Total Pageviews

Wednesday, December 29, 2010

Shqipëri: Bie çmimi i banesave

Banka e Shqipërisë ka konfirmuar uljen e çmimit të banesave të paktën me 0.8 për qind. Tregu i ndërtimit, ndryshe nga parashikimet, paraqitet në krizë këtë fundvit. Edhe ardhja e emigrantëve nuk ka ndryshuar asgjë në këtë treg.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë që i përkasin tremujorit të tretë dhe parashikimeve deri në fund të vitit tregojnë se, niveli i çmimit të banesave ka rënë në masën 4.1 % në krahasim me një vit më parë, raporton sot gazeta “Mapo”.
Ndërsa duke iu referuar statistikave të tremujorit të tretë të 2010-ës, niveli i çmimeve të shitjes së banesave ka rezultuar me 0.8 për qind më pak, duke vijuar prirjen ngadalësuese të ndryshimeve vjetore, të nisur që nga tremujori i tretë i
vitit 2009.
Banka e Shqipërisë gjykon nga analizat e bëra se rënia e çmimeve të banesave vlerësohet të jetë shkaktuar nga kontraktimi i kërkesës në një shkallë më të lartë sesa oferta. Duke filluar nga tremujori i tretë i vitit 2009, ecuria e ngadaltë e kërkesës private në ekonomi në përgjithësi, sipas institucionit financiar, është shoqëruar edhe me rënien e kërkesës për blerje banese dhe burimet e financimit të kësaj të fundit nga remitancat dhe nga kredia për blerje banese, kanë ardhur në rënie.
Sipas Bankës së Shqipërisë, oferta për banesa është kushtëzuar nga rënia e numrit të lejeve të ndërtimit si dhe nga kushtet e shtrënguara të kreditimit të aplikuara nga bankat e nivelit të dytë.

No comments:

Post a Comment