Total Pageviews

Wednesday, December 15, 2010

Shqiptarët pa viza në Europë

Hyn në fuqi vendimi për liberalizimin e vizave. Nga ora 00:00 e në vazhdim, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në të gjitha vendet e anëtare të hapësirës Shengen.
Me liberalizimin e vizave, shqiptarët mund të lëvizin në hapësirën e Shengenit, që praktikisht janë të gjitha vendet e Bashkimit Europian, me përjashtim të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, ndërsa mund të lëvizin edhe në Zvicër, Norvegji dhe Islandë, maksimumi për 90 ditë nga data e hyrjes, brenda një periudhe prej 180 ditësh.
Ata që udhëtojne lirisht në vendet e zonës Shengen me pasaportë biometrike nuk duhet të dëshmojnë kushte të veçanta financiare ose administrative, megjithatë duhet të kuptohet që mbeten në fuqi të gjitha rregullat standarde për ardhjen e qytetarëve të vendeve të treta.
Pra mund të ndodhë që me mbërritjen në kufi mund të kërkohet që të dëshmohet shuma e parashikuar për shpenzimet e udhëtimit ose mund të kërkohet që të tregohet saktë qendrimi ose vendndodhja e vendbanimit.
Nuk duhet harruar që këto rregulla të reja do të vlejnë vetëm për të udhëtuar për periudha të shkurtra, ato nuk japin mundësine për të qendruar më shumë se tre muaj ose për të gjetur punë.
Për këtë duhet paraqitur kërkesa për një vizë afatgjatë pranë ambasadës ose konsullatës së vendit të zonës Shengen ku dëshirohet të shkohet.

No comments:

Post a Comment