Pas medaljes së artë të titullit "Kampion i
Europës", Erkand Qerimaj mund të krenohet që sot edhe me një medalje
tjetër, urdhërin "Mjeshtër i Madh" që iu akordua nga Presidenti i
Republikës Bamir Topi.
Në një ceremoni të posaçme në Presidencë, kreu i shtetit, sportdashës i deklaruar, nuk vonoi dhe vetëm pak ditë pas Kampionatit Europian të Peshëngritjes,
i dorëzoi peshëngritësit Qerimaj këtë urdhër në prani të
personaliteteve të shquara të fushës së sportit, artit e shkencës,
trajnerë, peshëngritës, miq dhe familjarë.
Në motivacion
vihej në pah “kontributi i shquar i Erkand Qerimajt në sportin e
peshëngritjes, si fitues i dhjetëra medaljeve ndërkombëtare dhe
shpalljes kampion i Europës për vitin 2012, duke lartësuar krenarinë
kombëtare tek shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit".
Duke
shprehur mirënjohje për urdhërin e dhënë, Erkand Qerimaj theksoi se
ndihej i vlerësuar në sakrificat që kishte bërë. Kampioni i Europës tha
se do të çojë flamurin shqiptar sa më lart, përsëri.
Peshëngritja ka qenë një nga sportet më të suksesshme në Shqipëri, por
shumë peshëngritës, përballë mungesës së kushteve dhe vlerësimit nga
shteti shqiptar, janë larguar për t'u zhvilluar kryesisht në vendet
fqinje.
No comments:
Post a Comment