Total Pageviews

Monday, June 13, 2011

Kolegji nis shqyrtimin e padisë së Partisë Socialiste




Kolegji Zgjedhor ka nisur të shqyrtojë padinë e depozituar nga Partia Socialiste në lidhje me rezultatin e Tiranës. Relatore e kësaj padie është Dhurata Haveri, gjykatësja që rrëzoi padinë e opozitës në vitin 2009 për hapjen e kutive. Opozita shpreson tek një gjykim i drejtë në lidhje me ato që ajo i quan mospërputhje në numra tek kutitë që ka hapur KQZ për të numëruar fletët e hedhura gabim. Pjesën tjetër, atë të vlefshmërisë së votave të hedhura gabim, Kolegji e ke ezauruar me padinë e dytë, duke i quajtur veprimet e KQZ të rregullta.
Nuk dihet se si do të vendosë Kolegji për këto vota, por kjo çështje ka shqetësuar edhe Uashingtonin, që e ka ngritur problemin e mospërputhjes së shifrave në një seancë dëgjimore në Komitetin e Helsinkit Amerikan. Ambasadori ynë shqiptar atje ka thënë se shifrat janë të gjitha të rakorduara. Sipas tij, vetëm një fletë rezulton të jetë tepër. Kurse opozita pretendon se janë disa dhjetëra fletë të papërputhura.

No comments:

Post a Comment