Total Pageviews

Saturday, January 22, 2011

Policia i hap luftë Prokurorisë



Policia i hap luftë Prokurorisë
 









Prokuroria e Përgjithshme pret flet-arrestet për 6 oficerë madhorë të Gardës së Republikës me akuzën e vrasjes, shpërdorimit të detyrës dhe tejkalimit të kompetencave me pasojë vrasjen e tre personave, fletë-arreste që i janë dorëzuar që në mëngjes Policisë së Shtetit.
Por edhe pse ka kaluar gjithë kjo kohë, policia nuk ka ekzekutuar asnjërin prej këtyre urdhër-arresteve dhe të 6 oficerët e gardës janë ende të lirë.

Duket se mes Prokurorisë dhe Policisë po zhvillohet një luftë e heshtur për këtë çështje, ndoshta me sfond politik.

Policia ka refuzuar të zbatojë urdhërarrestet, duke ngjallur reagim edhe në zyrat e Prokurorisë që po heton ngjarjet e 21 janarit.

Në kohën që Prokuroria e Tiranës gjatë gjithë së shtunës ka qendruar në pritje për arrestimin e gjashtë gardistëve të dyshuar për vrasje, shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash me pasojë vdekjen e tre personave, burime të Policisë së Tiranes nga sektori kundër krimeve ndaj jetës bënë me dije për TCH se policia ka përqendruar vëmendjen dhe është duke u kërkuar pa vënë në dijeni Prokurorinë tek një person tjetër nga turma për llogari të hetimeve, pasi dyshon atë individ nga turma për vrasje.

I pyetur nga TCH se përse nuk po zbatohen urdhër-arrestet e Prokurorisë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit tha vetëm me një fjali se do të zbatohet ligji, por me gjithë garancinë nuk dihet ende nëse zbatimi i ligjit përfshin edhe fletë-arrestet e Prokurorisë apo vetëm hetimet paralele të Policisë së Shtetit.

Ndërkohë që nuk janë zbatuar ende urdhër-arrestet e Policisë së Shtetit për gardistët e vënë nën akuzë, Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një pjesëmarrësi në proteste për armëmbajtje pa leje.

Kjo pasi të gjashtë gardistës për të cilët Prokuoria e Tiranës ka dërguar emrat konkrete të tyre dhe vendshërbimin ku ata ndodheshin gjatë protestës janë shumë mirë të identifikueshëm për policinë dhe sigurisht edhe lehtësisht me adresa të deklaruara.

E ndërsa Prokuroria shprehet se ka një refuzim për bashkëpunim nga ana e Policisë së Shtetit për arrestimet, ky veprim i Policisë së Shtetit, nëse është e vërtetë do të hapë një preçedent të rrezikshëm dhe të pandodhur më parë në marrëdhëniet mes të dy institucioneve.

Urdhër-ndalimet janë bërë për drejtues të nivelit të lartë të Gardës të cilët kanë qenë shefa të shërbimit gjatë demonstratës dhe oficerë zbatues.

Në vijim të sekretit hetimor Prokuroria nuk jep emra në mënyrë që të ndihmojë Policinë për të mos sabotojë operacionin për prangosjen e gardistëve të dyshuar për vrasjet.

Sipas ligjit të Gardës, ndaj një protestuesi mund të qëllohet vetëm nëse ai kalon rrethimin e një institucioni të veçantë dhe qëllohet vetëm, atëherë kur është paralajmëruar.

Siç është dëshmuar deri tani të paktën nga pamjet filmike, por dhe provat e mbledhura nga hetuesit, të tre viktimat janë qëlluar me armë zjarri, jo brenda oborrit, por jashtë perimetrit të Kryeministrisë.

Nuk dihet ende se përse nuk ka një reagim zyrtar qoftë nga organi qendror i akuzës qoftë nga Policia e Shtetit.

No comments:

Post a Comment