Total Pageviews

Tuesday, January 25, 2011

Shitja e Roma-s, mungon vetëm firma

Shitja e Roma-s, mungon vetëm firma  


Shitja e klubit të Roma-s tek një grup investuesish amerikanë është e afërt dhe këtë e nënkuptoi edhe presidentja Rosella Sensi, në një deklaratë të dhënë gjatë mesditës për shtypin italian. ”Shpresoj, madje jam e sigurt, që e ardhmja e Roma-s do të jetë e ndritur. Shpresoj që puna e bërë nga familja ime në 18 vjet të vazhdojë të në japë shumë gëzime edhe në të ardhmen”’, tha Sensi, e cila me përfaqësuesit e Unicredit ndodhet në Nju Jork, për të mbyllur marrëveshjen.

Banka Unicredit është zotëruese e një pjese të mirë të aksioneve, pas huave të pashlyera që i ka akorduar verdhekuqve. Investitorët amerikanë janë zotuar të shlyejnë borxhet dhe kjo është shumë e rëndësishme, për një skuadër që rrezikonte të përjashtohej nga kompeticionet e UEFA-s në sezonin e ardhshëm, për shkak të problemeve financiare.

Në bazë të marrëveshjes, Rosella do të ketë një përqindje të papërfillshme aksionesh. Ndonëse ndarja me drejtimin e Roma-s është për të mirën e klubit, ajo përsëri do të mbetet e vështirë për të.

”Kur Roma humbte, nuk mund të dilja të dielave”, kujton pronarja. “Nëse fitonte, mund t’i kërkoja babait diçka të hënën, kur ai të mbaronte festën. A kam patur ndonjëherë ndonjë të dashur tifoz me Lazio-n? Vetëm një, por e morra vesh më vonë dhe nuk ia thashë kurrë babait”.

No comments:

Post a Comment