ftohti i janarit i gjeti shqiptarët të papërgatitur. Ngrohja në të
shumtën e rasteve me energji elektrike në shtëpitë e tyre është e
papërballueshme në temperaturat – 5 gradë celsius në Tiranë e -13 gradë
në pjesën më të madhe të zonave veriore dhe juglindore.
Në këtë të ftohtë autoritetet
shëndetësore rekomandojnë që qytetarët të ushqehen shëndetshëm, por
ushqimet kanë nisur të rëndojnë edhe më shumë se energjia në buxhetet
familjare.
"Të shmanget frekuentimi i ambienteve të mbyllura
publike nga persona që janë të prekur nga gripi apo persona që shfaqin
shenja të gripi. Të sigurohet ajrimi i ambienteve të brendshme dhe të
evitohet dalja në mëngjes dhe në darkë, sidomos për persona që vuajnë
nga sëmundje kronike apo janë të
moshuar. Duhen marrë kalori të duhura dhe të
shmanget përdorimi i alkoolit", thotë Gazmend Bejtaj, drejtor i
Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë.
Për daljet në
rrugë autoritetet rekomandojnë veshje të ngrohta me qëllim për të
ruajtur temperaturën e trupit. Për shkak të temperaturave të ulëta, por
dhe komplikacioneve të ndonjë sëmundjeje kronike janë raportuar deri më
tani 4 persona, të cilët kanë humbur jetën.
Ndaj autoritetet
shendetësore u kerkojne qytetareve te kene sa me shume kujdes per
shendetin e tyre ne keto dite te ftohta. Edhe kushtet e motit duket se
nuk jane aspak favorizuese. Meteorologet paralajmerojne nje rritje te
temepraturave me 3 deri 4 grade, duke nisur nga dita e sotme, por
temperaturat me minus do te rikthehen te dielen.
No comments:
Post a Comment