Total Pageviews

Thursday, December 23, 2010

Bllokmenët

Në foton lart shikoni në
një varkë në Liqenin e
Pogradecit, familjen
e kryeministrit të sotëm
të Shqipërisë, Sali Berisha
me familjen e Enver Hoxhës.
Në krye të varkës në Liqenin
e Pogradecit shihet qartë Sali
Berisha, i gëzuar sikur fluturon
nga prania e familjes Hoxha në
një varkë me të. Njeriu që u jep
lopatave të varkës është Sokol
Hoxha, djali i Enver Hoxhës.
Në fund të varkës janë Liljana
Hoxha dhe Liri Berisha, e cila
duket se ka fustanin njësoj si
në foton poshtë. Është dhe një
fëmijë i vogël mes tyre, por nuk
jemi të sigurtë nëse është Argita
Berisha. Për kohën kur është
bërë foto, përkon me moshën
e saj. Personi në mes të varkës
është mjeku personal i Enver
Hoxhës, Isuf Kalo.
Në foton anash është një
pamje edhe më familjare.
Pranë oxhakut është i shtrirë
Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës,
dhe në krah të tij është
nusja e tij, Liljana Hoxha. Në
krah të saj është Liri Berisha
dhe i ulur këmbkryq si ne odat
e Tropojes, në plan të parë
është Sali Berisha. Skena është
aq familjare dhe e ngrohtë,
sa nuk lë dyshim se është një
atmosferë mes miqsh. Fotot
natyrisht kanë nevojë për sqarime
të mëtejshme nga vetë
autorët për arsyen e kësaj feste
familjare të familjes Berisha me
familjen Hoxha. Gazeta Tema
po boton kopje të orgjinaleve
të tyre, që siguroi dje emisioni
“Fiks Fare”. Sot do të interesohemi
pranë vet personazheve
të japin shpjegime për rrethanat
kur janë bërë këto foto.

No comments:

Post a Comment