Total Pageviews

Wednesday, January 19, 2011

Përzgjedhja e talenteve



Përzgjedhja e talenteve
 








Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar pak ditë më parë një grumbullim selektiv për talentet e reja në Zvicër, ku ishin ftuar rreth 150 fëmijë që aktivizohen në kampionatin zviceran e që mund të jenë një kontigjent i nevojshëm për të ardhmen e ekipeve tona zinxhir të përfaqësueses.
Të pranishëm në këtë grumbullim, veç specialistëve, kanë qenë të pranishëm trajneri i përfaqësueses Josip Kuzhe dhe shefi i zyrës së zbulimit të talenteve Redi Jupi.

“Ftesës sonë iu përgjigjën rreth 70 lojtarë. 60 lojtarë u paraqitën në datë 14 janar dhe 10 lojtarë të tjerë që u paraqitën në ditën e fundit. Qëllimi është që t’i bindim këta fëmijë që të luajnë për Shqipërinë sepse në fund të fundit ata janë shqiptarë. Përderisa ata janë paraqitur në këtë grumbullim unë mendoj se ia kemi arritur këtij qëllimi”, theksoi Redi Jupi, shef i zyrës së zbulimit të talenteve.

Pritet që selektorët e pranishëm në këtë grumbullim do të bëjnë një raport të përgjithshëm për të gjithë fëmijët e pranishëm, nga njëra anë për t’i kthyer një përgjigjë zyrtare për selektime të ardhshme dhe nga ana tjetër për të përgatitur dokumentacionet e nevojshme që këta fëmijë në rradhë të parë të përfitojnë një pashaportë shqiptare.

No comments:

Post a Comment