Total Pageviews

Saturday, January 15, 2011

Alban Skenderaj : Kurre me ne festival!

1-Keni marre pjese ne festivalin e RTSH dhe keni dale i dyti. Jeni merzitur qe keni marre vetem  vendin e dyte?
ne kishim hyre ne gare me deshiren e madhe per te fituar keshtu qe eshte normale qe kemi zhgenjim,mgjth koha zbut gjithcka.kishim shume plane duke marr parasysh qe ishte ne gjermani,shume mundesi qe te benim nje megapromovim te kenges shqiptare atje,gje qe mbas shume pikepyetjesh ndaj rrymave apo stileve fituese ne ESC eshte per mendimin dhe eksperiences se njerezve qe kane punuar gjate me kete eveniment me e rendesishmja.
2-Ka patur zera para festivalit se cmimi do ti shkonte ciftit Alban Skenderaj-Miriam Cami, i keni degjuar dhe a ju kane bere pershtypje?
normale qe po,madje na kane shqetesuar shume.nuk jemi tipa qe jemi mesuar te jemi pjese e ketyre thashethemeve ordinere,qe jane te zakonshme ne shqiperi por jo per ne!
3-Para festivalit Linda Halimi eshte larguar nga konkurrimi pasi sic ka deklaruar ajo cmimi ishte paracaktuar?Si mendoni mund te jete e vertete?
ata qe e larguan e paskan ditur mire qe ishte thashethem:) se di,gjithsesi ka qene nje vendim i drejt.eshte e pa konceptueshme te dalesh publikisht e shpallesh deklarata te tilla pa patur asnje fakt..gjithsesi ajo eshte nje vajze e re dhe ne nje fare menyre eshte influencuar nga dicka apo dikush,sespse ajo ne fund te fundit diku e ka degjuar.
4-Ne gazeten panorama thuhej "Alban Skenderaj : Aurela Gace e ka fituar festivalin me manipulime" e keni thene diccka te tille dhe nese po cfare ju shtyu ta benit nje deklarate te tille?
apsolutisht jo,po e degjoj nga ju por nuk habitem nga deformime te tilla.atehere,sic e kam deklaruar here te tjera qe per Aurelen kemi respektin maksimal dhe ajo eshte paster ne gjithcka po aq sa ne duke jetuar jashte shqiperise.
5-Fituesi i festivalit do te shkoje ne Eurovizion, mund te ishit ju drejt asaj rruge, ndjeheni ndopak i trishtuar?
tani,jeta vazhdon.na presin sfida te tjera,ndoshta dhe me te medha.mgjth normale qe ka trishtim sespse ishte ne gjermani,ne shtepine tone.ne nje salle ku Miriami ka dhene koncerte me dhjetra here e ku une kam xhiruar nje pjese nga klipi qe bera per pisten e garave ne gjermani.
6-Ne momentin kur Aurela ka marre cmimin ka patur nje shkembim batutash,ishte thjesht merzia qe nuk fituat apo...?
une thjesht bera nje batute qe me erdhi spontane dhe kishte vetem lidhje me teleshikuesit sado qe zakonisht mundohem te jem profesional kurse batuta e Aures ndaj meje ishte e sinqert mendoj.
7-Do te merrni me pjese me ne Festivalin eRTSH?
mendoj qe ne asnje festival nuk do marr me pjese.nje gje qe faktikisht kisha vendosur prej kohesh.nuk dua me ta ve muziken time ne gare.sidomos me keto standarte e kushte.secili eshte special per stilin e vete e keshtu do doja ta mendonin te gjithe.
8-Thuhet se Petrit Beci ju kishte premtuar vendin e pare? E vertete apo thjesht thashetheme?
 e pse nuk na e dha atehere??? :)  ky ESHTE thashethemi i rradhes...pyes veten kush i nxjerr keto fjale!!
9-Ku dhe me ke e kaluat vitin e ri?
ne kemi qene ne nje koncert kete vit.fatkeqesisht duhet te punonim
10-Aktualisht jeni duke pergatitur ndonje kenge ose album?
aktualisht presim te xhirojme videon e duetit ne gjermani.do kete poashtu dhe nje version ne anglisht te cilin shpresojme ta nxjerrim seshpejti ne tregun gjerman.une,Albani po punoj ne albumin tim te trete ne shqip i cili shpresoj te jete gati ne veren e ardhshme.miriami,eshte duke pergatitur nje album ne anglisht por po ashtu dhe disa kenge ne shqip.
11-Ne Top Fest keni marre dy cmime te para, ndersa ne kompeticionet e tjera jo, eshte muzika juaj ajo qe pershtatet me shume  me top fest, apo ka ndikuar fakti qe ne RTSH voton juria dhe jo publiku ?
pervec top festit kam marr dy here pjese ne festival dhe kaq!top fest i jep mundesine dhe nje askushi qe me kompozimin e tij te fitoi cmimin e pare e te njihet nga te gjithe shqiptaret ndersa ne kete festival te kenges sdo ndodhte nje gje e tille as per njemije vjete,madje dhe nje kompozitor tashme i afermuar si une po vetem pse i ri ne moshe shihet aty si jo i kualifikuar.aty jane akoma tek akademia, etj.plus brezi e vjeter eshte gjithmone ne juri e prandaj fiton gjithmone nje kompozitor vjeter.nuk eshte vetem sepse jane miq  por edhe sepse shijet i kane te njejta.
12-Ne fund te marsit keni programuar disa koncerte ne ShBA, keni angazhime para asaj periudhe apo atehere fillon sezoni juaj?
jo,jeni keqinformuar.nuk kam plane per SHBA.nderkohe jam vazhdimish aktiv neper koncerte te ndryshme.
13-Si po shkojne angazhimet tuaja ne Gjermani?
Miriami sapo mbaroi nje koncert shume te madh (filmharmonicnight)ne Berlin ne te cilin ishte si headliner.ishte live me nje nga orkestat me te medha ne gjermani.ishte nje eksperience shume e bukur
14-Kohet e fundit keni patur disa bashkepunime ne Gjermani, sa ju ka ndihmuar Miriami?
shume,si gjithmone.ne e supurtojme njeri tjetrin ne gjithcka qe bejme..

No comments:

Post a Comment