Total Pageviews
Sunday, January 23, 2011
Dhunohet redaktori i Shekullit dhe kolegët
Terrori i djeshëm në rrugët e Tiranës nuk ka kursyer as gazetarët. Dhuna e
policisë ndaj punonjësve fillon nga goditjet me shkopinj gome dhe
shkelma deri tek armët e zjarrit. Gazetarët nuk i ka mbrojtur ndaj
dhunës shtazarake të forcave të policisë as dokumentet e identifikimit
si dhe statusi i informuesit të publikut.
Ened Janina redaktor i sektorit të Politikës dhe Ekonomisë në gazetën
"Shekulli" është qëlluar në mënyrë kafshërore nga policët të cilët pas
shpërndarjes së turmës filluan të godasin personat që lëviznin të vetëm
në rrugë. Pasi i janë afruar policët ka kërkuar të mbrohet duke nxjerrë
dokumentin e identifikimit shoqëruar edhe me togfjalëshin: "Jam gazetar,
mos më godisni", por përveç goditjeve me shkopinj gome dhe qytë
automatiku ka marrë këtë përgjigje nga policët: "Me plasi k... që je
gazetar". Me situatë edhe më të rendë është përballur edhe gazetari i
televizionit "ABC News", Fatos Mahmutaj, duke raportuar drejtpërdrejt
nga sheshi duke u plagosur me plumb në dorë. Burime nga prokuroria
shprehen se pasi ka shpuar tejpërtej dorën e gazetarit, plumbi ka
ndaluar në kokën e njërit prej protestuesve duke i shkaktuar atij
vdekjen. Me shkopinj gome dhe shkelma është rrahur edhe një kolegu i
tij, pjesë e stafit teknik të televizionit "ABC News".
Plagë ka marrë edhe gazetari i televizionit "Ora News" gjatë raportimit
të drejtpërdrejtë që po bënte nga sheshi. Pasi kanë shpërndarë turmën,
policët janë hedhur në "sulm" ndaj qytetarëve dhe gazetarëve duke
goditur në nofull gazetarin Elton Dono,
gjë e cila i ka kushtuar dy të qepura. Nga ana tjetër, fotografi Feliks
Bilani, është goditur në kokë me gurë nga turma. Ai gjithashtu raporton
goditjen me gurë edhe të reporterit dhe kameramanit të Agjencisë
Reuters.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment