Total Pageviews

Friday, October 5, 2012

Siria lëshon predha ndaj Turqisë



Siria lëshon predha ndaj Turqisë
Të paktën pesë shtetas turq mbetën të vrarë dhe dhjetë të tjerë u plagosën, pasi disa predha të ushtrisë siriane goditën qytetin kufitar të Akçakales.

Ishte kryebashkiaku ai që përhapi lajmin në mediat turke, pasditen e së mërkurës.

Ankaraja dhe Damasku janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë dhënë ende deklarata zyrtare. Zona pranë kufirit turk është shndërruar në një arenë luftimesh në Siri, për shkak të mbështetjes që marrin rebelët nga Turqia.

Duket se bombardimi ka qenë aksidental, në përpjekje për të qëlluar prapavijën e kryengritësve të Ushtrisë së Lirë Siriane.

Incidenti pritet të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tejet të tensionuara midis dy fqinjëve.

Më parë, kryeministri Erdogan ka kërcënuar autoritetet e Damaskut me një përgjigje të “vendosur dhe të fuqishme”, pasi një avion turk u qëllua nga antiajrorët sirianë, ndonëse teknikisht ndodhej në hapësirë ajrore neutrale.

Si rrjedhojë e atij sulmi, dy pilotët humbën jetën.

Aktualishjt, Turqia është duke strehuar rreth 93 mijë sirianë në kampet e refugjatëve të luftës, por besohet se 40-50 mijë më shumë mund të jenë duke jetuar në mënyrë ilegale në vend.

No comments:

Post a Comment