Total Pageviews

Monday, January 3, 2011

Greqia, gardh në kufirin me Turqinë

Greqia do të ndërtojë një gardh prej telash me gjemba me gjatësi 12,5 kilometra dhe lartësi 3,5  metra në kufijtë e saj lindorë me Turqinë, në zonën e lumit Evro,për të përballuar valën e emigrantëve ilegalë që vijnë nga shteti fqinj.
Mbi këtë gardh do të vendosen edhe kamera termale  dhe dedektorë për levizjen dhe zhurmat, në mënyrë që të zbulohen edhe ata që përpiqen për të kaluar kufirin grek gjatë natës.

Gjithashtu përgjate kufirit do të krijohet një brez i vecantë patrullimi nga forcat e policisë greke dhe të Shërbimit të Kontrollit të Kufjëve të BE-së ,FRONTEX.

Lajmin e publikon agjensia greke shtetërore e lajmeve ANA pas një interviste me Ministrin e Mbrojtes së Qytetarit, Hristos Papoutsis i cili sqaron se gardhi i telave me gjemba do të ndërtohet nga policia dhe ushtria mbi vijën kufitare.

Rreth 250 vetë kalojnë cdo ditë lumin Evro me destinacion Athinën. Ky numër pësoi rritje prej 372%  gjatë vitit të fundit duke e cuar shifrën e emigrantëve ilegale në rreth 32.000 brenda 2010-s thekson ministri grek që shton se Greqia nuk duron dot më, përderisa ka kaluar kufijtë e mundësive të pritjes së emigrantëve ilegalë.

Gardhi në fjalë do t’i përngjajë atij që kanë  ngritur autoritetet amerikane në kufijtë me Meksikën, apo atij që është duke u ndërtuar dhe që do të ndajë Izraelin me Egjiptin.

No comments:

Post a Comment