Total Pageviews

Thursday, January 6, 2011

Seksi, bukuri dhe shëndet !


Stresi, pagjumësia dhe pesha e tepërt mund të jetë vetëm një e kaluar për ju nëse keni një marrëdhënie seksuale të rregullt. Këto janë përfundime të nxjerra nga disa hulumtime. Vitet e fundit janë bërë shumë studime që konfirmojnë nevojën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale.  Të gjithë duam që të jemi në formë të mirë dhe të shkëlqyer. Këtë e bën vetëm dashuria. Ky është një detaj shumë i rëndësishëm sidomos për femrat. Shkaku kryesor, i cili ndikon për kënaqësi në dashuri dhe në seks është të tajiturit e sasisë së dyfisht të hormoneve të ostrogenit.
Shumë femra kanë stres kur në fytyrën e tyre fillojnë rrullat e para. Seksi është më i bukur sesa kremet e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmueshme dhe më e shtrënguar, më saktë më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken.
Doni të keni një trup sa më të bukur? Të kryerit të marrëdhënieve seksuale ju vjen në ndihmë. Seksi ndikon  në mbajtjen e vijës së trupit bilonjë. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhome. E me këtë kjo paraqet edhe njëfarë kënaqësie.

Seksi ndihmon në zhdukjen e depresionit. Edhe disponimi përmirësohet pas seksit, bile zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë. Në shtrat mund ta zvogëloni rrezikun nga ngushtimi i enëve të gjakut. Gjatë kohës sa keni marrëdhënie seksuale formohet hormoni që e zvogëlon tensionin e gjakut.
Vuani nga pagjumësia?
Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t’ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa hapat për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë, sigurisht nja 25% më mirë e më gjatë.
Jeni me grip? Vuani nga asma apo nga alergjitë?
Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër flamës dhe kundër gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në shërimin e astmës dhe të alergjisë.
Loja me buzët  është një stimul shumë i mirë për marrëdhëniet seksuale. Puthjet e lehta me gjuhë ndikojnë në tajitjen e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi dhe bigorri (guralecët) e dhëmbëve.

Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psiqikisht më stabilë dhe më të kujdesshëm. Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë.
Nëpërmjet marrëdhënieve seksuale ju i jepni fund dietave për dobësim. Nuk ka dietë më të mirë se seksi për të hequr kilogramert e tepërta.
Në seks më së miri stërviten muskujt e barkut dhe të prapanicës. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bëhet edhe më e fortë dhe e ngrejtur, më saktë më e ndërtuar dhe ka një pamje të mrekullueshme, të cilën e merr pas seksit intensiv.
A doni të mos plakeni kurrë?
Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e mplakjes (të moshuarit) dhe e kthjellojnë mendjen, d.m.th. nuk bëheni të harrueshëm dhe e ndalon mplakjen e parakohshme.

Celuliti është një tjetër problem që streson femrat. Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë. Seksi u jep një pamje të bukur kofshëve dhe këmbëve.
Komunikimi në çift është gjithçka. Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka. Këtë gjë e dinë më mirë  sportistët. Sportistët e dijnë tashmë edhe atë që një kohë të gjatë se pas mesnatës së suksesshme të seksit dhe të dashurisë reaksionet janë thjesht më të mira.
A e dini se kush vuan më shumë nga zemra? Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës i godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër (pra ata që merren më pak me seks). Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt, pas këtij infarkti e ndërpresin jetën seksuale të rregulltë, nga frika më tepër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se të provoni, këshillohuni me mjekun.

Seksi ju bën shumë tërheqës dhe joshës (ngashnjyes). Kur dashuron shumë, nënkuptohet se bën seks edhe më shumë e më shpesh, dhe me këtë rast krijohen fenomene të një seksi parfumi të butë, me aromë të mirë dhe joshëse, por shumë të rëndësishme. Femrat i bën të dëshirueshme, kurse meshkujt më të furishëm (më agresivë).
Nxitësit e dëshirës seksuale
Në qoftë se dëshironi të nxisni përgjigje seksuale, duhet patjetër të përdorni disa parfume të caktuara. Mbajtja mend e aromave është shumë më e fuqishme se format e tjera të rikujtimit.
Mund të përdorni aroma të posaçme si afrodiziak dhe stimulanse. Në dhomën e gjumit aromat më të mira janë livanda, lotusi, vanilja, vjollca dhe qelibari i verdhë.
Vërshoni dhomën tuaj me qirinj aromatikë, me çarçafë të rinj dhe të pastër, me lule, parfume, temjan dhe vaj. Kujdes: mos e teproni. Një deri në dy aroma mjaftojnë.
Mos harroni të mësoheni me aromën e trupit tuaj. Ajo aromë e ëmbël, e butë e seksit, ajo aromë e hormoneve të zjarrta të cilat mbeten në trupin e saj pas shkuarjes suaj.
Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin.
Afrodiziak është çfarëdolloj substance apo aktivitet që ngjiz dëshirën për dashuri. Disa kanë pikënisje shkencore, por tek shumica e tyre vepron impulsi i imagjinatës. Çdo kulturë dhe secili nga ne vepron përpara tyre, por sipas mënyrës së tij. 
Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin. 
E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen më pak nga sistemi tretës dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithçka që na rrethon është më tepër një ëndërr, iluzion, gënjeshtër. Duke ju referuar ushqimit dhe seksualitetit, natyra posedon një minimum shumë të thjeshtë i destinuar për individin dhe specien. Imagjinata është një demon i qëndrueshëm dhe ka shumë rëndësi në botën seksuale.

No comments:

Post a Comment