Total Pageviews

Monday, January 3, 2011

Wikipedia mbush 10 vjet

Festat e fundvitit tashmë kanë përfunduar për të tjerët, mirëpo jo edhe për Wikipedia’n, e cila më 15 janar feston 10 vjetorin e saj të themelimit.
Përveç kësaj, Wikipedia tashmë ka arritur të mbledh edhe një fond prej 16 milionë dollarësh, duke ia mundësuar shërbimit të saj të mbes e pastër nga reklamat.
The Wikimedia Foundation, kompania amë e enciklopedisë Wikipedia ka pranuar donacionin e saj nga më shumë se 500 mijë donatorë nga 140 vende të ndryshme të botës, ose rreth 240 mijë donatorë më shumë krahasuar me vitin 2009, ndërsa mesatarja e çdo donacioni ka qenë rreth 22 dollarë.
Jimmy Wales, themeluesi i Wikipedia’s, ka thënë se afati kohor për të mbledhur donacione ka qenë shumë i shkurtër këtë vit, ose vetëm 50 ditë.
Nga 16 milionë dollarët e mbledhura nga donacionet, 13.7 milionë prej tyre janë mbledhur në internet, ndërsa pjesa tjetër e mbetur ka ardhur direkt përmes çek-ut.

No comments:

Post a Comment