“Kemi zhvilluar për disa muaj një monitorim dhe inspektim të vazhdueshëm për gjithë cështjet penale, si trafiqet, vrasjet dhe korrupsionin, përfshirë Gërdecin. Është turp që për këtë cështje të ketë një drejtësi të vonuar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar për qytetarët. Prandaj apeloj për një reagim të shpejtë në të gjitha mënyrat e mundshme”, deklaroi Spahiu.
Duke qenë se në raportin e inspektorëve të KLD-së avokatët janë shkaku kryesor i shtyrjeve dhe zvarritjeve të këtij procesi, KLD rekomandon se duhet të rriten kompetencat e gjyqësorit për të marrë masa ndaj mbrojtësve të të pandehurve.
“Së dyti, është një numër i pazakontë të pandehurisht, 29 vetë nën akuzë, pra një numër shumë i madh. Dhe së treti, kjo cështje është vonuar nga shkalla në shkallë. Nga Gjykata e Lartë, ku nuk u shqyrtua dhe u dërgua në shkallën e parë”, nënvizoi Spahiu.
Duke qenë se disa nga avokatët në seancat e mëparshme kanë munguar, në formë proteste pas mosmarrjes parasysh të kërkesës së tyre që t’u llogariteshin afatet e paraburgimit të të pandehurve, i pyetur nga TCH Spahiu tha se janë bërë inspektime edhe në gjykatat që kanë shqyrtuar këto kërkesa, por rezultatet nuk mund të bëhen publike derisa për këtë cështje të shprehet edhe Gjykata e Lartë
No comments:
Post a Comment