Total Pageviews

Monday, January 3, 2011

Interviste me Julianen, para festivalit!


Juliana Pasha : “Ky ka qënë viti më i suksesshëm i karrierës sime”
Gjithçka nisi dhjetorin e kaluar kur ajo fitoi Festivalin më të madh  në vend i cili siguron edhe konkurrimin në Eurovizion. Që prëj asaj periudhe këngëtarja e talentuar Juliana Pasha ka njohur vetëm suksese. Kënga e saj e përshtatur në anglisht nën titullin “It’s all about you” u transmetua në disa prej televizioneve më prestigjioze të Europës si Viva në Gjermani, 4all dhe Best Music. Viti i suksesshëm u saj u mbyll me vendin e parë në Këngën Magjike në duetin e realizuar me këngëtarin Luiz Ejlli.
Juliana keni fituar çmimin e parë në Festivalin “Kënga Magjike”. Çfarë do të thotë për ju kjo?
Ishte një cmim i rëndësishëm por dhe i bukur për mua pasi më bëri ta nis me cmimin e parë në Festivalin e RTSH dhe ta mbyll vitin 2010 me cmimin e parë në Kënga Magjike. Mund të them që ka qën me të vërtetë një vit shumë I suksesshëm për mua.
Ka pasur jo pak komente për këngën “Sa e shite zemrën”. Mos teksti i këngës së kantautorit Pirro Çako ka tërhequr më shumë vëmëndje sesa fitorja juaj?
Sigurisht që kënga pati interes më tepër nga gazetarët për të nxjerrë në pah idenë e tekstit por unë nuk e kam parë asnjëherë si historinë ë Pirros pasi ky tekst është tepër aktual në shoqërinë shqipëtare sot. Mendoj se kënga “Sa e shitë zemrën” është kompozuar me shumë dëshirë nga Pirro dhë melodia e këngës është aq e bukur sa e bëri publikun për vete dhe kjo gjë u pa në natën e dytë gjysëmfinale ku sapo unë dhë Luisi dolëm në skenë publiku jo vetëm që na duatrokiste por e shoqëroi këngën gjatë gjithë kohës.

Me Luiz Ejllin ishte dueti juaj i dytë. Është partneri me të cilin kombinoheni më mirë në muzikë apo ka qënë një rastësi ajo që ju ka vënë të dyvë sërish bashkë në një këngë?
Kanë qënë një rastësi të dyja duetet me Luisin por një rastësi që na solli bukur ne skenë dhe na dhuroi dy cmime te dytin dhe të parin. Unë jam e kënaqur në bashkëpunimin me Luisin dhe e vlerësoj si një këngëtar  me shumë ndjenjë  teksa këndon dhë me një zë mëlodioz.

 Përsa i përkët vlerësimit, a patët vota që nuk i prisnit nga kolegët për ju dhe a pati të tjerë kolegë që nuk u dhanë vota ndryshe nga sa ju i mendonit?
Momentin e votimit e kam shijuar me një qetësi të madhë si pikët min dhe pikët maksimale. Isha e bindur që do të merrnim vlerësime nga 0-20 pikë  pasi secili nga ne ka shije personale muzikorë dhe vlerëson sipas dëshirës së tij ndaj unë isha koshiente  që pse jo do të merrnim edhe 0 pikësha. Për secilin koleg ka qënë e vështirë dhe mirëkuptoj cdo kënd.

A është mënyra më e mirë kjo e këtij viti në Këngën Magjike, që këngëtarët votojnë njëri-tjetrin. Mos ndoshta miqësitë dhe armiqësitë ndikojnë në mosvlerësimin korrekt të këngës?
Ndoshta kjo është një mënyrë e mirë ,për këtë nuk jam 100% e sigurtë. Përsa i përket miqësive dhe armiqësive ne jemi artistë dhe duhet të votojmë për këngën, performancën dhe këngëtarin dhe jo për shoqërinë ndryshë nuk do kishtë kuptim.

Jemi në prag Festivali në RadioTelevizionin Shqiptar. Një vit më parë konkurruat dhe fituat vëndin e parë që ju çoi në Eurovizion. Çfarë ndjesie keni sot?
Ndonjëherë më duket sikur jam sërish në konkurim por ka ditë kur më bën të mendoj për gjithë periudhën e Eurovisionit dhe më pas hap të gjithë fotografitë dhe shoh videot e xhiruara atje. Ka qënë me të vërtetë një ndjesi shumë e bukur.

Përsa i përket Eurovizionit a ka pishmallëqë Juliana?
Jo nuk më ka mbëtur asgjë pishman ka qënë një eksperiencë e vecantë dhe e mrekulluëshme që nuk do ta harroj.

 A do të ’luftoni’ të jeni sërish në Eurovizion?
Më duket pak e rëndë fjala "a do të luftoj" pasi nuk e shoh si luftë për të qënë atje por do të kisha dëshirë të isha sërish atje për të përfaqësuar veten time dhe Shqipërinë sepse eshte një ndjenjë tëpër e vecantë të jesh për një arsye dhe një motiv të lartë në një konkurim.

Këndoni çdo fundjavë “Te Stela”. Cili është sadisfaksioni i të kënduarit ‘live’ dhe a thoni ndonjëherë “boll se u lodha”?
Nuk ka më bukur se të këndosh live dhe ta kesh publikun aq afër ti bësh ata pjësëtarë  të cdo kënge që këndon dhe të shohësh sesi kënaqen. Herën ë fundit që isha Te Stela ndërsa publiku më shoqëronte duke kënduar sëbashku me mua u thashë "Nuk e keni idenë sa bukur është tju shohësh nga këtu ku jam unë". Është e vërtetë që ndonjëherë lodhëm por nga ana tjetër marr shumë kënaqësi.

Cilat janë planet tuaja për këtë fundvit? Do t’ju gjejë në punë apo nata e ndërrimit të viteve do të jetë ajo kur do të pushoni pranë familjës suaj?
Plane kam shumë nuk di nëse do ti realizoj të gjitha, shpresoj shumë të xhirojmë sa më shpejt videoklipin ë këngës Sa e shite zemrën me Luisin  dhe të vazhdoj punën me albumin.
Përsa i përket vitit të ri do të jem sërish në punë por do ta festoj në 1 ose 2 janar me familjen.

No comments:

Post a Comment