vallet popullore arabe dhe ato indiane. Këto preference janë më të mëdha tek personat mbi moshën 24 vjeç. Efektet positive për tu marrë me kërcimin janë: 1. Kërcimi është një mënyrë fantastike fitnesi. Është një zëvendësuese fantastike e punës në palestra veglash. Të kercesh eshte njëkohësisht fitnes dhe Fun. Është aerobi që përfshin njëkohësisht këmbët dhe kraharorin. Kërcimi gjithashtu rrit fleksibilitetin dhe nivelin e sekretimit te Endorfinës(hormoni përgjegjës i humorit të mirë), ndërkohë që ju kërceni. 2.Të mësosh të kërcesh është një mënyrë e mirë për të ritur vetbesimin dhe vetvlerësimin. Kërcimi të ndihmon të njohësh më mirë trupin tuaj dhe të keni një jetë sa më ritmike. 3. Të mësosh të kërcesh është edhe një mënyrë e mirë për të përmirësuar marrëdhëniet me seksin e kundërt. Njeriu duke pasur një besim të madh në veten e tij mëson njëkohësisht si të përfshihet natyrshëm fizikisht me seksin e kundërt. Nëpërmjet kërcimit njeriu fillon të bëj diferencën midis femrës dhe mashkullit. Jo më kot thotë edhe miti :- Kërcimtarët e mirë janë dhe dashnorë të mirë. 4. Kërcimi ndihmon në përmirësimin e jetës tënde sociale. Kërcimi është një aktivitet social dhe nuk mund të bëhet veteëm. Kur shkon të kërcesh, shkon njëkohësisht të takosh njerëz. Ndërvepron dhe shoqërohesh me të tjerët që kërcejnë rreth teje me te cilet ndan nje faktor të përbashkët që është bashkëveprimi i trupit. 5. Arsyeja kryesore pse duhet të mësojm të kërcejmë është për të larguar stresin. Kërcimi është vibrant dhe të jep energji. Nuk mund të rezikosh pa u bërë pjesë e turmës që kënaqet.

No comments:

Post a Comment