Total Pageviews

Friday, October 5, 2012

Dialogu i pazbardhur i Berishës me Anila Bashën në konferencën për shtyp



Anila: Zoti Kryeministër, keni qenë 22 vjet anëtar i PPSH, keni mbajtur teserën e asaj partie. A ndjen ndonjë detyrim ndaj tyre?
Dëgjohet zhurmë, ndërhyn Erla dhe thotë nuk të punon mikrofoni.
Anila: Mirë po e përsëris….
Doktori: Anila kalo tek pyetja e dytë, e dëgjova.
Anila: Ju keni vizituar ditët e fundit shumë shkolla duke shkelur ligjin për depolitizimin e tyre…, ndërkohë që mund tu flasësh nxënësve për cilësinë e mësimit dhe faktin qe mësueset u rrisin mesataren që t’ia raportojnë kryeministrit…
Doktori: Anilë, kalo tek pyetja tjetër…
Anila: A keni një shpjegim për reklamat që ka marrë RD…
Doktori: Tani, Anila, reklamat. Ta them unë ty. Shiko, kjo është një pyetje shumë e drejtë. Do thuash ti pse ka marrë reklama RD. Po kujt t’ia japim njoftimet për shpronësim moj zonjë, Zërit Popullit apo Koços? Po a ka shqiptar, a ka burrë dhe grua në këtë vend që të besojë se do marrë lek nga shpronësimet po t’i  botojmë tek gazetat e Ramës? Po shqiptarët më besojnë mue, besojnë RD dhe ndaj duhet t’i shikojnë aty njoftimet. Kjo është e tëra dhe s’ka asnjë prapavijë aty.
Pika 2. Pse nuk ka marrë TV Shijak…
-Jo nuk të pyeta për TV Shijakun, i tha Anila.
-Nejse, ta them unë ty. Tani Rama moj zonjë duhet t’i jepte TV Shijakut reklamë. Nuk i ka dhënë. Nuk i ka dhënë se e pengojnë Koçot e tij. Unë nuk mund t’i jepja. Jo, të jem i sinqertë, po t’i jepja unë Shijakut qoftë dhe një reklamë, do më hidheshit në fyt, do thoshte pse i dhe Shijakut se e ke tëndin.
Anila: Po ti ia ke dhënë të gjitha Sandrit Doktor?
-Shiko, Sandri nuk ka qenë imi. Jo, e dinë të gjithë këtë. E kam pasur në opozitë, e respektoj, më respekton dhe e kam trajtue si medie që e kam pasur në opozitë. Shijakun e kam pasë temin. Un nuk jam faqezi si Edi Rama tu jap mediave të mia. I kam dhënë Klanit se ka qenë medie e Ramës. Kaq. Rama duhet t’i jepte Shijakut. Pastaj mos harro, Shijaku nuk është televizion kombëtar.
Anila: Po ti i ke dhënë ABC më shumë se Top Channel-it Doktor?
-Nuk ashtë e vërtetë. ABC ka marrë vetëm ato që nuk ka pranuar Top Channel. Nuk kam çfarë i bëj. Ata kanë pretendime për orare të caktuara, kanë politikën e tyre dhe ne për të mos djegur fondet, ia kemi dhënë ABC.
Anila: Po pse nuk ja dhatë këto TV Shijakut Doktor?
Doktori: Shiko, ta thashë një herë, ne nuk financojmë mediat tona. Jo, nuk jemi Edi Rama ne.
Anila: Po pyetjet e para Doktor, s’u përgjigje.
Doktori: Anila, shiko, u përgjigja.
Anila: Nuk u përgjigje për detyrimet që ke ndaj Partisë së Punës ke qenë 22 vjet anëtar?
Doktori: Anilë, shiko. 22 vjet kam dhe me PD, duhet me pa nga e ardhmja.
Anila: Është e vërtetë që mbesat të kanë thënë gjysh mos eja në shkollë se na tallin shoqet?
Doktori: Anila, shiko, pyet Edi Ramën pse nuk shkon në shkolla. E ka inat shkollën. Jo, e di unë këtë.

No comments:

Post a Comment