Total Pageviews

Wednesday, January 26, 2011

Valon Behrami nënshkroi kontratën me Fiorentinën









Valon Behrami ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa në orët e vona të së martës ka nënshkruar kontratën tri vjet e gjysmë me Fiorentinën. Lajmin e ka konfirmuar babai i tij, Ragipi, i cili ka qenë prezent me rastin e nënshkrimit. “Në këto momente (21:20) Valoni nënshkroi kontratën për tri vjet e gjysmë. Si Valoni, ashtu edhe drejtuesit e Fiorentinës janë shprehur të lumtur që kanë zyrtarizuar marrëveshjen”, - ka thënë për “Sport”, Behrami.
Valoni (25-vjeçar) në Firenzë kaloi nga West Hami i Anglisë, fanellën e të cilëve e veshi që nga vera e vitit 2008 kur u transferua nga Lazio. Transferi i tij tek Fiorentina kushtoi 4.5 milionë euro. Behrami do të marrë 1 milion euro për një vit. Trajner i Fiorentinës është serbi Sinisha Mihajlloviq, që sipas Ragip Behrami, ai ka pasur ‘gisht’ në transferimin e Valonit nga West Hami. “Nuk besoj se do të kenë probleme. Shikoni, futbolli nuk është politikë. Mihajloviq sigurisht se ka pasur ‘gisht’ në transferimin e Valonit në Fiorentinë. Ai është trajner dhe pyetet kur është puna për transferet e futbollistëve. Sporti i bashkon njerëzit. Luftëra anë e mbanë botës janë zhvilluar, ndërsa popujt sot në vendet demokratike jetojnë të bashkuar”, ka thënë ai.

No comments:

Post a Comment