Total Pageviews

Monday, June 13, 2011

Kolegji nis shqyrtimin e padisë së Partisë Socialiste




Kolegji Zgjedhor ka nisur të shqyrtojë padinë e depozituar nga Partia Socialiste në lidhje me rezultatin e Tiranës. Relatore e kësaj padie është Dhurata Haveri, gjykatësja që rrëzoi padinë e opozitës në vitin 2009 për hapjen e kutive. Opozita shpreson tek një gjykim i drejtë në lidhje me ato që ajo i quan mospërputhje në numra tek kutitë që ka hapur KQZ për të numëruar fletët e hedhura gabim. Pjesën tjetër, atë të vlefshmërisë së votave të hedhura gabim, Kolegji e ke ezauruar me padinë e dytë, duke i quajtur veprimet e KQZ të rregullta.
Nuk dihet se si do të vendosë Kolegji për këto vota, por kjo çështje ka shqetësuar edhe Uashingtonin, që e ka ngritur problemin e mospërputhjes së shifrave në një seancë dëgjimore në Komitetin e Helsinkit Amerikan. Ambasadori ynë shqiptar atje ka thënë se shifrat janë të gjitha të rakorduara. Sipas tij, vetëm një fletë rezulton të jetë tepër. Kurse opozita pretendon se janë disa dhjetëra fletë të papërputhura.

Vendi në luftë, Gadafi del në TV për një lojë shah

Trazirat në Libi kanë arritur kulmin gjatë fundjavës, por lideri i këtij vendi, Muamar Gadafi, u shfaq në TV sikur nuk e vriste mendjen për atë që po ndodh në botë. Ai u shfaq në televizionin shtetëror duke luajtur një lojë shah me presidentin e federatës ndërkombëtare të shahut, Kirsan Iliumzhinov. Ky i fundit iu tha medieve ruse se Gadafi i kishte thënë se nuk kishte ndërmend të linte vendin.

Fushë-Krujë, sërish tritol ndaj fabrikës së çimentos



Fushë-Krujë, sërish tritol ndaj fabrikës së çimentos
 








Mbrëmjen e djeshme sërish është përdorur tritol për të shkatërruar linjën hekurudhore që lidh fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë. Një sasi e konsiderueshme eksplozivi shpërtheu 1 kilometër larg fabrikës pranë fshatit Zallë. Pranë vendit të shpërthimit ndodhën edhe disa banesa.

Policia e Durrësit njoftoi pak ditë më parë për arrestimin e 5 personave si të akuzuar për vendosjen e tritolit kundër fabrikës së çimentos që ndodhet pranë fshatit Zallë.

Prej dy muajsh, pothuajse çdo javë ka raste të përdorimit të eksplozivit kundër fabrikës së çimentos. Asaj i është vendosur tritol në muret rrethuese, por më së shumti janë dëmtuar shtyllat elektrike që furnizojnë fabrikën si dhe janë dëmtuar rrugët që lidhin atë me pjesën tjetër të vendit.