Total Pageviews

Thursday, December 23, 2010

Shtohen kufizimet e energjisë

Në shumë zona të vendit, madje edhe në kryeqytet, kanë nisur ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.
“CEZ Company”, që furnzion konsumatorin, fajëson për këtë një tjetër kompani, atë të transmetimit.

“Këto janë ndërprerje të detyrueshme për “CEZ”, pasi ne nuk marrim nga linjat e tensionit të lartë. Dhe arsyeja përse OST e kërkoi këtë është invesitmi në linjën e re. Ka tre komponentë, që nëse nuk funksionojnë sic duhet, barra bie mbi konsumatorin”, ka sqaruar Fabjola Haxhillari, zëdhënëse e “CEZ”.

Edhe pse ka një kontratë furnzimi, qytetarët janë të pambrojtur sa herë ka kufizime të energjisë elektrike.

“Jemi duke punuar për hartimin e kontratës së re që do të lidhë qytetarët dhe biznesin me “CEZ”, për të përcaktuar të drejtat e qytetarëve, biznesit, “CEZ” dhe për penalizimet që do ketë për kompaninë nëse shërbimi nuk kryhet ashtu sic përcaktohet në kontratë”, ka deklaruar Besjan Pesha, kryetar i Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit.

Kontrata e re e shërbimit pritet të jetë gati brenda 6 mujorit të parë të vitit 2011. Deri tani janë disa kërkesat për dëmshpërblim ndaj “CEZ”, të cilat po shqyrtohen nga Ministria e Energjisë dhe Enti Rregullator, por asnjëherë nuk është dhënë një vendim në favor të qytetarit për kufizimet e energjisë elektrike.

Aktualisht, sipas njoftimit zyrtar të vetë “CEZ”, vetëm të mërkurën janë 3 mijë familje në gjithë Shqipërinë të cilat janë pa energji elektrike.

No comments:

Post a Comment