Total Pageviews

Monday, January 17, 2011

KLD: “Gërdeci”, situatë skandaloze

KLD: “Gërdeci”, situatë skandaloze
Në të njëjtin orar kur nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë doli para medias për të bërë apel si dhe për të dhënë alarmin për bllokimin e procesit të Gërdecit, trupa gjyqësore që drejton këtë gjyq tentoi të zhvillojë procesin por sërish dështoi. Nënkryetari i KLD-së e konsideroi situatën si skandaloze, ndërsa i pyetur nga TCH se si mund të zgjidhet ky ngërc që ka kapur gjyqin më të rëndësishëm në vend u përgjigj se, nga inspektimi i bërë në gjykata janë bërë edhe rekomandimet që duhet të aplikohen me urgjencë.

“Kemi zhvilluar për disa muaj një monitorim dhe inspektim të vazhdueshëm për gjithë cështjet penale, si trafiqet, vrasjet dhe korrupsionin, përfshirë Gërdecin. Është turp që për këtë cështje të ketë një drejtësi të vonuar. Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar për qytetarët. Prandaj apeloj për një reagim të shpejtë në të gjitha mënyrat e mundshme”, deklaroi Spahiu.

Duke qenë se në raportin e inspektorëve të KLD-së avokatët janë shkaku kryesor i shtyrjeve dhe zvarritjeve të këtij procesi, KLD rekomandon se duhet të rriten kompetencat e gjyqësorit për të marrë masa ndaj mbrojtësve të të pandehurve.

“Së dyti, është një numër i pazakontë të pandehurisht, 29 vetë nën akuzë, pra një numër shumë i madh. Dhe së treti, kjo cështje është vonuar nga shkalla në shkallë. Nga Gjykata e Lartë, ku nuk u shqyrtua dhe u dërgua në shkallën e parë”, nënvizoi Spahiu.

Duke qenë se disa nga avokatët në seancat e mëparshme kanë munguar, në formë proteste pas mosmarrjes parasysh të kërkesës së tyre që t’u llogariteshin afatet e paraburgimit të të  pandehurve, i pyetur nga TCH Spahiu tha se janë bërë inspektime edhe në gjykatat që kanë shqyrtuar këto kërkesa, por rezultatet nuk mund të bëhen publike derisa për këtë cështje të shprehet edhe Gjykata e Lartë

No comments:

Post a Comment