Total Pageviews

Wednesday, January 26, 2011

Nderohet gardisti që mbrojti flamurin

 










Kryeministri Sali Berisha ka nderuar gardistin që mori në mbrojtje flamurin që u përdor si një objekt sulmi nga manifestuesit gjatë demonstratës së opozitës.
Gjatë një ceremonie në selinë e kryeministrisë, Berisha ka deklaruar se vetëm një bandit mund ta përdorte flamurin kombëtar si një leckë.

“Një horr, një rrugac, një bandit që flamurin kombëtar e kishte për leckë ia vërviti tek këmbët. Gardisti që ishte aty mori flamurin. Flamuri i kombit nuk mund të ishte për asnjë shqiptar një leckë që të flakej në rrugë”, ka pohuar Berisha.

Ndërsa gardisti Amarildo Izeiri, i cili ia ka dhuruar flamurin kryeministrit, është shprehur se do ta mbrojë gjithmonë simbolin kombëtar të vendit.

“Këtë flamur e kam për nder që ta mbroj. E kam mbrojtur edhe në irak. Duke parë këtë flamur marr kurajë për të qendruar sa më shumë përballë turmave”, ka thënë gardisti

FMN paralajmëron mosdhënien e 200 milionëve

 













Qeverisë së re do t’i duhet t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2010 që është arritur me Fondin Monetar Ndërkombëtar që pagat të rriten më së shumti 7 deri 8 për qind, përndryshe nuk do të marrin 200 milion euro ndihmë financiare nga FMN-ja.
Ekpertët e ekonomisë thonë se planifikimet e bëra mbi shpenzimet buxhetore tejkalojnë kapacitetet e mekanizmave mbledhës të të hyrave.

Berbatov shpëtimtar i Manchester United












Manchester United, ka arritur të përmbys rezultatin nga 2-0 në 2-3, në udhëtim ndaj Blackpool. Serish kësaj radhe në skenë bullgari Berbatov, i cili arriti të shënoi dy herë brenda 15 minutash. United gjatë pjesës së parë pranoi 2 gola, por ndryshoi rrjedhën e lojës tërësisht në pjesën e dytë, pas inkuadrimit të Chicharitos. United ngushton epërsinë në 2-1, në minutën e 71-të shënon Berbatov, ndërsa 3 minuta më vonë barazon Chicharito. “Djajtë e Kuq”, edhe pas barazimit vazhduan insistimin duke kërkuar fitore, dhe atë i arritën pasi Berbatov shënon për 3-2 në minutën e 87-të. Mancheseter United  tani kryeson 5 pikë larg ndjekësit të parë Arsenal.

Valon Behrami nënshkroi kontratën me Fiorentinën









Valon Behrami ka kaluar me sukses testet mjekësore, ndërsa në orët e vona të së martës ka nënshkruar kontratën tri vjet e gjysmë me Fiorentinën. Lajmin e ka konfirmuar babai i tij, Ragipi, i cili ka qenë prezent me rastin e nënshkrimit. “Në këto momente (21:20) Valoni nënshkroi kontratën për tri vjet e gjysmë. Si Valoni, ashtu edhe drejtuesit e Fiorentinës janë shprehur të lumtur që kanë zyrtarizuar marrëveshjen”, - ka thënë për “Sport”, Behrami.
Valoni (25-vjeçar) në Firenzë kaloi nga West Hami i Anglisë, fanellën e të cilëve e veshi që nga vera e vitit 2008 kur u transferua nga Lazio. Transferi i tij tek Fiorentina kushtoi 4.5 milionë euro. Behrami do të marrë 1 milion euro për një vit. Trajner i Fiorentinës është serbi Sinisha Mihajlloviq, që sipas Ragip Behrami, ai ka pasur ‘gisht’ në transferimin e Valonit nga West Hami. “Nuk besoj se do të kenë probleme. Shikoni, futbolli nuk është politikë. Mihajloviq sigurisht se ka pasur ‘gisht’ në transferimin e Valonit në Fiorentinë. Ai është trajner dhe pyetet kur është puna për transferet e futbollistëve. Sporti i bashkon njerëzit. Luftëra anë e mbanë botës janë zhvilluar, ndërsa popujt sot në vendet demokratike jetojnë të bashkuar”, ka thënë ai.

Emanuel Adebayor lojtar i Realit

 













Kishte kohë që trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho i kishtë vënë syrin sulmuesit togolez për të përforcuar sulmin e skuadrës së tij, dhe tashmë lajmi është zyrtar dhe Emanuel Adebayor është lojtar i Real Madridit.
Së shpejti do të bëhen të ditura detajet e kalimit të futbollistit nga City, dhe për më tepër ende nuk dihet nëse ky është një kalim për të zgjidhur situaten deri në fund të sezonit kur "El Pipita" Higuain mendohet se do të kthehet në fushë apo një kambanë alarmi për largimin e Karim Benzemas.

Futbolli nuk është një lodër!


 michel platini













Për fat të keq, futbolli jeton përmbi rregullat e normës. Tani fillon një erë e re, Michel Plattini sqaron planin e tij financiar. Një miliard e 200 milion euro borxhe në vit janë të patolerueshëm: reforma ime do t'i detyrojë klubet të shpenzojnë vetëm aq sa ato mund t'ja lejojnë vetes.Me këtë janë dakord edhe pronarët e klubeve, janë të lodhur duke paguar nga një thes ma para.
Duke shpallur fillimin e kësaj iniciative të re, Plattini bëri me dije se ka ndërmend të organizojë një tjetër çmim për të zëvendësuar "Topin e Artë" të deri tanishëm.

Marty: E kreva punën time

 











Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar me shumicë votash raportin e Dick Martyt për trafikim organesh. Gjatë diskutimeve, deputetët kanë hedhur poshtë vazhdimisht propozimet e deputetëve shqiptarë dhe turq për draft raportin. Raporti është shoqëruar me miratimin e një rezolute të miratuar nga KiE. Në bazë të rekomandimeve të Komitetit për Drejtësi janë hedhur poshtë shumica e amendamenteve. Për rezolutën votuan 169 deputetë, kurse vetëm tetë ishin kundër.
Në konferencën pas miratimit të raportit, Dick Marty ka falendëruar kolegët që votuan duke shtuar se “tani e tutje i mbetet përgjegjësi organeve të drejtësisë ta ndjekin këtë çështje”. Ai ka thënë se raporti i tij nuk është kundër Kosovës, apo popullit të saj por ndaj njerëzve që kanë shkelur të drejtat e njeriut.
“Përmes raportit tim, unë nuk kam dashur të diskriminoj një vend apo një popull. Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut. Nuk ka armiqësi nga ana ime, sepse edhe fëmijët e mi kanë lidhje me fëmijë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, vendi prej nga vij unë”, ka thënë Marty.
Më tej, ai u ka thënë gazetarëve se është fakt i pamohueshëm se gjatë kohës së hyrjes së NATO-së në Kosovë, kosovarët kanë vrarë kosovarë për shkak të situatës pa kontroll. “Gjatë kohës së hyrjes së NATO-së në Kosovë, ka qenë një situatë pa kontroll. Por është fakt se në këtë periudhë kosovarët kanë vrarë kosovarë. Ne kemi bisduar me shumë kosovarë, dhe ata na kanë thënë se e dijmë për këtë punë por nuk duam të flasim. Kështu ka ndodhur edhe më herët në Francë në kohë lufrash. Ju duhet ta bëni pjesën e punës tuaj që ta zbuloni këtë”, ka thënë ai.
Marty i është kthyer edhe përmendjes së emrit të Kryeministrit të Kosovës në raportin e tij. “ Emri i Hashim Thaçit është i shoqëruar si i lidhur me shumë krime përgjatë dhjetë viteve. Tani këtyre ditëve doli edhe një raport i NATO-së që flet për këtë. Njerëzit në atë kohë është dashur të hetojnë. Sa i përket cështjes cfarë do të ndodhë pas raportit, atëherë duhet të sigurohet një hetim i drejt dhe profesional. Edhe njëherë po i kthehem cështjes së dëshmitarët janë pak të mbrojtur”, ka thënë ai

BBC nuk flet shqip

 







Shërbimi Botëror i BBC-së ka njoftuar se do të mbyllë shërbimet në pesë gjuhë - maqedonisht, portugalisht për Afrikën, serbisht, dhe shqip; si edhe shërbimin në anglisht për rajonin e Karaibeve. Kjo është pjesë e reagimit të tij ndaj shkurtimit në financimin e tij në formë Granti nga Ministria e Jashtme (Foreign & Commonwealth Office) e Mbretërisë së Bashkuar. Ky shkurtim është pjesë e një ristrukturimi të Shërbimit Botëror të BBC-së për të plotësuar objektivin prej 16 përqind në kursime që u njoftua gjatë Rishikimit të Shpenzimeve nga qeveria më 20 tetor të vitit të shkuar.
Drejtori i Lajmeve Globale të BBC-së Peter Horrocks tha: "Këto mbyllje nuk janë pasqyrim i punës së shërbimeve apo programeve individuale. Ato janë jashtëzakonisht shumë të rëndësishme për audiencat e tyre dhe për BBC-në.
"Kjo ndodh thjesht sepse duhet të bëhen kursime për shkak të shkallës së shkurtimeve në financimin nga Granti për Shërbimin Botëror të BBC-së nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dhe ne duhet të përqëndrojmë përpjekjet tona në gjuhët ku ekziston nevoja më e madhe dhe ku ne kemi ndikimin më të madh."
Të mërkurën Shërbimi Botëror pritet të njoftojë se rreth 650 punonjës të tij - një e katërta e stafit - do të humbasë vendet e punës, shumica në vitin e parë, pjesa tjetër në vitet pasardhëse

Ministria e Limajt, miliona për “Eurolab-in”

 












Monopoli i autorizuar nga Ministria e Transportit i ka garantuar përfitime milionëshe kompanisë që drejtohet nga biznesmenë që janë të lidhur me korporatën “Devolli”. Korporata ku kishin punuar udhëheqësit e firmës “Eurolab” ishte favorizuar edhe nga PTK-ja përmes kontratës  për operator virtual, që sipas hetuesve të EULEX-it e ka dëmtuar korporatën publike të telekomit.
Osman Ejupi, kryeshef i Komisionit Kosovar të Konkurrencës, thotë se mënyra se si është krijuar monopoli nga organet qeveritare shkel ligjin e konkurrencës. Ai thotë se i ka dërguar edhe një letër Fatmir Limajt. /Koha Ditore/

Deputeti i PD-së votoi PRO raportit të Martyt

 











Ilir Rusmali, deputet i Partisë Demokratike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës paraqiti 20 amandamente për raportin e Martyt, por vetëm një kaloi. Të gjitha të tjerat iu refuzuan nga deputetët e tjerë me shumicë votash. E kur në fund, raporti i Martyt u hodh në votim ashtu siç e donte zvicerani, për çudi, Rusmali e përkahu atë.
Ai iu bashkua 168 deputetëve të tjerë që votuan në favor të raportit të Martyt, që kërkon hetime për “trafikim organesh” në Kosovë. Damian Gjiknuri i Partisë Socialiste dhe Shpëtim Idrizi i Partisë për Drejtësi dhe Unitet votuan kundër raportit të Martyt, ashtu siç bënë edhe deputetët turq. Deputetët nga Republika Çeke abstenuan. Votim ishte 169 për, 8 kundër dhe 14 abstenuan

Besart Kallaku : Shita dhi e i shita të tona...veç me pa qa o tirona.

 


Është i njohur nga mbarë shqiptarët për rolet e “Gjini-t” dhe të “Ferdi-t” të Portollisë. Po ashtu siç i takon një artisti të vërtetë, ai nuk e ka kufizuar talentin e tij vetëm në rolet e programit te famshëm të humorit “Portokalli”. Veprimtaria e tij artistike shtrihet edhe në filma si “Koha e Kometës” me regji të Fatmir Koçit apo tek roli i “Fikes” në filmin “Gjallë” me regji të Artan Minarollit, gjithashtu i shtojmë kësaj veprimtarie edhe projekte te tjera për filma në vazhdim, që ai vetë i ka si plane të ardhshme.
Bëhet fjalëpër aktorin e humorit Besart Kallaku. Aktori i ri 25-vjeçar,i lindur më 20 nëntor të vitit 1985, ka mbaruar shkollën e mesme në gjimnazin “Shote Galica”, Fushë-Krujë dhe vazhdon studimet e larta për “Regjizurë”, në Akademinë e Arteve. Kur Besi ishte maturant, ashtu si dhe çdo i ri në këtë periudhë zgjedh drejtimin e jetës së tij, ai mori pjesë në kompeticionin e përzgjedhjes së talentëve të reja, Pole Position. Kjo pjesëmarrje pati shumë rëndësi në zhvillimet e mëvonshme të karrierës së tij dhe ai tregon, :”Kjo eksperiencë më shërbeu si trampolinë për të fituar audicionin në Portokalli”.
Besi ka passion udhëtimet dhe ka lëvizur shumë brenda një harku kohor të shkurtër. Këto udhëtime nuk janë kryer vetëm në përmbushje të profesionit të tij prej artisti, në turnetë verore si në skena brenda Shqipërisë ashtu edhe rreth e qark Europes e gjithashtu në Amerikë, por edhe duke lëvizur me makinën e tij personale. Ky passion i Besit shërbejnë edhe si plotësuese të egos së tij kureshtare në lidhje me historinë. Atij i pëlqejnë shumë librat historikë dhe aktualisht është në lexim e sipër të veprave të At Zef Pllumit. Ai pohon se :”Lidhja ime me historinë është unike”.Personazhi historik që ai vlerëson më së shumti dhe që e identifikon si “liderin e tij shpirtëror” është heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu(portretin e të cilit ai e ka si tatuazh në krah). Hobi i Besit ka të bëjë me sportin e vecantë të gjuetisë, i cili është konsideruar si një art më vete, për të. Ai e ushtron këtë sport, kur për një arsye apo një tjetër, gjendet në fshatin e tij të lindjes.Lidhja e ti me zotin është unike dhe në këtë kontekst, mund të gjesh rrënjët e pasionit të tij më të madh, që ka të bëjë pikërisht me koleksionimin e kryqëve të ndryshëm. ”Mendoj se posedoj rreth 200 të tillë, por më i veçanti është një dhuratë e blerë në Lisbonë nga një miku im”. E nis ditën me leximin e shtypit, pasi për të është e rëndësishme që të jetë i informuar me të rejat më të fundit, të cilat thotë, se i mer në mënyrë selektive. Ndërsa në pjesën tjetër të ditës e gjen duke u marrë më provat për spektaklin, “Portokalli”. E ndërkohë preferon që mbrëmjen ta kalojë nëpër lokalet me muzikë live.
Intervista
Sapo keni nxjerrë këngën “ Katunari Gangsta”, si ju lindi ideja për ta bërë këtë dhe cili është qëllimi saj?
Jo se e them unë por është thënë me kohë se idetë e bukura nuk lindin duke pllenuar mendjen si e si të më lindë një ide brilante, por thjesht atëherë kur nuk e pret. Mos harrojmë që  Arkimedi u ngrit lakuriq nga banjo dhe bërtiti EUREKA... dhe mua më ndodhi diçka e tillë por shyqyr që nuk dola nga banjo por nga studio... Kështu që unë isha me rroba veshur,(qesh),bëj shaka, kjo ishte një lloj rastësie gjatë kohës që isha me Stinen në studion e tij, ai futi një muzikë hip hopë dhe unë me shaka fillova ti bija përsipër me vargje humoristike. Nisi me të qeshur nga ana jonë dhe nëse e keni vënë re tashmë po qeshin të gjithë  me këte.

Kush është autori tekstit?
Bashkëpunimi im me Stinen ishte natyrshem brenda studios, pastaj ishte e gjithë dëshira ime për ti dhënë formë të re jashtë studios. Dhe një falenderim kam për vajzat kryesore të klipit : Xhensilën, Anën dhe Drilonën, për Erjon Isain me të cilin kemi bërë regjinë e klipit, Eduart Grishajn, kameramanin e klipit, dhe Erandin që bëri montazhin e klipit, nipin tim frankon që luajti kujtimin me dhinë, (qesh) gjithë pjesëmarrësit, gjithashtu dhe për të gjithë bashkëfshatarët e mi që u bashkuan me mua në xhirimet e fshatit, gjyshin me gjyshen dhe stërgjyshen në fund me përshëndetjen e saj...që në fakt nuk e di akoma se çfarë ka dashur të thoshte me atë që i thamë të bënte(qesh). Dhe një falenderim tjetër kryesor për mbështetjen që më ka dhënë miku im G.B

Që ditën e parë ka patur 80 mijë klikime,sa ju gëzon ky fakt?
E dija që do të klikohej kënga, por kurrsesi nuk e imagjinoja  një sukses të tillë. Për dy ditë kënga ka pasur 138.000 shikues në YouTube dhe është postuar thuajse në të gjitha faqet në Facebook. Në renditjen botërore për videot humoristike më të klikuara  ishte në vëndin e katërt , dhe në vend të 23 në të gjithë botën si video e dites...Sukses i paparë dhe i pabesueshëm ku në faqen kryesore të YouTube ishte e afishuar dhe video ime mbi të gjitha krejt SHQIPTARE...

A  është rinia shqiptare siç paraqitet në klip?
Unë kurrë nuk e kam mohuar dhe as e mohoj origjinën time nga fshati  dhe as nuk e kam me turp që të them që unë aty luaj veten (qesh). Kështu që dhe teksti i këngës është në vetën e parë. Domethënë “ Shita dhi e i shita të tona...veç me pa qa o tirona”. As të mos ofendohet njeri për këtë gjë. Veç shikojeni dhe shijojeni se vërtet kam harxhuar shumë mund dhe e kam realizuar me shum qejf dicka të tillë.
Mua publiku më njeh si figurë që di të dhuroj të qeshura dhe unë i kam qëndruar strikt atij produkti që unë di të prodhoj. Ndryshe është shumë  e vështirë që unë të vija me një tjeter stil, nga e bardhë s’bëhem dot e zezë me një click. Përveç vetes time në atë klip ju jeni mesuar t’i shihni dhe personazhet e mia në “Portokalli”. Unë jam pjesë e realitetit shqiptar dhe humori im si në “Portokalli” dhe në klip është si një shprehje e CHARLIE CHAPLIN : “Të jesh humorist, ironizimin nise nga vetja”. Me këtë këngë dhe klip nuk egziston kurrfarë qëllimi për të denigruar figurën e askujt dhe as nuk ka pse ofendohet askush.

Keni ndërmend ti përkushtoheni muzikës apo do ta lini me kaq?
Për mua është hera e parë që bëj një këngë, përveç periudhës së gjimnazit ku mundoheshim të imitonim grupet e huaja duke krijuar edhe ne grupet tona të hip-hopit. Dhe unë në këtë rast nuk dua të  tregoj se unë di të këndoj, as dua të tregoj se dua të këndoj, por thjesht dua të tregoj se unë di dhe dua të bëj humor,  më tej kismet. Megjithëse jam i frymëzuar momentalisht për të vazhduar më tej...

Çmendim keni për muzikën në Shqipëri, tashmë që u bëtë dhe vetë këngëtar?
(Qesh) Unë nuk jam këngëtar dhe as u bëra i tillë...Jam humorist në çdo formë të humorit...Vetë kënga është një parodi dhe nuk mund të jap një vlerësim për muzikën në Shqipëri, le t’ja lëmë ta bëjnë profesionistët këtë gjë.

Pasi u largua Agron Llakaj edhe Amarda Toska iku nga program “Portokalli”,mos vallë po zbehen vlerat e këtij programi?
Tani po e marr vesh nga ju që do të largohet Ami. Megjithatë nuk besoj se largimi i dy prezantuesve do të bëjë që ky program të mos shikohet më. Aty ka mjaft aktorë të talentuar që dinë të qeshin dhe të bëjnë të qeshin.

Si po shkon jeta juaj sentimentale?
Mund të them që jam shumë i kënaqur…
Pasioni juaj për futbollin ?
Ka vitë që e ndjek kombëtaren kudo që luan dhe jam pjesë e grupit “Tifozat kuq e zinj”. Pasioni im për futbollin është i hershëm dhe kam luajtur për një kohë të gjatë edhe vetë futboll. Me vonë pastaj ju përkushtova aktrimit, megjithatë luaj ndonjëherë me miqtë e mi kalçeto.


Ina Rama: Nuk tërhiqem nga gardistët

Ina Rama: Nuk tërhiqem nga gardistët
 



Prokurorja e përgjithshme Ina Rama ka njoftuar në një konferencë për shtyp se institucioni që ajo drejton i ka dërguar një kërkesë zyrtare ambasadës amerikane në Tiranë, për të dhënë asistencë teknike në lidhje me hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.
Kryeprokurorja, në krahë të ambasadorit amerikan, Arvizu, ka theksuar se do t’i shkojë hetimit deri në fund me ndihmën e SHBA-ve, në mënyrë që ky proçes të jetë sa më i plotë dhe i besueshëm.

“Jemi të ndërgjegjshëm se hetimi i këtyre ngjarjeve paraqet vështirësi për shkak të kompleksitetit të ngjarjes, për shkak të pëfshirjes së institucioneve shtetërore që kanë qenë me detyrë në mbrojtje të institucioneve, nevojës për të zbardhur ngjarjen dhe situatës politike. Duke ndjerë detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë për mbarëvajtjen e hetimit, kërkoj mbështetjen e ambasadës amerikane në hetimin e kësaj çështjeje, në dhënien e një asistence teknike. Kjo ka të bëjë me disa aspekte që lidhen me proçedurat e hetimit. Kjo do të sjellë që hetimi të jetë më i arrirë dhe më i besueshëm”, tha Rama.

“Kemi angazhuar të gjithë trupën e prokurorëve të rrethit gjyqësor Tiranë që kanë kryer me shumë përgjegjësi dhe përkushtim mbledhjen e të dhënave të para, pas ndodhjes së ngjarjes. Këto të dhëna janë të nevojshme t’i nënshtrohen një sërë ekzaminimesh, konkluzionet e të cilave janë shumë të rëndësishme për nxjerrjen e një hetimi të pavarur dhe të gjithanshëm, ndihma do të garantojë një standard të madh në besueshmërinë e saj”, deklaroi ajo.

Duke folur për urdhër-ndalimet ndaj efektivëve të Gardës së Republikës, prokurorja e përgjithshme ka deklaruar se ekzekutimi i tyre do të jepte më shumë detaje për zbardhjen e çështjes dhe do e bënte më të lehtë vijimin e hetimit.

“Nëse urdhër-ndalimet do të ishin ekzekutuar do të kishim pasur më shumë të dhëna për hetimin”, theksoi Rama.

“Është folur për fletë-arreste, por janë urdhëra-ndalimi të cilat lëshohen për personat e dyshuar për një vepër. Kemi pasur dyshime se këta persona kanë qenë të përfshirë në ngjarjet e të premtes. Është gjithçka për t’u verifikuar më tej dhe vetë pjesa e ekzekutimit të ndalimeve do na ndihmonte në zbardhjen e çështjes”, tha kryeoprokurorja.

“Në lëshimin e urdhërave të ndalimit kemi pasur në konsideratë edhe nenin 254 që është përfolur si një nen që na pengon në lëshimin e urdhër-ndalimeve”, sqaroi ajo.
Pyetjeve të gazetarëve për ngritjen e komisionit hetimor, zonja Ina Rama iu përgjigj kështu:

“Komisioni hetimor është një vendimarrje politike, unë nuk marr përsipër ta gjykoj. Ndërkohë do vazhdojmë të hetojmë”.

Ndërsa në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha ditët e fundit për ekzistencën e një puçi politik, prokurorja e përgjithshme deklaroi:

“Janë akuza në planin politik, presim që këto materiale të na i sjellë policia”.

Lajçak përfundon takimin me Berishën

Lajçak përfundon takimin me Berishën  

Përfundon takimi mes kryeministrit Berisha dhe të dërguarit të BE-së për zgjidhjen e krizës, Miroslav Lajçak. Në këto momente, diplomati sllovak po takohet me kryetarin e PS-së, Edi Rama.

Lajçak bisedoi më herët edhe me presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Countryman: Uashingtoni i gatshëm të ndihmojë hetimin

Countryman: Uashingtoni i gatshëm të ndihmojë hetimin

Zëvendësndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Tom Countryman u drejton një apel dy palëve në Shqipëri të qetësojnë situatën, nga e cila thotë se ka vetëm të humbur dhe nuk mund të ketë fitues. Zyrtari i lartë amerikan tha për “Zërin e Amerikës” se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara nga mundësia e përsëritjes së dhunës.

Countryman deklaroi se Uashingtoni është i gatshëm të ndihmojë për hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

“Institucionet e pavarura në vend, sipas tij, janë të afta të bëjnë hetime të besueshme. Por udhëheqësit politikë duhet të heqin dorë dhe të mos t’i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik. Ky nuk është një mjet për një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, por të bashkëpunojnë me Prokurorinë dhe të lejojnë që hetimet të vazhdojnë”, deklaroi zyrtari i lartë amerikan.

UGSH: Protestojmë ndaj dhunës policore të ushtruar mbi gazetarët në krye të detyrës

 

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh brengën e vet për ngjarjet e rënda të ditës së premte 21 janar 2011 në qendër të kryeqytetit shqiptar, ku u dëshmua se si e poshtëron, e dhunon dhe e përgjak demokracinë e vendit politika dhe klasa jonë politike.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon ashpër dhunën e egër, brutalitetin dhe veprimin shtazëror mbi gazetarë, operatorë dhe mjetet e disa mediave të cilat po kryenin punën e tyre për pasqyrimin e asaj që po ndodhte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ne gjejmë rastin të shprehim vlerësimin më të lartë për kurajon dhe guximin profesional të mediave shqiptare dhe sidomos të dhjetra reporterëve dhe fotoreporterëve që në rrezikun e madh për jetën dhe nën kërcënimin e pashembullt të asaj dite, nuk rreshtën së pasqyruari me profesionalizëm dhe qytetari, ngjarjet dhe imazhet e rënda të së premtes nga Bulevardi në qendër të kryeqytetit shqiptar.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë shpreh dhimbjen e vet për keqtrajtimin deri në përgjakje të kolegëve dhe anëtarëve të UGSH-së, gazetarit Fatos Mahmutaj, Eneid Janina dhe Elton Dono të cilët ndërsa po përcillnin në terren atë që po ndodhte përballen me goditjet e pamëshirshme të forcave policore, specialë dhe jo të tillë të cilët edhe pas pohimeve të kolegëve se janë si ata në krye të detyrës, janë dhunuar e përgjakur duke u shkaktuar trauma dhe hematoma të rrezikshme.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u drejtohet:
Ministrit të Brendshëm, zotit Lulëzim Basha,
Drejtorit të Përgjithshëm të Shtetit, zotit Hysni Burgaj
Prokurores së Përgjithshme, zonjës Ina Rama.
Të reagojnë sa më parë për ndëshkimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të atyre punonjësve të policisë së shtetit për këtë dhunë barbare mbi gazetarët, dhunë e cila rikthen kujtime të hidhura të një historie që ishte harruar prej vitesh.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, shpreh solidaritetin e fuqishëm më kolegët e dhunuar dhe u ofron atyre gatishmërinë për të hapur dhe ndjekur procesin e ballafaqimit të dhunuesve me uniformë, me ligjin dhe drejtësinë.

Tuesday, January 25, 2011

Putin: Rusia do të hakmerret ashpërsisht



Putin: Rusia do të hakmerret ashpërsisht
 








Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se terroristët që organizuan masakrën e aeropoertit të Moskës do të përballen me hakmarrjen më të ashpër të shtetit, në fjalën e mbajtur prej tij në Këshillin e Ministrave.
Një sulm kamikaz shkaktoi vrasjen e 35 personave dhe plagosjen e më shumë se 150 të tjerëve, që ndodheshin në hollin e bagazheve, një ditë më parë. Organizatat terroriste të Kaukazit të Jugut janë bërë përgjegjëse për këtë sulm.

”Krimi është mizor dhe i pashpirt”, deklaroi Putin. “Nuk kam as dyshimin më të vogël që përgjegjësit do të përballen me hakmarrjen e shtetit dhe njerëzve të Rusisë, ndërsa dëmshpërblimi për të dëmtuarit është i pashmangshëm.

Gjithçka duhet bërë për të ekspozuar dhe për të nxjerrë ata kriminelë barbarë që organizuan këtë sulm përpara Gjykatave. Është e domosdoshme që rrënjet e kësaj organizate dhe e të tjerave që planifikojnë sulme të ngjashme të likuidohen përfundimisht”.

Në fjalimin e mbajtur në mëngjes, Presidenti Dmitry Medvedev, u shpreh kritik edhe ndaj organeve të mbrojtjes apo shërbimeve sekrete, për pamundësinë e tyre në parandalimin e sulmit.

Sulmet e organizatave terroriste separatiste nuk janë një fenomen i rrallë në Rusi. Rasti më i rëndë ndodhi në 3 shtator 2004, kur 331 persona, shumica e të cilëve fëmijë, mbetën viktimë e shkëmbimit të zjarrit midis terroristëve çeçenë dhe forcave speciale, në pengmarrjen e një shkolle në Beslan, në Kaukaz.

Vret veten në mes të parkut

Vret veten në mes të parkut  


Një baba, të cilit i ishte mohuar e drejta për të parë fëmijët e tij, vrau veten dje në një park në Luton (Angli), pas 15 orësh qëndrimi me një shotgun që ia kishte drejtuar vetes. 30-vjeçari i quajtur Steven, vendosi armën në gjoksin e tij dhe qëlloi një herë duke i dhënë fund jetës.

Policët u munduan që burri të dorëzonte armën dhe gjatë negociatave ai u kishte thënë oficerëve se kjo gjë kishte të bënte më të dashurën e tij e cila nuk e linte të takonte fëmijët.

Kur Steven u rrethua nga policët e armatosur, ai vrau veten.

Amy feston në plazh emërimin për Oscar



Amy feston në plazh emërimin për Oscar
 








Aktorja hollivudiane, Amy Adams, festoi duke luajtur në plazh me vajzën e saj të vogël emërimin mes pretendenteve për fitimin e Çmimit Oscar, si Aktorja më e Mirë Joprotagoniste.
Nga entuziasmi, Adams nisi të luante me 8-muajshen Aviana, të cilën e hidhte në ajër për ta pritur përsëri në duar, por shumë shpejt kaloi në përkedhelje dhe në bërjen e fotografive, pasi fëmija shpërtheu në të qara.

Amy është nominuar më parë për këtë kategori edhe në vitet 2006 e 2009, nëpërmjet pjesëmarrjes së saj në filmat Doubt dhe Jineburg. Adams do të përballet me konkurrencën e Melissa Leo-s, për paraqitjen e saj në “The Fighter” e me Helena Bonham Carter-in, aktore në “The King’s Speech”.

Shitja e Roma-s, mungon vetëm firma

Shitja e Roma-s, mungon vetëm firma  


Shitja e klubit të Roma-s tek një grup investuesish amerikanë është e afërt dhe këtë e nënkuptoi edhe presidentja Rosella Sensi, në një deklaratë të dhënë gjatë mesditës për shtypin italian. ”Shpresoj, madje jam e sigurt, që e ardhmja e Roma-s do të jetë e ndritur. Shpresoj që puna e bërë nga familja ime në 18 vjet të vazhdojë të në japë shumë gëzime edhe në të ardhmen”’, tha Sensi, e cila me përfaqësuesit e Unicredit ndodhet në Nju Jork, për të mbyllur marrëveshjen.

Banka Unicredit është zotëruese e një pjese të mirë të aksioneve, pas huave të pashlyera që i ka akorduar verdhekuqve. Investitorët amerikanë janë zotuar të shlyejnë borxhet dhe kjo është shumë e rëndësishme, për një skuadër që rrezikonte të përjashtohej nga kompeticionet e UEFA-s në sezonin e ardhshëm, për shkak të problemeve financiare.

Në bazë të marrëveshjes, Rosella do të ketë një përqindje të papërfillshme aksionesh. Ndonëse ndarja me drejtimin e Roma-s është për të mirën e klubit, ajo përsëri do të mbetet e vështirë për të.

”Kur Roma humbte, nuk mund të dilja të dielave”, kujton pronarja. “Nëse fitonte, mund t’i kërkoja babait diçka të hënën, kur ai të mbaronte festën. A kam patur ndonjëherë ndonjë të dashur tifoz me Lazio-n? Vetëm një, por e morra vesh më vonë dhe nuk ia thashë kurrë babait”.

Berisha: Të përgatitet ushtria!

Berisha: Të përgatitet ushtria!  



Kryeministri Sali Berisha është shprehur gjatë një takimi me drejtuesit më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, si edhe gjeneralëve që drejtojnë forcat ushtarake shqiptare, se ka të dhëna për vazhdimin e një puçi, siç e cilësoi ai. (UPDATE)
Berisha u shpreh se duhet të bëjnë detyrën e tyre të përditshme dhe kërkoi që puçit t’i shtypet koka.

“Kam të dhëna se puçistët kanë vetëm një vullnet të vazhdojnë puçin. Kjo është mbi bazën e të dhënave shumë të qarta. Ju garantoj se duke qenë ju në detyrat që keni, ekzistojnë potenciale të tjera që puçit t’i shtypet koka”, është shprehur Berisha.

Duke falenderuar agjencitë e huaja për informacionet që, sipas tij, kanë ofruar, Berisha u shpreh se ka të zbardhur të gjithë komunikimin e atyre që drejtuan puçin, sipas tij, duke lexuar disa pjesë të informacioneve, por pa bërë të ditur publikisht emrat e tyre.

“Unë do ju lexoj vetëm një segment të urdhërit që jepej nga ndërtesa përballë meje: ‘Sulm, ecni, futuni brenda, mos kini frikë! Mos u trembni nga krismat se janë fishekë manovër, ecni përpara, mos u tërhiqni!’ Ndërsa tjetri pyeste: ‘T’u çojmë kallashët se porta u hap?’ Ky është vetëm një segment i atij organizimi”, tha Berisha.

Në lidhje me arrestimin e krerëve të Gardës, kryeministri u shpreh se do të pranojë hetim në gjendje të lirë, për çdo anëtar të Gardës së Republikës.

“Secili nga komandantët e Gardës do të jetë disponibël 24 orë, por në kushtet e vazhdimit të puçit, nuk mund të pranojmë që kjo të bëhet në shërbim të tij. Ndjekja e tyre e lirë, pa asnjë kufizim. Vendosja e të gjitha masave mbi bazën e një hetimi të ndershëm dhe serioz ndaj tyre, pa asnjë diskutim”, tha Berisha.

Ministri i Mbrojtjes, Imami u shpreh se ka siguruar edhe anëtarët e vendeve anëtare të NATO-s, se ushtria nuk do dalë nga kazerma, por nëse dikush i sulmon, nuk do dalë i gjallë prej andej.

“Kam bërë të qartë edhe kolegëve të vendeve anëtare se ushtria nuk del jashtë kazerme, por do i mbrojë ato. Ushtria nuk del nga Ministria e Mbrojtjes, por asnjë i gjalle nuk hyn atje”, tha Imami.

Kreu i qeverisë saktësoi se, gjatë ditës së protestës kishte sugjerime për të ndërhyrë me forca ushtarake, por u shpreh se e refuzoi këtë sugjerim.