Total Pageviews

Wednesday, January 26, 2011

Marty: E kreva punën time

 











Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar me shumicë votash raportin e Dick Martyt për trafikim organesh. Gjatë diskutimeve, deputetët kanë hedhur poshtë vazhdimisht propozimet e deputetëve shqiptarë dhe turq për draft raportin. Raporti është shoqëruar me miratimin e një rezolute të miratuar nga KiE. Në bazë të rekomandimeve të Komitetit për Drejtësi janë hedhur poshtë shumica e amendamenteve. Për rezolutën votuan 169 deputetë, kurse vetëm tetë ishin kundër.
Në konferencën pas miratimit të raportit, Dick Marty ka falendëruar kolegët që votuan duke shtuar se “tani e tutje i mbetet përgjegjësi organeve të drejtësisë ta ndjekin këtë çështje”. Ai ka thënë se raporti i tij nuk është kundër Kosovës, apo popullit të saj por ndaj njerëzve që kanë shkelur të drejtat e njeriut.
“Përmes raportit tim, unë nuk kam dashur të diskriminoj një vend apo një popull. Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Nuk ka armiqësi nga ana ime, sepse edhe fëmijët e mi kanë lidhje me fëmijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, vendi prej nga vij unë”, ka thënë Marty.
Më tej, ai u ka thënë gazetarëve se është fakt i pamohueshëm se gjatë kohës së hyrjes së NATO-së në Kosovë, kosovarët kanë vrarë kosovarë për shkak të situatës pa kontroll. “Gjatë kohës së hyrjes së NATO-së në Kosovë, ka qenë një situatë pa kontroll. Por është fakt se në këtë periudhë kosovarët kanë vrarë kosovarë. Ne kemi bisduar me shumë kosovarë, dhe ata na kanë thënë se e dijmë për këtë punë por nuk duam të flasim. Kështu ka ndodhur edhe më herët në Francë në kohë lufrash. Ju duhet ta bëni pjesën e punës tuaj që ta zbuloni këtë”, ka thënë ai.
Marty i është kthyer edhe përmendjes së emrit të Kryeministrit të Kosovës në raportin e tij. “ Emri i Hashim Thaçit është i shoqëruar si i lidhur me shumë krime përgjatë dhjetë viteve. Tani këtyre ditëve doli edhe një raport i NATO-së që flet për këtë. Njerëzit në atë kohë është dashur të hetojnë. Sa i përket cështjes cfarë do të ndodhë pas raportit, atëherë duhet të sigurohet një hetim i drejt dhe profesional. Edhe njëherë po i kthehem cështjes së dëshmitarët janë pak të mbrojtur”, ka thënë ai

No comments:

Post a Comment