Sapo ka dalë botimi i
veprës suaj "Le trio eternel", përse ky titull dhe çfarë trajton
vepra ?
Sepse është fjala
për një TRIO mes një femre me kërkesa të gjithë anëshme dhe kontradiktore e
cila kërkon çdo avantazh të mundshëm në jeten e saj, dëshiron të provojë
gjithçka, prej botës së artistëve e deri te biznesmenet. Kërkon edhe Botë të brendshme sensibilitet
dhe imagjinatë, origjinalitet, eksperienca të papara me artistë special e
margjinal, por edhe kërkon lukset extreme. Kurse dy meshkujt janë prototipa që
i njohim në shoqërinë tonë, dhe në shoqërinë njerëzore. TRIO është edhe ajo
figura e njohur e trekendëshit në teatrin e komedive të bulevardit : ku e
kemi gruan dhe burrin në relacionin zyrtar dhe kjo krijon ato komeditë italiane
e franceze të skenës komike. Pastaj në fund por kjo është më tepër simbolike,
psikanalitike e filozofike, si skaner i shpirtit njerëzor të thellë :
është teori e imja në fakt … Por unë mendoj se qenia njerëzore është e
trefishuar, dhe jo e dyfishuar si ç’mendojnë shumica e intelektualëve e psikologëve deri
tani. PSE ? Së pari unë jam
qenia e thellë, nektari autentik i imi, artisti, poeti, me boten e tij poetike,
shpirtërore të shprehur në veprën e tij … ky është personi real, puro, esenca e
qenies ( por është sekret, i fshehur në veprën e tij, në endrën e tij, në
fantazinë e tij, në subkonshiencen e tij ose icebergun e tij ). Së dyti : unë jam personi i jetës ordinere të
përditshme, që ballafaqohet me problemet e jetës normale, familjare, personin
që e takoni kudo në rrugë, në kafe, në shtëpi, dhe që e ka një imazh e një
realitet krejt tjetër, praktik, konkret e ordiner, mos banal. Këto dy anët e personalitetit
të njeriut, janë detyrimisht konktradiktore dhe hyjnë në konflikt njëra me
tjetrën. Është sikur një luftë me momente revolte, paqe ose kompromisi brenda qenies tonë.
Ju ka ofruar dikush
financim për ta vënë në skenë ?
Jo nuk kam asnjë financim, asnjë mbështetje, asnjë premtim real e konkret
deri tani.Por mundem ta bëjmë një apel që të na përgjigjet dikush ! Etapa e
parë ishte që bile ta propozojmë veprën si projekt skenik e artistik, me një
Libër të botuar, siç duhet …Bile së pakti e kanë mundësinë disa njërëz,
studenta, dhe regjisora ose profesionista të skenës të lexojnë veprën si tekst letrar në një libër konkret.
Pastaj shpresojmë që ndonjë regjisor vjen spontanisht dhe shpreh dëshiren për
ta inskenuar veprën, dhe i gjejmë mjetet financiare diku, ose te organet
shetërore, ose te ndonjë mercenar shqiptar pasanik që e do artin ishalla, ose
te ndonjë trafikant që e ka padashur një damar artistik të fshehur … ha … ha …
ha … Dhe do ta bëjnë një gjest fisnik në jetën e tij !Tani vepra ka dal nga
gjysma e muajit mars ( 15 mars ) dhe neve do ta organizojmë PROMOVIMIN zyrtar
të Librit me daten e enjte me 1 4 prill 2011 te Salla e Akademisë së Artëve në
Tiranë : BLACK BOX në ora 1 9 H ose 7 H të darkës, dhe jeni të gjithë të ftuar
dhe të mirë ardhur natyrisht.
Cfare mesazhi ka për
të rinjtë kjo vepër ?
Më duket a priori, por duhet me e konfirmuar rinia vetë … që vepra ka
shumë mesazhe për Rininë shqiptare, dhe me modernitetin e saj, me ritmin
muzikor, rock, rap, free jazz, plot supriza, improvizime, provokime, asocianone
ideshë e stilesh … vepra flet për të gjitha tema t aktuale në fakt, për jetën moderne, me betonizim, konsumin,
ekranizim, me klonizim, me shpjetësi e amnezi, me mjegullat tona, me
aproksimacionet tona, me mitet e realitetet, me ëndrat e dëshprimet tona, vepra
flet për vendin e artit sot, për spiritualitetin, për realitetin kombëtar, dhe
për temen qendrore të 3 personazheve siç e tham më parë : dashuria, lumturia,
epikurizmi, qejfet, erotizmi, kërkesa e partenerit ideal … çka janë tema të
jetës të çdokujt në fakt në rruzullin tokësor … dhe temat e tjera të shumta por
tepër aktuale në Boten moderne të Metropoleve ( Paris – Londer – Neë-York )
janë në periferinë e temës qendrore, preokupimi kryesor i atyre 3
personazheve,Rinia do ta shef se e kam shprehur me një gjuhë të qartë e
humoristike dhe problematiken e identitet tonë shqiptar, pozicionimin tonë me
vetën dhe me boten e jashtme si shqiptar … imazhen, komplekset tona … raportet
me mitin e realitetin tonëBesoj që e kam dhanë një mesazhë pozitive, një
shembull për rininë, që mundem pa problem me qenë edhe shqiptar me
specificitetet tona, me dinjitetin tonë, por edhe me qenë qytetarë modern të
Europës e të Botës, duke i integruar stilet e jetës, dhe kulturate huaja si
thesar, e si background suplementar. Dhe unë jam vetë si shembull konkret i
atij miksimi e udhëkryqi kulturash e provojash jetësore …
Jeni ndër autorët më të njohur në europë por jo në Shqiperi, përse
ndodh kjo gjë ?
E gëzoj një farë popullariteti, një respekt nga meset intelektuale e
artistike në Europen Perëndimore sidomos
te frankofonët ( Francë e Belgjikë ) në fakt prej që Pierre SEGHERS-i autor e
botuas i famshëm francez me ka zgjedhur dhe adpotuar si një llojë „Djali i tij
spiritual“ në Francë, duke menduar në vitin 1 9 7 6 se jam një talent i lindur,
dhe ekspecional në skenën poetike pariziane, çka ndodhë 1 herë në çdo 10 vjet
në Paris.Këto ishin fjalet e Seghersit … dhe pastaj mu ka konfirmuar ai statut
pak spezial ( si fenomen atipik shqiptar i poezisë frankofone, si UFO i ardhur
prej maleve iliriane )ma kanë konfirmuar atë talent dhe atë origjinalitet krejt
shtypi frankofon, kritiket letrar belgë, zvicran e francez prej vitit 1 9 7 6 e
deri sot në fakt pa ndërprerë ( pasi në vitin 2 0 0 8 siç e dini, shtypi belg e
ka shpallur Librin tim : LOVE në Top 1 0-t’shin e librave më të mira të vitit
në krejt Europen frankofone, sipas gazetarëve belgë të gazetës : LA LIBRE
BELGIQUE. Pra konkretisht, çuditem edhe
unë nga një herë : i kam mbledhur 3 5 vjet lëvdata mbi veprën time nga gjithë shtypi
frankofon me unanimitet 100 % … Specialistat, kritikes, letrarët, studentat e
letersisë e amatoret e artëve e çmojnë veprën time prej fillimit …është diçka
që më nderon sinqerisht, dhe ishalla e meritoj, kaq !
Ju merzit ky fakt ?
Në Shqipëri e në Kosovë : ambienti është tjetër … në fakt mw njohin më
shumë si personazh public nëpër mediat shqiptare … si Adelina Ismajli dhe
Ciljeta …Mediat kanë qenë gjithmonë simpatike dhe me predispozim pozitiv ndaj
meje, dhe i falenderoj, çka e kam bërë publikisht në librin tim TRIO në fakt
permes një Letre personale e Autorit. Publiku zakonisht me njeh si figure, dhe
studentat permes intervistave televizive, e sidomos permes Arian Canit në Zonën
e Lirë … por kjo nuk mjafton fare si shkrimtar që i propozon një vepër
origjinale kombit. Sepse nuk jam personazhë VIP i faqeve të gazetave që piu një
birrë me Ciljeten në një disko pardje ! Po ironizoj natyrisht sepse nuk jemi
takuar kurrë (qesh). Por ka qenw edhe bariera e veprës e botuar në
gjuhen frënge, çka pak kush mundet me e lexuar nê Shqipêri. Pastaj edhe vepra e
pêrkthyar nê gjuhen shqipe, e do një stimulus për ta lexuar e sot shumica e
njerzve janë bërë demela, nuk lexojnë, mendojnë se pasi të kanë pa në
television, të njohin dhe nuk kanë nevoj me të lexuar … leximi i poezisë done
kohë, mundim, koncentrim, kërkesa spirituale e intelektuale të larta, qetësi …
dhe sot je në zhurma e turma, amnezi e shpjetësi, konsumim e çorroditje … Më
lehtë me dëgjuar Eminemin, me e veshur një këmishë Armani dhe me u ulur të
Blloku me dy vajza “fashion viktima” të kohës aktuale, të pa mend, pa pyetje,
pa filozofi, pa shpirtë, pa spiritualitet, pa poezi, pa hulumtim, pa thellësi,
pa heshtje, pos konsumimit robotik e gjestikulimit absurd … Tani shpresoj që rinia
do ta zbulojnë vepren si vepër ! Dhe në këtë aspekt edhe organet zyrtare
nuk e kanë mbështetur aspak përkthimin e asaj, difuzimin e saj, integrimin e
saj nëper rrjetet e programet shkollore … dhe me siguri nga rezistenca e disa
personave që nuk po i permendi ( këtu i kemi ato veset e ballkanit ordinere :
provincializmi, inati, xhelozia, klanet, korporatizmi, konfiskimi i disa
hapësirave të çaktuara nga disa persona që nuk done që ti lejojnë të tjerët ,
më talentuoz se ta , me zenë vendin që e meritojnë aty ku duhet ) Këto gjëra i dime të gjithë me kohë, por koha
i zbutë dikur, vine gjenerata të reja me psikologji më elastike e të rafinuar,
me koncepte më evropiane dhe hapin pa tjetër perspektiva tjera në të ardhmen …
Ështe vepra e parë që
keni përshtatur në shqip, sa e vështirë ka qënë ?
Po, kjo është vepra
e parë që e kam shkruar në gjuhën shqipe , kjo ka qen sfida me e madhe ne karrieren time si shkrimtar , sepse me te
vertet jam shqiptar por nuk duhet
injoruar se jam edukuar ne gjuhen
frenge ne nje atmosfer kosmopolite , jam
frut i kultures françeze e çila
ashte aq e pasur dhe aq e pa kufishme ne te gjitha dimensionet
intelekluale të saj. Për nje frankofon, nuk jemi asnjë her perfekt, po gjithçka
ashte e mundur , edhe e arritshme. Këtu
pra qendron magjia e gjuhes frenge. kurse ne gjuhen shqipe ndjehem shume shpejt i pa oksigjen, pak i çforcuar sepse
fjalori i saj ashte shumë i kufizuar
Gjuha ashte si nje parfumë që kur i merrni erë, kjo ju jep aq
kenaqesi mireqenje, konfort psikologjikë, edhe ju jep sensationin, qe
vështirsia nuk eksiston. Ndërsa, për nga jeta dhe eksperienca e ime, gjuha
shqipe më ka lënë pershtypjen, që më
kufizon disa herë, dhe nuk ma jep lire dhe hapësiren krijuese që e kam
spontanisht me frengjishten. Por kjo vlenë për mua natyrisht dhe nuk është
rregull gjeneral. Me këte libër e kam
pershtypjen, se do te jam ma afër publikut shqiptar, i cilli do ta kenë
mundesinë të krijojnë pershtypjet e tij personale mbi stilin tim e boten time
krijuese në këtë gjuhë.
Emri juaj është futur
në Enciklopedinë "Larousse", sa krenar ju bën të ndjeheni ky fakt ?
Kjo ka qen nje
kenaqesi edhe nje shpërblim për veprën time. Të jemi i integruar ne gjirin
e ketyre shkrimtarve gjigant ( kolosë universal ) që
e banojnë ket enciklopedi prestigjioze të Letersisë Botërore të Fjalorit francez
LAROUSSE, që hartohet çdo 25 vjet në Paris, ishte një krenari, dhe një njohje
gati zyrtare e institucionale e veprës ime, e origjinalitetit krijues. Ju e
dini se çka do me thanë me hy në një Fjalor, si simbolikë ? Kjo vinte si
me të thanë FRANCA : bravo zotëri, e ke një veprimtari që meriton respekt.
Pastaj sinqerisht : çka ka me shtuar bota shqiptare ? Porse nga ana
tjetër, e kam nje pergjegjësi të madhe,
edhe nje presion per të qenë në nivelin e duhur, pasi kam
fituar besimin e personaliteteve të mëdha, dhe më duhet të mos i zhgenjej
publikun, dhe gjithë ata që ma kan
vlerësuar aq lartë vepren time .
Çmendim keni për letërsinë
shqiptare ?
Nuk pretendoj ta njoh
letersin shqipetare, me qenë se une kam nje « background »
totalish te ndryshem . Me ne te njejten
kohe kame lexuar shume vepra te shkrimtarve
shqiptar, por të perkethyer ne
gjuhen frenge, edhe kam vlersuar nderta, nje pjes te vepres se Kadaresë, i
cilli meriton si romancier një respekt absolut. Kam edhe një respekt të veçantë
për dramaturgun e novelistin kosovar atipik e margjinal Anton Pashkun, që ende
nuk e ka kuptuar kush pas 50 vitesh … Te klasiket e njohur i dua posaqërisht
Migjenin dhe Lasgush Pogradecin. Por nuk jam i specializuar në letersinë
kombëtare siç e thash më parë.
Cilin prej autoreve shqiptarë
pëlqeni ?
?
?
Autori i huaj ?
Rimbaud, Baudelaire,
Sartre, Camus, Ginberg, Onfray, Bernard-Henri Lévy, Glucksman.
Miku juaj me i mire ?
Miku im më i mirë është gjithçka i perket Artit, Kultures edhe
Literatures.
Sa e rëndësishme është
për ju letërsia ?
Letersia eshte arsyja e ekzistences time . edhe pasqyra e
qenjes time njerzore . çdo njeri ashte unik , por kur jeni artist ose
shkrimtar, kjo ju jep mundesi te tregoni sa i
veçantë jeni ne jet. Artistat e
kan nje pasaportë të veçantë, për tu futur në botën e magjisë, fantazmave edhe
imagjinatës të pafund .Arti në fakt i shpreh misteret e Jetës njërzore,
heshtjet, zonat e errëta, shpresat , energjitë e thella ndoshta të pa
deshifruara të Njeriut.
Keni ndonjë peng në
jetë, diçka që nuk keni patur mundësi ta realizoni ?
Jo … Globalisht kam realizuar çka kam pasur në mend …
Jeni larguar herët
nga Shqipëria, ju merr malli shpesh për të ?
Po natyrisht që me merr malli për Shqipërinë, sepse mw lidh shpirti intim
me vendin, me këtë popull, me gjenezen time në fakt … e ndiej vetën në familjen
time me juve, dhe e dua shumë rininë shqiptare për vitalitetin, kuriozitetin
dhe predispozimin e saj për inovacione e integrime në Europë, duke aspiruar pwr
tw qenw si rinitë e tjera të Metropoleve të mëdha evropiane, dhe kanë të drejtë
…Vetëm që dhuhet edhe me i mbajtur ato specificitetet tona, çka na dallon si
shqiptar me të tjerët …
Pasioni juaj ?
Spektaklet, filmat , teatri , ekspozita, udhëtime, takime me njerëz,
kuzhina origjinale e gastronomike, verëra prestigjioze …këto janë disa nga
pasionet e mia.