Total Pageviews

Monday, December 27, 2010

Kasapi, 10 kg mish për seks

F.C., është vetëm 17 vjeçe. Jeton bashkë me të ëmën, në një apartament në unazën e re. Prej më shumë se tre vjetësh prostituon. Së fundmi është arrestuar sërish nga forcat e policisë në kuadër të operacionit të koduar “Liqeni”. Mosha e saj, bukuria apo dhe fakti që është punëtore seksi, nuk përbën më habi për agjentët e policisë. Por 17-vjeçarja kurrsesi nuk pranon të padisë dy miqtë e saj, Elis Tafa 23 vjeç, dhe Emilano Rrapushin 23 vjeç, të dy të arrestuar bashkë me të dhe me një vajzë të dytë, për të cilët policia thotë se janë “tutorë”.
Për oficerët e policisë vajza dëshmon se dy të rinjtë i ka vetëm shokë dhe se u jep “para për qejf” pasi ata i gjejnë klientë. Gjatë dëshmisë ka thënë se ka kaluar edhe 10 meshkuj në një natë por asnjëherë nuk është dhunuar dhe nuk ka asnjë ankesë e asnjë denoncim për të bërë.
Madje, dëshmia e vajzës në polici ka edhe një rast të rrallë “seksi me klering”. Për një nga klientët vajza dëshmon se nuk kishte para. Por si kasap që ishte i ka afruar vajzës 10 kile mish viçi, vlera e të cilit ishte e përafërt me çmimin që kish kërkuar vajza për shërbimin. Vajza ka pranuar ofertën e kasapit vetëm pasi është konsultuar me “shokët”. Falë këtij “bashkëpunimi” edhe operacionet me të suksesshme të policisë përfundojnë me ca orë qëndrimi në qeli të vajzave dhe me rrëzim të akuzave në gjykatë të personave të akuzuar si tutorë të prostitutave.
F.C., është një nga ato punëtoret e seksit ku bukuria apo hijeshia e moshës që gjithsesi zbehet shpejt, nuk mund të ekspozohet nëpër rrugicat e ndotura të periferisë. Përveç kësaj, çmimi i vajzave si 17-vjeçarja e arrestuar e “Liqenit” është shumë i lartë për klientët e tallavave. Ka vajza si e mitura e kësaj historie që frekuentojnë vetëm hotelet luksoze në Tiranë dhe çmimi i shërbimeve të tyre shkon deri në 300 euro nata.
“Nga hetimi i bërë deri më tani ka rezultuar se klientët në gjendje të mirë financiare siguroheshin nga shtetasit Elis Tafa dhe Emiljano Rrapushi, me qëllim shfrytëzimin e tyre kundrejt pagesës në hotelet luksoze në Tiranë të shtetasve Z.M., 21 vjeçe, F.C., 17 vjeç, lindur e banuese në Tiranë”, – thuhet në deklaratën e operacionit të koduar “Liqeni”.
Raste të ngjashme kanë qenë të shumta që janë zbuluar nga policia e Tiranës gjatë muajve të kaluar. I ngjashëm është “Red Lights”, ku u prangosën dy tutorë dhe tri vajza, të cilat shfrytëzoheshin si punëtore seksi prej tyre. Besim Lami dhe Gentian Buzi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni për një periudhe 4-mujore në hotele të ndryshme në kryeqytet, 3 vajzat me iniciale G.M., 24 vjeçe, lindur në Korçë e banuese në Tiranë, O.C., 22 vjeçe, lindur në Skrapar e banuese në Tiranë, dhe F.Ll., 23 vjeçe, lindur dhe banuese në Krujë. Këto vajza u arrestuan në një hotel luksoz në Tiranë, duke ushtruar prostitucion me klientë të ndryshëm kundrejt shumës që varionte nga 200 deri në 400 euro. Janë këto fakte që duket se ka përligjur thashethemet e ekzistencës së rrjetit të “seksit elitar” ku ndërmjetësit janë shpesh taksistët e zonave VIP të Tiranës. Më të vjetrit në këtë zanat, dinë të të çojnë në vendin e duhur dhe tek vajza e duhur sapo të krijojnë bindjen që je vërtet dikush që po kërkon vetëm seks dhe ke mundësi të paguash mirë. Të huajt janë klientët më të preferuar. Sipas oficerëve të Seksionit Kundër Trafiqeve pranë Policisë së Kryeqytetit janë edhe disa gazeta njoftimesh që janë kthyer tashmë në një lloj mundësie “gjuetie”.

No comments:

Post a Comment