Total Pageviews

Thursday, February 3, 2011

“Let’s have sex” në Teatrin e Metropolit






Rolet : Devis Muka megjithëse ka shumë pak vite experiencë si aktor shquhet për një sërë rolesh ndër të cilët vlen të përmendim :  " MIRANDOLINA " GOLDONI, " KOPSHTI I VISHNJAVE " CEHOV, " NE ZVORNIK LASHE ZEMREN TIME " A. SIDRAN, " KALLASHNIKOV " G. GABOR, " HONEYMOON " (FILM) GORAN PASKALJEVIC, Filmi " PORTRET FAMILJAR " 2008, " 2 MIQTË " film nga : Edlira Baholli, " HAMLET " të  Ë. Shekspir, si dhe shfaqjen e fundit  “LET’S HAVE SEX!”.
“Let’s have sex” në Teatrin e Metropolit
“Seksi është e vetmja gjuhë që kuptohet që nga eskimezët deri tek mongolët”, kjo është motoja e shfaqjes që nisi në datën 21 janar në Teatrin e Metropolit dhe që do të shfaqet për publikun në dy fundjava rresht, përkatësisht në datat 21, 22, 23, 28, 29 dhe 30 janar në orën 20. Me regji të Elma Doresi-t, skenografi të Drini Shehu, kostumografi të Edlira Qyshka dhe e përkthyer nga Edlira Saliaj, pjesa e Valentin Krasnogorov do të interpretohet nga aktorët :   Devis Muka, Marsela Lena, Klodian Hoxha, Cubi Metka dhe Ermela Ruri. Pjesa është e ndarë në dy akte dhe është e përbërë nga 5 aktorë : Burri, gruaja, motra, vajza dhe profesori. Të pestë janë personazhe reale dhe autentikë por megjithatë është e vështirë të kuptosh nëse “Gruaja” është me të vërtetë gruaja e dikujt dhe “Profesori” është profesor i vërtetë etj…Shfaqja ka formën e një spiraleje ku veprimet e karaktereve janë të motivuara nga vetmia, dëshira e zjarrtë e tyre për dashuri dhe emocione, dëshira e tyre për të shpëtuar nga problemet e jetës së përditshme etjÇdo personazh i kësaj drame në të gjitha bisedat mendon vetëm për seks. Kjo është një dramë e komplikuar, tragjike, dhe në të njëjtën kohë, zbavitës. Është e vështirë për të përcaktuar zhanërin e kësaj shfaqjeje. Ajo mund të quhet si një dramë psikologjike, një dramë e  teatrit absurd, një dramë që merret me paradox apo një pjesë filozofike. Ajo mund të përkufizohet si një komedi por nuk do të ishte gabim nëse e quajmë tragjedi pasi aty ndodhin të dyja. Karaktere duket se janë  të ardhur nga askund dhe janë lënë në askund. Ata janë njohur me njëri-tjetrin dhe në të njëjtën kohë duket seshikohen përherë të parë. Drama është vënë në skenë në 2003 në Moskë nga drejtori i teatrit më të njohur të Rusisë, Roman Viktyuk dhe ka patur një sukses të jashtëzakonshëm. Gjithashtu është luajtur në rreth 200 teatro të tjerë në botë.
Si ka lindur pasioni për aktrimin ?
Pasioni im për aktrimin ka lindur rastësisht por jo rastësisht. Ka qënë një dëshirë e fshehur e imja dhe për shkak të një kapriçoje ndodhi që unë konkurrova në Akademinë e Arteve. Ishte sit ë thuash një lloj basti që unë hodha me një shoqen time se kush nga ne të dy do të arrinte të fitonte konkurrimin. Ndodhi që fitova unë dhe asaj i uroj shumë fat kudo që të jetë.

Sa i vështirë është profesioni i aktorit Devis?
Do të thosha që të jesh aktor në Shqipëri është më shumë se e vështirë. Të jesh actor në Shqipëri të duhet të sakrifikosh shumë gjëra, duhet të jesh pak a shumë një “hero”. Mundi që bën një actor për të mbijetuar është shumë i madh. Duhet që të jesh vetë actor që të kuptosh vështirësitë e këtiju profesioni.

Keni qënë pjesë e Festivalit të të Rinjve që organizohet çdo vit. Si mendoni çfarë risie sjell ky festival?
Risia e vetme që sjell ky festival është që krijon një lloj vitrine për gjithë aktorët dhe regjizorët e rinj. Por përsa i përket mundësive që duhet të krijojnë istancat politike dhe artbërëse janë shumë të vogla. Akademia nxjerr shumë aktorë, regjisorë skenografë, kostumografë dhe ky festival është shumë i vogël për t’u dhënë mundësinë që të bëjnë një prezantim.

Përveç teatrit keni realizuar edhe disa filma, kush ju pëlqen më shumë dhe pse?

Kjo është një pyetje shumë e bukur për t’u bërë për një actor por jo në Shqipëri. Në vendin tonë është shumë e vështirë që t’i bësh të dyja këto gjëra. Është fat nëse përveç teatrit arrin të bësh edhe ndonjë film. Është luks për një actor shqiptar që të ketë mundësinë që të zgjedhë midis filmit edhe teatrit, sidomos aktorët e rinj shqiptarë që janë të hapur për çdo lloj roli apo mundësie.

Si është një ditë normale e juaja ?
Kam privilegjin që të zgjohem në çfarëdo lloj orari që dua (qesh). Një ditë normale e imja është midis miqsh, kolegësh, provash për shfaqjen e rradhës dhe hulumtimet dhe studimet që më duhet të bëj për rolin që do të kem.
Pasion tjetër përveç aktrimit ?
Pasion tjetër përveç aktrimit kam edhe …aktrimin. Pasione kam sit ë gjithë të rinjtë, më pëlqen jashtëzakonisht futbolli, ekipi im i zemrës është Juventusi pasi ne shqiptarët kemi ndjekur shumë mediat italiane dhe jemi disi më afër me Italinë në shumë pikëpamje.

Nuk keni shumë kohë qe keni mbaruar akademinë por keni një mori rolesh. Cili rol ju ka lënë më shumë mbresa?

Të gjitha rolet që kam patur më kanë lënë mbresa të mëdha. Por  çfarëdo lloj roli apo pjese që mund të luash krijon një marrëdhënie të caktuar me aktorin dhe nuk mund të bësh një lloj ndarje. Nëse futen interesa monetare apo interesa të jashtme atëherë nuk ka më dashuri për rolin por vetëm interes.
Nga cilët karaktere tërhiqeni më shumë, kuptohet për të interpretuar?
Unë kam mbaruar për dramë nën përkushtimin e profesorit Birçe Hasko dhe ai na ka injektuar idenë se çfarëdo roli që të bësh duhet ta dashurosh dhe bëhesh njësh me të. Një actor të mirë nuk e bën e qeshura ose e qara, e bën dëshira dhe përkushtimi që i vendos këtij roli.
“Let’s have sex” nje shfaqje shume e suksesshme ne bote, sa eshte ndjekur ne Teatrin e Metropolit ?
Ka pasur një dashamirësi dhe përzemërsi ndaj kësaj shfaqjeje megjithëse premiera përkoi me ditën e demonstratës së 21 janarit. Vlen për t’u përgëzuar publiku që na ka ndjekur në ditë kaq të vështira. U ndjemë shumë mirë kur njerëzit erdhën për të parë shfaqjen në një ditë ku pati shumë trazira dhe vdekje.
Sexi është një tabu për shqiptarët, si e kanë pritur këtë shfaqje ?
Titulli ka qënë me të vërtetë shumë intrigues dhe ka paur një dyndje njerëzish dhe më vjen shumë keq që shumë prej tyre nuk mundën të vinin pasi ambienti ku bëhej shfaqja merr një numër të caktuar njerëzish. Puna e mirë që ka bërë regjizorja Elma Doresi bëri që njerëzit të vinin të intriguar nga titulli dhe të iknin me shijen e mirë që u kishte lënë shfaqja.
Sa e vështirë është të vësh në skenë një shfaqje në Tiranë ?
Është më shumë se e vështirë. Duhet të kesh përkushtimin, guximin dhe vetëmohimin për t’a bërë këtë gjë sepse kërkon një sakrificë shumë të madhe. Hapësirat janë shumë të vogla, vullneti është shumë i vogël dhe  buxheti është shumë I pakët.
Në qytete si Parisi ka rreth 300 teatro, në Tiranë vetëm dy,  mos vallë është shumë e vakët jeta teatrore këtu ?
Jeta teatrore në Tiranë është kthyer në një lloj kënete dhe ka një lloj monotonie dhe mosimpenjim artistic ndërkohë që kryeqytetet e tjera janë shumë përpara në këtë pikëpamje. Një qytet më 1 milionë e gjysëm banorë duhet të ketë shumë më shumë jetë teatrore se sa ka Tirana tani. Shpresoj shumë që të ndryshojë diçka pasi nëse dëshiron që vendi yt të jetë një vend europian duhet fillimisht të ketë një kulturë europiane.
Aktori juaj i preferuar shqiptar/ i huaj ?
Kam disa që më pëlqejnë por jo idhuj. Profesorët që unë kam pasur më kanë injektuar idenë e të mos pasurit të idhujve port ë marrjes shëmbull të tyre dhe unë shëmbull kam marrë nga shumë aktorë.
Ëndrra juaj në sirtar ?
Për ne aktorët e rinj nuk është e mundur që të ëndërrojmë role, mjaftohemi duke pasur role. Unë mund të them që nuk kam fare sirtar (qesh).
Sa i plotësuar ndiheni në profesioni tuaj ?
Kënaqësinë që unë marr në proesioni tim nuk mund ta merrja në as edhe një profesion tjetër. Dashuria dhe përkushtimi që kam ndaj këtij profesioni është me të vërtetë shumë e madhe dhe nuk do t’a ndërroja me asgjë në botë, pavarësisht vështirësive që ka dhe them që nuk ka shkuar dëm pasi po jep frytet e veta.
A vlerësohen si duhet aktorët në Shqipëri ?
Aktori do të vlerësohet në momentin që kultura do të vlerësohet. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen që në një vend nuk mund të ketë rritje vetëm në një drejtim pasi ato ecin paralelisht. Nëse do të ketë rritje ekonomike atëherë duhet të ketë edhe rritje kulturore dhe në shumë fusha të tjera. Kur kjo të ndodhë mendoj se edhe aktori do të zërë vëndin që ka.