Total Pageviews

Saturday, January 22, 2011

Rezultatet kampionati gjerman




























 Finished
Bayern Munich
Kaiserslautern



Finished
Borussia Dortmund
VfB Stuttgart



Finished
Freiburg
Nurnberg



Finished
Hannover 96
Schalke 04



Finished
Mainz 05
Wolfsburg




Rezultatet kampionati anglez

 Finished
Wolverhampton
Liverpool



Finished
Arsenal
Wigan



Finished
Blackpool
Sunderland



Finished
Everton
West Ham



Finished
Fulham
Stoke



Finished
Manchester United
Birmingham



Finished
Newcastle
Tottenham

Demonstrata, në pranga një civil i armatosur 22/01/2011 18:55



Demonstrata, në pranga një civil i armatosur
 








Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetas që ka qenë i armatosur gjatë demonstratës së djeshme përpara Kryeministrisë.
Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Sajmir Muçaj, shtetasi Gjin Pjetër Ndreu, lindur dhe banues në Shkodër, ka qenë i armatosur me armë zjarri tip pistoletë dhe ka tentuar të futej në Kryeministri.

“Materialet në ngarkim të tij kanë kaluar për hetime të mëtejshme”, tha Muçaj.

Drejtori i Policisë së Tiranës nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje ekzekutimin e 6 urdhër-arresteve të nxjerra nga Porkuroria për punonjësit e gardës, që akuzohen për vrasjen e tre personave gjatë demonstratës së djeshme.

Friday, January 21, 2011

Demonstrata para Kryeministrisë, 3 të vrarë me armë zjarri, dhjetra të plagosur

demonstrata 1















Demonstrata sot. Ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" mijera demonstrues protestuan nën slloganin "Berisha dorëzo bllokun". Shishe me gaz lotsjellës drejt policisë. Policia kundervihet më shkopinj gome. Pas 1 ore proteste, degjohen te shtena ne ajer nga policia, pas mësymjes që turma bëri drejt kryeministrisë. Spitali Ushtarak konfirmon 3 viktima dhe dhjetra te plagosur

Demonstrata, shkon në tre numri i viktimave

 

















Tre persona humbën jetën të vrarë në afërsi me armë zjarri, gjatë protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.
Shefi i Urgjencës së S
pitalit Ushtarak, njoftoi se fillimisht kanë mbërritur në spital dy persona pa jetë, të identifikuar si Viver Veizi, 43 vjeç nga Gjirokastra dhe viktima e dytë, Hekuran Deda nga Dibra.

Personi i tretë që humbi jetën në spital është ende i paidentifikuar. Sipas burimeve spitalore, ai është qëlluar me snajper.

Ndërkohë që numri i të plagosurëve është disa dhjetra persona.

Në gjendje më të rëndë ndodhen 22 persona me trauma të ndryshme në trup.

Ndërkohë që burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme konfirmuan se, nga përdorimi i gurëve dhe sendeve të forta, janë plagosur 10 efektiva të policisë, ndërsa më shumë se 100 të tjerë janë të plagosur.

Pesë prokurorë të Tiranës, kanë nisur hetimet e tyre dhe fillimisht kanë marrë në pyetje të gjithë të shoqëruarit në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Prokurorët nuk kanë bërë të ditur ende asgjë zyrtarisht, ndërkohë që ekzaminimi i parë mjekësor, ka bërë të ditur se dy prej të vdekurve janë qëlluar me armë të kalibrit të vogël, pistoletë, ndërsa një prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri në kokë.

Gjithçka do të zbardhet pasi të kryehet edhe autopsia e viktimave.

Thursday, January 20, 2011

Collina, gjyqtari më i mirë i 25 viteve

Collina, gjyqtari më i mirë i 25 viteve
 
Ish-gjyqtari italian i futbollit, Pierluigi Collina, u zgjodh si më i miri i 25 viteve të fundit, në bazë të studimit të publikuar nga Federata Ndërkombëtare e Statistikave të Futbollit, IFFHS.
Lista i përket periudhës 1987-2011 dhe ajo është plotësuar në bazë të pikëve që i janë dhënë çdo arbitri, në disa disiplina të ndryshme, si numri i gabimeve arbitrale apo rëndësia e ndeshjeve të drejtuara.

Në vendin e dytë renditet gjermani Markus Merk.

Interi, fitore e vështirë me Cezenën

Interi, fitore e vështirë me Cezenën  

Inter fitoi ndaj Cezenës me rezultatin 3-2 në takimin e prapambetur të javës së 16 të kampionatit italian. Kampionët e Italisë, vuajtën përballë skuadrës modeste, në të cilën luan edhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani, që shënoi një supergol në këtë sfidë, atë të shkurtimit të rezultatit në 2-1 në minutën e 23 të takimit. 6 minuta më vonë shënoi edhe Gicharini që coi në 2-2 rezultatin për pjesën e parë. Më herët për Interin kishte shënuar Eto’o dhe Milito, përkatësisht në minutat e 14 dhe të 15.

Pak sekonda nga nisja e pjesës së dytë Chivu shënon golin që rikthen zikaltërit në avantazh dhe u siguron atyre trepikëshin që i ngjit në kuotën e 35 pikëve, 6 më pak se Milani kryesues, por që ka një ndeshje më shumë.

Kinë, rritja ekonomike për 2010, 10.3 përqind

Të dhënat zyrtare nga qeveria kineze, flasin për një rritje ekonomike prej 10.3 përqind në vitin 2010. Rritja është më e mirë se ajo e vitit 2009, vit ku u regjistrua rritja 9.6 përqind. Viti 2010 ishte edhe vitit kur Kina do të zinte vendin e dytë në renditjen e ekonomive më të fuqishme të globit, fill pas SHBA-së e duke lënë pas Japoninë.

Publikimi i të dhënave ka ardhur teksa presidenti kinez po zhvillon një vizitë zyrtare 4 ditore në SHBA, ku nënshkroi edhe disa marrëveshje ekonomike prej 45 miliard dollarësh në total me SHBA-në.

Wednesday, January 19, 2011

Demonstrata e 21 janarit

Demonstrata e 21 janarit

Demonstrata e paralajmëruar nga opozita për ditën e premte më 21 janar nuk do të jetë njësoj si organizimet e mëparshme të saj.
Ajo ndryshon nga emri, demonstratë dhe jo protestë, nga mënyra se si do të fillojë me grumbullimin dhe njerëzve dhe si do të vazhdojë më tej.

Në këtë rast nuk do të ketë një pikë takimi të caktuar, por demonstruesit do të grumbullohen në orën dy në rrugë të ndryshme të kryeqytetit për t’u drejtuar më pas në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Një tjetër ndryshim me organizimet e mëparshme është fakti se këtë herë në vendin ku do të bashkohen turmat në bulevard nuk do të ketë të vendosur asnjë qendër zëri, podium apo gjithçka tjetër që ka të bëjë me formën normale të manifestimeve të shkuara.

Në demonstratë nuk do të ketë fjalime nga krerët e opozitës, çka në një mënyrë është pohuar në daljet e fundit edhe nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama i cili ka theksuar se PS dhe opozita do të jenë në rrugë bashkë me njerëzit jo si drejtues, por si pjesë normale e popullit.

Në demonstratë nuk do të ketë flamurë partiake apo pankarta forcash të ndryshme pasi, sipas organizatorëve, ajo do të jetë tërësisht jo për marrje pushteti politik, ndaj i është bërë thirrje për t’u bashkuar jo vetëm të majtëve, por edhe të djathtëve.

Një tjetër ndryshim me organizimet e mëparshme është fakti se kjo demonstratë nuk parashikohet të paktën deri në këto momente të jetë maratonë, pra të zgjasë me ditë.

Juventus gjen një “skuadër të pathyeshme”

Juventus gjen një “skuadër të pathyeshme”
 

Ndërsa Juventus-i i vërtetë është duke kaluar një periudhë jo të mirë, drejtuesit mund të kenë gjetur mjetin për t’u rikthyer tek fitorja, një formacion prej 11 bukuroshesh që mbështesin skuadrën.
Pas “debutimit” të tyre në fitoren 2-1 kundër Bari-t, vajzat mund të përdoren më shpesh për të shpërqëndruar kundërshtarët e ardhshëm të bardhezinjve.

Kidman bëhet përsëri nënë

Kidman bëhet përsëri nënë  


Nicole Kidman është shndërruar përsëri në nënë, pasi adoptoi një fëmijë të braktisur, u lajmërua gjatë ditës së sotme.

Faith Margaret lindi në 28 dhjetor 2010, nga një nënë, identiteti i së cilës nuk zbulohet. Aktorja australiane dhe bashkëshorti Keith Urban, të dy 43 vjeç, shprehën “gëzimin e pakufishëm” në një deklaratë të përbashkët.

Faith do të jetë motra e vajzës së tyre Sunday Rose, dy-vjeçare. Nicole ka adoptuar edhe dy fëmijë të tjerë më parë, atëherë kur ishte e martuar me Tom Cruise.

Përzgjedhja e talenteve



Përzgjedhja e talenteve
 








Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar pak ditë më parë një grumbullim selektiv për talentet e reja në Zvicër, ku ishin ftuar rreth 150 fëmijë që aktivizohen në kampionatin zviceran e që mund të jenë një kontigjent i nevojshëm për të ardhmen e ekipeve tona zinxhir të përfaqësueses.
Të pranishëm në këtë grumbullim, veç specialistëve, kanë qenë të pranishëm trajneri i përfaqësueses Josip Kuzhe dhe shefi i zyrës së zbulimit të talenteve Redi Jupi.

“Ftesës sonë iu përgjigjën rreth 70 lojtarë. 60 lojtarë u paraqitën në datë 14 janar dhe 10 lojtarë të tjerë që u paraqitën në ditën e fundit. Qëllimi është që t’i bindim këta fëmijë që të luajnë për Shqipërinë sepse në fund të fundit ata janë shqiptarë. Përderisa ata janë paraqitur në këtë grumbullim unë mendoj se ia kemi arritur këtij qëllimi”, theksoi Redi Jupi, shef i zyrës së zbulimit të talenteve.

Pritet që selektorët e pranishëm në këtë grumbullim do të bëjnë një raport të përgjithshëm për të gjithë fëmijët e pranishëm, nga njëra anë për t’i kthyer një përgjigjë zyrtare për selektime të ardhshme dhe nga ana tjetër për të përgatitur dokumentacionet e nevojshme që këta fëmijë në rradhë të parë të përfitojnë një pashaportë shqiptare.

Prifti: Kam frikë të vazhdoj i vetëm



Prifti: Kam frikë të vazhdoj i vetëm
Ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund denoncimit të aferave të paligjshme që mbajnë firmën sipas tij të Ilir Metës. “Është një betejë historike kundër korrupsionit, për një politikan të korruptuar që me tre vota mban në këmbë qeverinë më të korruptuar dhe më hajdute që po rrënon popullin”, ka pohuar Prifti.

Sipas tij, justifikimi i Metës dhe i qeveritarëve të tjerë se videoja është e montuar janë një farsë.

“I vetmi justifikim i Metës dhe qeveritarëve të tjerë është se videoja është një montazh. Ata nuk guxojnë të përballen me të vërtetën që zëvendëskryeministri i vendit bën afera duke ofruar 7%, ose bën anulimin e një ankandi, atë të naftës, që të fitojë miku i tij”, është shprehur Prifti.

Ish-ministri ka theksuar se videoja është tërësisht orgjinale dhe këtë e vërteton transmetimi i saj nga Top Channel, ku nuk ka pasur asnjë ndërprerje.

“Videoja që unë kam regjistruar është e paprekur dhe e pamanipuluar. Loja e montazhit nga Meta bëhet vetëm për të fituar kohë, për të blerë mediat dhe drejtësinë. Unë mbaj përgjegjësi morale, politike dhe penale nëse videoja është sadopak e prekur. Për fat të mirë, regjistrimi tregon orën dhe sekondat dhe kur TCH e dha të plotë, asnjë sekond nuk lëvizi. Prandaj, nuk ka nevojë për prokurorë nga Amerika apo Evropa, pasi shqiptarët e kanë orën në ekran”, ka nënvizuar Prifti, i cili ka reaguar edhe ndaj akuzave të bëra dje nga Meta në Parlament.

“Ka nxjerrë edhe një shënim që unë kam bërë një memo muaj para videos. Unë për shkak të hetimit nuk i bëj publike datat. Nuk ka asnjë jurist, nuk ka asnjë shans që ai të gënjejë shqiptarët”, ka theksuar Prifti.

Ai ka paralajmëruar se në ditët e ardhshme do të dorëzojë në prokurori materiale të reja që tregojnë pasuritë e paligjshme të Metës, brenda dhe jashtë vendit.

“Unë këto ditë do të shkoj sërish në prokurori me një dosje të re për Metën, ku do denoncoj aferat e tij në 3 muaj kur unë kam qenë ministër. Ai ka bërë kërdinë. Do tregoj pasuritë e tij të paligjshme brenda dhe jashtë Shqipërisë”, ka deklaruar Prifti.

Ai ka ripohuar se qeveria aktuale është më e korruptuara dhe ka ritheksuar se koalicioni mes PD dhe LSI-së duhet të prishet sa më parë.

Sipas Priftit, korrupsioni mban në këmbë qeverinë aktuale, me Metën që i bën shantazhe Berishës me votata e tij në Parlament.

“I bëj thirrje edhe Berishës që të vërë interesat e kombit mbi të tijat. Koalicioni me LSI duhet të prishet. Mjaftojnë vetëm provat e mia që ky koalicion të prishet. Meta i bën shantazhe Berishës me 3 votat e tij në Parlament. Meta e di që nuk e voton më njeri partinë e tij dhe po përgatitet të blejë votat në zgjedhjet e ardhshme”, ka deklaruar Prifti.

Më tej ai ka folur edhe për një marrëveshje të fshehtë që Meta kishte bërë me Ramën, përmes komunikimeve të fshehta me sms.

“Meta ka pasur marrëveshje me Ramën, por nuk mendonte që vota ime do të ishte për PD-në. Kam një sms në celular. Meta dhe Rama komunikonin me sms përmes një korrieri dhe ajo thotë: “Vëlla, si e degjeneruam Tan Priftin do t’ia u bëjë të gjithëve sepse janë të korruptuar”. Por pasi unë ia dhash votën time PD-së, Meta ndryshoi qëndrim”, ka shtuar Prifti.

Por nga ana tjetër, ai ka bërë të ditur se edhe vetë ka komunikuar me Ramën dhe nuk e ka përjashtuar një bashkëpunim të mundshëm me PS.

“Jam takuar me zotin Rama dhe me disa deputetë të PS. Kam disa variante, të bashkohem me PS, të krijoj një forcë të re opozitare, si dhe të largohem nga kjo politikë e qelbur dhe të shoh hallet e mia”, ka shtuar Prifti.

Por ai ka kërkuar mbështetje për t’i shkuar më tej kësaj cështjeje, pasi përpara ka shumë rreziqe. “Unë po bëj një politikë opozitare dhe kam nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Po bëhet një plan për eleminimin tim fizik”, është shprehur ai.

Monday, January 17, 2011

Berisha: Këlyshët e bllokut nuk kafshojnë



Berisha: Këlyshët e bllokut nuk kafshojnë
Kryeministri Berisha i është përgjigjur deklaratave të kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, duke përdorur një ton të ashpër ndaj tij.
“I nderuar zoti Ruci, kulishët e bllokut lehin dhe nuk hanë, zogjt e bunkerit nuk fluturojnë”, ka deklaruar Berisha, i cili i ka kujtuar Rucit edhe episode të së kaluarës.

“Me rroba grash je larguar ti nga Shqipëria. Me rroba grash të ka denoncuar kryetari yt. Ia ke mbathur me kostum grash. Pse i veshe është puna jote. Por për kërcënimet po ta them: këlyshët e bllokut dhëmbë nuk kanë dhe nuk kafshojnë. Ti vetëm sa nxorre fytyrën si legen”, i është drejtuar Berisha Rucit.

Wikipedia mbush 10 vjeç

Wikipedia mbush 10 vjeç Wikipedia ka festuar 10 vjetorin e krijimit, duke zhvilluar një ceremoni festive në SHBA.
Enciklopedia e lire online e themelues nga Jimmy Wales ka filluar aktivitetin e saj më 15 janar 2001.

Në atë kohë asnjë nuk e dinte se mekanizmi i kontributeve wiki do të kishte funksionuar dhe nëse përmbajtja e tyre do të ishte e besueshme.

Sot Wikipedia është bërë një burim i rëndësishëm informacioni për miliona argumente.

Ajo është një ndër 10 faqet më të vizituara në botë.

Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay

Schwarzenegger: Nëna mendonte se isha gay 
Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, deklaroi se kur ishte adoleshent nëna e tij mendonte se ishte homoseksual.
Kjo për faktin se aktori mbante në dhomë postera këngëtarësh dhe aktorësh.

“Nëna ime ishte shumë  e shqetësuar për këto foto të varura në mur. I tha mjekut të familjes që të fliste njëherë me mua”, tha Schwarzenegger për një revistë austriake.

Mjeku e qetësoi nënën e aktorit duke i thënë se edhe adoleshentë të tjerë i mbushnin dhomat me foto të ‘Beatles’.

Arnold bëri të ditur gjithashtu se po studion disa skenare dhe se do të rikthehet të interpretojë në filma me buxhet të vogël, por që do të arrijnë t’i japin kënaqësi si aktor.

Barcelona, gjysëm kampionati rekord

Barcelona, gjysëm kampionati rekordBarcelona fitoi titullin e kampionit të dimrit në përfundimin e fazës së parë të kampionatit spanjoll dhe vendosi një rekord të ri me paraqitjet e realizuara në 19 ndeshjet e deritanishme.
28 janë ndeshjet radhazi të Barçës pa pësuar humbje, ndërsa titulli honorifik i kampionit të dimrit është fituar 21 herë të tjera prej katalanasve. Megjithatë, ata asnjëherë nuk kishin mundur të bënin diçka të tillë me një diferencë të tillë ndaj kundërshtarëve.

52 pikët nuk ishin grumbulluar asnjëherë kaq shpejt prej skuadrës, ndërsa 28 ndeshje pa humbje përmirësojnë rekordin e 27 të tillave të sezonit 1973-74. (rekordi i Real-it është prej 26 ndeshjesh pa humbje në sezonin 1960-61).

Ligji i “kampiones së dimrit” ka rezultuar pothuajse gjithmonë efikas në vitet e fundit, me skuadrën që ka përfunduar në vendin e parë në fundin e fazës së parë, pothuajse gjithmonë kampione në fund të vitit.

Në dhjetë sezonet e fundit, shtatë herë skuadra e përfunduar në krye në gjysmën e kampionatit ka arritur të shpallet kampione e Spanjës.

KLD: “Gërdeci”, situatë skandaloze

KLD: “Gërdeci”, situatë skandaloze
Në të njëjtin orar kur nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë doli para medias për të bërë apel si dhe për të dhënë alarmin për bllokimin e procesit të Gërdecit, trupa gjyqësore që drejton këtë gjyq tentoi të zhvillojë procesin por sërish dështoi. Nënkryetari i KLD-së e konsideroi situatën si skandaloze, ndërsa i pyetur nga TCH se si mund të zgjidhet ky ngërc që ka kapur gjyqin më të rëndësishëm në vend u përgjigj se, nga inspektimi i bërë në gjykata janë bërë edhe rekomandimet që duhet të aplikohen me urgjencë.

“Kemi zhvilluar për disa muaj një monitorim dhe inspektim të vazhdueshëm për gjithë cështjet penale, si trafiqet, vrasjet dhe korrupsionin, përfshirë Gërdecin. Është turp që për këtë cështje të ketë një drejtësi të vonuar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar për qytetarët. Prandaj apeloj për një reagim të shpejtë në të gjitha mënyrat e mundshme”, deklaroi Spahiu.

Duke qenë se në raportin e inspektorëve të KLD-së avokatët janë shkaku kryesor i shtyrjeve dhe zvarritjeve të këtij procesi, KLD rekomandon se duhet të rriten kompetencat e gjyqësorit për të marrë masa ndaj mbrojtësve të të pandehurve.

“Së dyti, është një numër i pazakontë të pandehurisht, 29 vetë nën akuzë, pra një numër shumë i madh. Dhe së treti, kjo cështje është vonuar nga shkalla në shkallë. Nga Gjykata e Lartë, ku nuk u shqyrtua dhe u dërgua në shkallën e parë”, nënvizoi Spahiu.

Duke qenë se disa nga avokatët në seancat e mëparshme kanë munguar, në formë proteste pas mosmarrjes parasysh të kërkesës së tyre që t’u llogariteshin afatet e paraburgimit të të  pandehurve, i pyetur nga TCH Spahiu tha se janë bërë inspektime edhe në gjykatat që kanë shqyrtuar këto kërkesa, por rezultatet nuk mund të bëhen publike derisa për këtë cështje të shprehet edhe Gjykata e Lartë

Ruci-Berishës: Po ikën nga mendtë

Ruci-Berishës: Po ikën nga mendtë
Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci u është përgjigjur akuzave që kryeministri Berisha i bëri kreut të PS Edi Rama lidhur me jetën private të tij.
Ruci është shprehur se me deklaratat e tij, Berisha jo vetëm që ka treguar degradimin e qeverisjes, por edhe qëndrimin e tij indiferent ndaj nevojave të qytetarëve shqiptarë, që po e shohin më së miri korrupsionin në radhët e kabinetit të tij.

“Ne i bëmë një ofertë sot kryeministrit, që të ikë e të largohet. Dhe tani mund të themi se Berisha po ikën, por po ikën nga mendtë. Sot, ti Berisha ike me ato që shqiptarët panë e dëgjuan. Sot shqiptarët panë e dëgjuan se si ti edhe mund të vjedhësh, por edhe mund të tallesh. Edhe mund të vjedhësh, por edhe mund të cirresh, të shash, të mashtrosh dhe të lësh Shqipërinë pa integrim dhe të jesh krenar. Edhe të jesh i korruptuar edhe të betohesh për ndershmëri”, i është drejtuar Ruci-Berishës.

Deputeti socialist, në emër të partisë së tij, ka ripërsëritur apelin ndaj qytetarëve shqiptarë për një pjesëmarrje sa më masive në protestën e 21 janarit.

“U bëj thirrje të gjithë arsimtarëve, që më 21 janar të marrin në dorë fatin e tyre, u bëj thirrje mjekëve e infermierëve, që nuk kanë marrë ende rrogat e dhjetorit, që të jenë më datë 21 dhe ne do jemi aty bashkë me ta. 21 janari nuk është protesta për ardhjen e PS në pushtet, por është protesta kundër kësaj qeverie. Ky kryeministër, që duhet të kishte një fije mend për të kërkuar ndjesë për atë shfaqje të ndyrë, ka marrë peng Parlamentin. Nuk ka për të pasur demokraci dhe parlamentarizëm pa u larguar ky njeri”, ka theksuar Ruci.

Më tej ai u ka drejtuar edhe një apel deputetëve të mazhorancës. “Deputetë të mazhorancës, juve s’keni faj sepse Berisha tallet edhe me ju dhe nëse keni ndopak guxim jeni ju që duhet të reagoni të parët”, ka thënë Ruci. Seanca po vazhdon edhe pas fjalës së tij e tensionuar me kryeministrin që përdor një fjalor që iriton deputetët e opozitës.

Incredible Roberto Carlos Corner kick goal v Portuguesa!